/ / /

Berisha: Belinda Balluku, Ardi Veliu, Bledi Çuçi dhe ministra të tjerë të përfshirë në aferën McGonigal. Hetimin më të plotë do ta bëjë Komisioni Hetimor Parlamentar. Rama duhet të largohet. Ky është apel pa kthim!

FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË TAKIMIN ME GRUPIN PARLAMENTAR NË SELI

Së pari dëshiroj t’ju përshëndes përzemërsisht për qëllimin tuaj të përgjegjshëm dhe jashtëzakonshëm në parlament sot. Të zotohen para qytetarëve dhe zgjedhësve shqiptarë se PD nuk e lëshon atë parlament si tempull të zërit dhe interesave tuaja.

Ajo çka ndodhi dy ditë me radhë dëshmon se mazhoranca e krimit, e drogës, apo të them kupola e krimit dhe drogës, pasi unë nuk mundem kurrsesi t’i barazojë deputetët socialistë që janë aty të tipit: Taulant Balla, Edi Rama, Damian Gjiknuri, etj., nuk mund të krahasohen, ata janë të ngërthyer prej tyre, por përsëri, përderisa nënshtrohen, derisa nuk ngrihen, edhe kur kryetari i tyre fshihet prej tyre, para shqiptarëve, fshihet nga të gjithë pothuajsë, përveçse doli në aktin mafioz dhe kriminal të Portit të Durrësit.

Pra, të gjitha këto janë dëshmi se parlamenti dhe Shqipëria e kanë nevojë jetike këtë betejë për përmbysjen e Edi Ramës. Edi Rama sot politikisht është absolutisht thjesht një kalbësirë që nuk duhet në asnjë mënyrë të ketë vend në hapësirën e NATO-s si përfaqësues i popullit shqiptar.

Akti i tij i korruptimit të njërit prej zyrtarëve më të rëndësishëm në fushën e sigurisë të SHBA-ve përbën një armik të adh kryesor ndaj vendit të madh të lirisë që ne i detyrohemi më shumë se çdo vendi tjetër.

Përbën një akt armiqësor nga NATO-s, po të kemi parasysh rëndësinë e SHBA-ve, si vend udhëheqës të aleancës të Atlantikut të Veriut. Përbën një akt turpërimi për çdo shqiptar.

Do të ishte dhe është në nderin dhe dinjtitetin e mbarë qytetarëve shqiptarë që t’i japin duart një minutë e parë, në mënyrë që t’i çojnë mesazhin e duhur kombit të madh amerikan, kombeve të vendeve të lira. Se vërtetë një kryeministër monstër, demon i pushtetit, që i lejoi vetes një akt të paimagjinueshëm, në vend që të kontribuonte që në javët e para për karrigen dhe pushtetin e tij. T’i themi se shqiptarët nuk mund ta pranojnë këtë kryeministër. Se e dënojnë me të njëjtën forcë siç e dënoni ju vetë.

E them prap, një trup të madh na krijuar me aktin e tij të padiskutueshëm. Një thikë pas shpine të tmerrshme SHBA-ve, por edhe marrëdhënieve tona me SHBA-t. Këtë mund ta bënte vetëm Lukashenko i Bjellorusisë, por kryeministri i një vendi anëtar i NATO-s nuk mund të shkelte kurrë interesat e sigurisë së SHBA-ve nëpërmjet jë rrjeti agjentësh të shpërfytyruar. Agron Neza dhe Dorian Duçka, këshilltari privat i kryeministrit, ishte trafikant armësh me dy kompani të rregjistruara në Tiranë. Njërin prej tyre bashkë me një rus dhe një arab.

Këshilltari më intim i Edi Ramës është Dorian Duçka, çka do të thotë që ky i ndante paratë e trafikut të armëve me Dorian Duçkën. Dorian Duçka është ndërlidhësi me kartelin meksikan, dhe kjo është e faktuar të Sinaloas.

Por kulmin e zi të këtij aktiviteti e ka akti i Edi Ramës, i cili nga zyra e tij ka dërguar informacion McGonigal për të hetuar lobistin e PD. Këtë informacion ia ka dorëzuar më datën 4 dhe 16 janar të vitit 2018, Agron Neza të ngarkuarit e FBI  për të ngarkuar çështjen e të ngarkuarit nga McGonigal.

Kurse Dorian Duçka ka çuar me fluturime të paguara dhe çdo shpenzim dëshmitarët nga Tirana për të dëshmuar për Nik Muzinën dhe këtë aferë në Uashington. Edi Rams po përpiqet ta kalojë me një grip diplomatik. Herë del dhe nuk del. Tani ne jemi këtu.

Së pari, parlamenti nuk mund të ketë në mënyrë absolute, asnjë minutë punë normale përveçse debatit, mocionit me debat ndaj Edi Ramës. Ky është si parlament, dhe duhet të pregatitemi për rezistencë të fuqishme në parlament.

Ne nuk mund të pranojmë një kryetar qeveri, një kryeministër si Edi Rama, nuk e pranojmë ne atë.

Të vijë aty, t’ja tregojmë fytyrën siç e ka përpara të gjithë shqiptarëve. Të vijë dhe aty, dhe të hapë debatin për këtë aferë të tmerrshme, ku gjer në vesh janë zhytur Taulant Balla, Damian Gjiknuri, zëdhënës ndër më besnikët të interesave ruse në Shqipëri.

Njeriu që do iu jepte kompanive ruse jashtë çdolloj standarti. Për të njëjtat motive që përjashtonte kompanitë e tjera në tender, u akordonte tri parcela të mëdha shpimesh kompanive ruse si një zëdhënës i paguar i tyre.

Ballukja ka qenë si të thuash nga më aktivet në këtë aferë, por janë edhe ministra të tjerë. Ardi Veliu, Bledi Çuçi, që të gjithë këta. I përgëzoj të gjithë deputetët që kanë firmosur në këtë Komision Hetimor Parlamentar dhe e siguroj Komisionin Hetirpor Parlamentar të Kongresit të SHBA se komisioni ynë do të bëjë gjithçka për të zbardhur veprimtarinë kriminale të Edi Ramës, të McGonigal në Shqipëri, të Marco Ross-it dhe grupit të tyre.

Duhet të dini se, jo vetëm në këtë fushë, por edhe në aspekte të tjera, këta aventurierë kanë luajtur me interesa të një rëndësie jetike për SHBA. Komisioni do t’i rreshtojë të gjitha këto, si një detyrim madhor ndaj SHBA. Mos prisni nga SKAP-i i partisë. Mc Gonigal është ulur këmbëkryq me ta. Jo një herë, por disa herë. Hetimin më të plotë do ta bëjë komisioni hetimor parlamentar.

Të dashur qytetarë dhe qytetare!

Ne kemi thirrur më datën 11 protestën më të madhe në historinë e vendit. Ju nuk mund të dështoni kurrë në rrëzimin, largimin e Edi Ramës nga pushteti. Ai nuk jep dorëheqje. Ai nuk njeh gjuhë tjetër përveç frikën.

Ju duhet të dëshmoni dhe do të dëshmoni se ose dorëheqjen, ose do të përballet me probleme shumë madhore. Ai duhet të largohet. Ky është një apel pa kthim. Mos t’ia zgjasë ditët vetes, mos të përdorë Lindën e Parlamentit për të bërë veprime anti-kushtetuese dhe anti-ligjore.

Çdo orë që ai kalon është orë turpi për çdo shqiptar. Nuk mund të pranohet kurrë në krye të qeverisë një kryeministër i një vendi anëtar të NATO-s që fut thikën më të rëndë. Ndoshta ndër më të rëndat në 30 vite, ose më shumë në fushën e sigurisë së vendit të lirisë.

Nuk mund të pranohet asnjë orë më shumë një njeri që del i qartë si drita e diellit se ka bërë gjitçka për të shuar pluralizmin në Shqipëri, dhe që vazhdon në mënyrën më kriminale.

Ndaj edhe njëhrerë, largimi i tij është emergjencë kombëtare. Kam bindjen më të thellë se kohërat e tij janë të numëruara dhe se qytetarët shqiptarë janë të vendosur me dinjitetin dhe moralin e tyre, dhe se ky njeri nuk përfaqëson asnjë shqiptar të ndërshëm, por thjesht Taulant Ballat, Gjiknurët e mafies shqiptare.

Faleminderit!

ZYRA E SHTYPIT DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale