/

14 maji nuk është thjeshtë një betejë elektorale, ndryshimi për Elbasanin është domosdoshmëri.

FJALA E KRYETARIT TË PD ELBASAN, BLENDI HIMÇI NË CEREMONINË E 32 VJETORIT TË PD

I nderuar doktor profesor, Sali Berisha!

I ndëruar nënkryetari i PD dhe kryebashkiaku i ardhshëm i Elbasanit, z Boçi! Të nderuar simpatizantë, anëtarë dhe funksionarë të Partisë Demokratik Dega Elbasan! ng Sot është një ditë jo që mbart dy simbolika të veçanta për ne!

Së pari, kujtojmë një histori 32 vjeçare të themelimit të degës së PD Elbasan! Një histori që duhet të bëj krenarë gjithësecilin prej nesh që jemi në nja familje politike ku fjala sakrificë dhe kontribut na ka shoqëruar nga themelimi dhe deri më sot! Pak kush e ka parë veten në familjen tonë politike si një hapësirë përfitimi për veten dhe familjen e tij. Përkundrazi, PD përbën një forcë njerëzish idealistë që më shumë se interesat e ngushta personale janë prirur për t’i dhënë qytetit tonë dhe vendit më të mirën e tyre.

Së dyti, e cilësoj këtë ditë të veçantë edhe për një start që ne tashmë e kemi nisur por që nga sot e vijojmë me xhiro të shpejta drejtë zgjedhjeve vendore të 14 majit. Këto muaj e kemi diskutuar shumë herë me Lucianon se sa shumë punë duhet dhe mund të ishin bërë në këto 16 vite kur socialistët kanë drejtuar Bashkinë Elbasan! Jo më larg se dje, kemi parë se si në të gjithë rrjetet sociale, qytetarët e Elbasanit zhvilluan një revoltë në një denoncim masiv për infrastrukturën rrugore dhe për gjithçka të bërë keq në qytet. Për mua është privilegj i veçantë të drejtoj Partinë Demokratike, for e shpresës dhe të vetëm alternativë reale për qytetarët. Në këtë rrugëtim kemi pasur në krah dhe kemi bashkëpunuar maksimalisht me ish-drejtues dhe funksionarë të rëndësishëm të PD, Elbasan.

Miq, ky është një moment jo vetëm për Elbasanin, por për të gjithë Shqipërinë. 14 maji nuk është thjesht një betejë elektorale, në 14 maj është vendosur në pikpyetje polarizimi politik. Përballë kemi një kryeministër që po kërkon me çdo formë të eleminojë opozitën nga klasa politike dhe kjo në fakt është ekzakteisht deliri i pushtetit. Unë jam i bindur që demokratët e parët dhe qytetarët e Elbasanit do të dinë t’i përgjigjen çdo forme të vjetëruar komuniste për të asgjesuar Partinë Demokratike! Sot ndryshimi nuk është mundësi zgjedhjeje, sot ndryshimi është domosdoshmëri! E fundit, për ta mbyllur këtë fjalë timen përshëndetëse! Në pozitat e kryetarit të PD kam përgjegjësinë dhe thirrjen për çdo demokratë për të qenë bashkë në këtë betejë politike ashtu siç kemi qenë në këto 32 vite.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale