/

Berisha: Edi Rama, politikani i vetëm që u akuzua direkt nga OSBE se kishte 200 mln euro në offshore në vitin e parë si kryeministër

FJALA E KREUT TË PD-së, SALI BERISHA ME DREJTUESIT E DEGËVE 1, 3 DHE 4 TIRANË 

Të dashur drejtues, aktivistë të PD-ve të degëve 1, 3 dhe 4. 

Zoti Paloka, Floriana.

Një përshëndetje të përzemërt, ju dhe anëtarëve dhe simpatizantëve të degëve që përfaqësoni, anëtare dhe simpatizantëve të PD të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë.

Ne takohemi sonte para një ngjarje shumë të rëndësishme për revolucionin tonë demokratik, para protestës së 3 marsit me të cilën ne duam ti demonstrojmë këtij regjimi që i bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e qytetarëve shqiptarë, ka vendosur në Shqipëri monizmin si një fatkeqësi të madhe kombëtare.

Duam ti demonstrojmë këtij regjimi se ne në asnjë rast dhe kurrë nuk do të pajtohemi me monizmin e tij dhe se ne do të bëjmë gjithçka për përmbysjen e këtij monizmi. 

Koha e stabilitetit në kushtet e monizmit ka marrë fund njëherë e përgjithmonë. Ne do të jemi në këmbë, në betejë, ne do të përdorim çdo mjet të mosbindjes civile për ti shkurtuar ditët dhe për të përmbysur këtë regjim.

Ky regjim, për çdo shqiptar të vërtetë, çdo shqiptar që i thotë lirisë së vet liri, dinjitetit, dinjitet, është më i egër se çdo pushtim që shqiptarët kanë njohur në histori. Ky regjim sotme politikat që ka ndjekur, me varfërimin masiv të shqiptarëve, me shndërrimin e votës në një letër pa vlerë, fiktive ua ka nxi jetën shqiptarëve, ua ka bërë vendin e tyre një vend në të cilin ata nuk mund të jetojnë. Ka shndërruar Shqipërinë në një vend ku të rinjtë dhe qytetarët largohen masivisht, shumë më tepër se ata vendet e të cilëve janë në luftëra civile, ose kanë pësuar kalamitete të mëdha natyrore.

Nëse ju lexoni, nëse ju kërkoni, ju nuk mund të gjeni kurrë një vend të dytë në të cilin, një hapësirë kohore 8 vjeçare të jenë larguar prej tij, ta kenë braktisur atë mbi 1/3 e popullsisë. Përzëniet nga Shqipëria të qytetarëve, të rinjve veçanërisht nga ky regjim, tejkalojmë parashikimet e Çubrilloviçit, tejkalojnë çdo parashikim. 

Është shumë e rëndësishme që ne jo vetëm vetë, por me çdo bashkëbisedues të bindim ç’po ndodh me ne, pse ky krim-ministër, pse për këtë krim-ministër qytetarët nuk ekzistojnë, pse ky i urren shqiptarët, çfarë e shtyn këtë. 

Edhe sot tallej me kryeministrin e Malit të Zi tek i thoshte se urën do e ndërtoni ju se keni rritur rrogat. Abazoviç para dy javësh në Tiranë deklaroi se 4 vite ndjenja por rrita rrogat me 200 euro. E tha me krenari dhe ka arsye të krenohet. Dhe sot nga Shkodr, veriu, por edhe nga Tirana shkojnë e punojnë në ndërtim në Mal të Zi, kërkojnë ndonjë punë në Mal të Zi, sepse rrogat janë dyfishi i rrogave në Shqipëri. 

Një përçmim se nëse ti tjetrin nuk ke mirënjohje ndaj asaj që bën ai, ndaj djersën që derdh ai për të mbajtur familjen e tij dhe e le me një rrogë që nuk e mbyll dot muajin ti sigurisht nuk ke asnjë ndjenjë për këta njerëz. Në vitin 2013, shqiptarët kishin rrogat më të larta në rajon, përfshirë këtu dy vende anëtare të BE-së, Bullgarinë dhe Rumaninë. Sot ku jemi, sot i kemi 40 % më të ulëta se në Kosovë. Dhe në disa sektorë, edhe dy herë më të ulëta. 

Buxheti i Kosovës është dy herë më i vogël se i Shqipërisë, por kryeministri dhe qeveria e Kosovës e ndjenjë se kanë detyrime ndaj qytetarëve, se ato të ardhura janë të qytetarëve dhe nuk janë të një grushti qeveritarësh hajdutë që i përdor ato si personale. 

Ndaj dhe ai rrit rroga, indekson rrogat. Ju garantoj unë ju se nëse do të ishte ndjekur politika e mëparshme e rrogave dhe në të cilën ne, në dy mandate mbi dyfishuam rrogat, mbi dyfishuam pensionet e ulëta, dyfishuam pensionet e tjera, sot Shqipëria nuk do të ishte kurrë kjo që është, shqiptarët do të ishin brenda këtij vendi sepse do të kishin rroga minimumi 2-3 herë më të larta.

A ka mundësi Shqipëria të paguajë qytetarët e saj të paguajë me një rrogë 2-3 herë më të lartë. Në mënyrë absolute ka, ua them unë kam qenë kryeministër. Mos harroni një gjë. U dyfishuan rrogat e arsimit, shëndetësisë, pensionet në një kohë kur po me ato para që mblidheshin u ndërtuan 11 mijë km rrugë, po me ato para që mblidheshin u ndërtuan mbi 1300 shkolla, kopshte e objekte arsimore, u ndërtuan mbi 700 ujësjellësa, kanalizime. Po me ato para, Shqipëria që kishte një internet 4.9 % arriti në 69%. 

Dhe borxhi, sepse shteti është njëlloj me familjen, bëhet buxheti, përcakton se çfarë do të bëjë, llogarit të ardhurat dhe ato që nuk i bën, do të marrë borxh për ti realizuar. Borxhi u rrit nga 58 në 62.6 %. Borxhi i tij u rrit nga 62.6 në 107 %. Imagjinoni pak çfarë ka ndërtuar ky në 10 vite në Shqipëri? Vjedhje, vjedhje dhe vetëm vjedhje. 

Ekspertë të pavarur kanë konstatuar se në punimet publike është vjedhur 90% e fondit. Se në punimet publike është vjedhur nga 70-90% të fondeve. Këta janë shndërruar në një lukuni të papërmbajtur të vjedhjeve të fondeve tuaja. Prandaj dhe rrogat nuk rriten dhe nuk ja ndjen atij të rrisë as rrogat e as pensionet, paçka se çmimet rriten në Shqipëri dhe kudo në botë, por ky i rrit më shumë edhe më bordet. Ky vendos bordet komuniste dhe thotë janë të mira dhe me ato cakton çmime që nuk ekzistojnë kërkund. 

Mbledh me ato mbi normale, 520 mln euro. Ku i çon? Që të gjitha i ndan me oligarkët e tij. I mblodhi Kosova, por ja ktheu nga 100 euro qytetarëve, biznesit. Kështu funksionon një shtet që nuk vidhet nga mëngjesi deri në darkë. Kurse këta vetëm vjedhin. Pra a mundet ne të pranojmë për kryeministër një njeri që i vjedh shqiptarët, i varfëron, mjeron dhe i degdis në dhera të tjera. Nuk ka dënim më të madh që mund të na bëjë historia ne, nëse nuk e shporrim atë dhe regjimin e tij.

Edi Rama është unik në qëndrimet e tij ndaj opozitës. Ky mund të jetë kryeministri i vetëm sot në Europë dhe botë që korrupton dhe kontrakton si vrasës me pagesë kryezbuluesin e SHBA-së. E angazhon atë me fuqitë e postit që kishte për shkatërrimin e opozitës shqiptare, sepse atij i duhet një pushtet i pakufizuar. Sepse atij i duhet të vjedhi dhe të mos e akuzojë kush. Sepse atij i duhet të konsolidojë shtetin e drogës.

Mos harroni një gjë. Edi Rama është politikani i vetëm që u akuzua direkt nga OSBE në raport. Vitin e parë që u bë kryeministër se ka në llogaritë ofshore 200 mln euro. Po nuk ktheu përgjigje kurrë. Se një raport edhe mund të mos i ketë të sakta, por ti je i detyruar ta kthesh një për një dhe ta hedhësh edhe në gjyq, dhe ti thuash hajde provo shpifjet tua. Asnjë përgënjeshtrim nuk bëri, as në gjykatë nuk hodhi se OSBE i tregonte faturat atij. 

E gjithë Tirana e dinte se ishte mister 20% për pallatet, prandaj dhe OSBE e nxori raportin për të.

Po tani thoni ju sa është, ju garantoj se synon vetëm miliarda. Ajo që mund të ju duket çudi por ju them ju, se ky synon miliarda. Ky nuk ngopet. Ky vjedh qindra milionë në buxhetin e shtetit me aferën e djegësve. Ja tha Arben Ahmeti haptas, qeverinë nuk isha aq i fortë sa ta lëvizja unë. Djegësat lëvizën të gjithë qeverinë dhe e lëvizën. Nëse brenda 24 orësh një shkresë firmoset 17 herë nuk ndodhur kurrë në qeveri. Ajo ndodh vetëm kur kryeministri ngarkon sekretarin e përgjithshëm dhe i thotë se do të rrish këtu në telefon dhe deri sa të kalojë nga kjo ministri në këtë ministri dhe ta sjellës në zyrë nuk do të lëvizësh. Nuk bëhet ndryshe, burokracia është e ngadaldë, nuk është e rrufeshme. Por ka ndodhur tek djegësat. Prandaj i tha, ti e ke lëvizë jo unë.

Në fakt ai e ka lëvizë, ai është kryehajduti. Atij i tha Edmond Ahmeti, drejtor i Agjencisë së Prokurorimeve; zoti kryeministër nuk mund të firmoset kjo kontratë siç thotë këtu me negociata të mbyllura, sepse nuk i leoj ligji. Negociata të mbyllura do të thotë të mbyllesh në zyrë dhe të vjedhësh. Ai i firmosi, sepse e kishte ndërmarrje të tij, ose të Olsit, por Olsi këtë herë është në afera të tjera, këtë herë është vetëm ai direkt. 

Firmosi, por sa? 420 mln euro. Çfarë ndodh. A e dini ju se djegësi i Tiranës është i firmosur si investim privat, dhe i tëri është investim publik, është vjedhje publike sepse aty nuk ka djegës e asgjë. Por paratë, miliona e miliona, vidhen nga ai dhe Erion Veliaj, të dy bashkë. Dërgohen në Holandë, nga Holanda në ofshore dhe ka shumë mundësi një pjesë në Iran. 

Problemi është se rrogat nuk rriten. Jo vetëm nuk rriten, por edhe ulen, ulen sepse rriten çmimet. Problemi është se pensionet nuk rriten, Jo vetëm nuk rriten, por ulen për shkak të inflacionit. Problemi është se të rinjtë largohen, vendi shkretohet, mjerohet, njerëzit nuk marrin dot ilaçe, nuk mjekohen, qytetarët paguajnë sot në Shqipëri më shumë se qytetarët e Europës për shëndetin e tyre, sepse sistemi është mizerabël, është në agoni.

Tirana, le më rrethet e tjera, rreshtohet në 10 qytetet me sistemin shëndetësor më të keq në botë. Rreshtohet në 10 qytetet më të ndotura të planetit. E gjitha kjo është absolutisht shkatërrim korruptiv. Është një lloj sikur të kishte rënë një bombë korrupsioni. E rrënuan. Qytetarët nuk ekzistojnë, a mund të ekzistojnë qytetarët për një njeri të pashpirtë që shpenzon 22 mln euro udhëtime me çarter dhe dhomë speciale gjumi, se lodhet shumë ky. Mendon shumë për qytetarët, vuan nga pagjumësia ky, ndaj e do dhe fluturimin me dhomë gjumi.

Por është krim i shëmtuar. Shtrohet në dreka e darka 10 mijë euro, sikur të ishte emir apo sulltan. A bëhet kjo, të gjitha këto bëhen se ai ju urren ju, urren qytetarët shqiptarë. Çfarë do qofshin ata me parimin, ai që të vjedh të urren. Ai nuk të do, përkundrazi thotë ky është i keqi, i mirë jam unë sipas moralit të tij. e meriton që ti vjedhë, kështu janë këta se ndryshe nuk mund të shpjegohet. 

Lista e tyre është e pafundme. 

E ka shndërruar drejtësinë në një seksion të PS-së. Nuk keni asnjë mbrojtje sot. Qytetarët shqiptarë nuk kanë sot një sistem drejtësie. Ai që pret një gjyq në një magazinë që ka 136 mijë dosje, ai e ka të kotë. Ai duhet të shesë gjysmën e atyre që ka për të afruar datën, por le më për ta fituar kush paguan më shumë. 

Kjo drejtësi e Xhorxh Sorosit ka tejkaluar çdo lloj koncepti dhe nocioni. Gjykata Kushtetuese është shndërruar absolutisht me skapin e të gjitha, në seksione të PS. Vetëm revolucioni është përgjigja që ne do ti japim këtij regjimi. Revolucioni do të fitojë, asgjë nuk duhet të na dekurajojë ne. 

Qëllimi ynë është që shqiptarët të votojnë të lirë dhe ky qëllim realizohet kur ky vend të mos ketë stabilitet deri në ditën që të votojnë të lirë shqiptarët. Jemi ngritur në këmbë, të harrojë kush se mund të bjerë ne zile, as nga McGonigali me fustan apo pa fustan. Sepse ata të cilët ishin parashikuar të ndihmonin shqiptarët kundër korrupsionit u shndërruan në gjeneratorë të përbindshëm të korrupsionit në Shqipëri. 

Askush nuk ka ndihmuar Shqipërinë më shumë se USAID në projektet e saj anti korrupsion. Ata na kanë dhënë një mbështetje të jashtëzakonshme. Arritëm në one stop shop për bizneset, për licencat. Arritëm në prokurimet elektronike. Do të ju jap vetëm një shembull. 

Ku ne vendosëm sistemin elektronik të prokurimeve, kostoja e përgjithshme e prokurimit zbriti me 25%. Gara nga 8300 operator që kishin marrë pjesë një vit më parë, pas vendosjes së sistemit kaloi në 56 mijë. Merrni sot prokurime, që të gjitha fitohen me 99%. Si përfitohen thoni ju. Shumë thjeshtë. Sot çmimet përcaktohen, do vish me këtë çmim 2 fish, 3 fish më të shtrenjtë se kostoja dhe do të ndajmë këto para. 

E morët vesh, KLSH çfarë gjeti, digat gjigante, të tre digat, Koman, Fierzë, Vau i Dejës, ishin zbrazur duke shitur me çmimin më të ulët. 

Por çfarë ndodhte. E gjithë energjia u shitej matrapazë qeveritarë të cilët e blenin lirë, e shishin në treg 2-3 herë më shtrenjtë dhe ndanin paratë me Belindën me Damianin, me Edi Ramën me hajdutë si këta. Vetëm kjo është e vërteta. Asnjë kilovat orë nuk ka pasur nevojë Shqipëria të blejë këto vite. Asnjë kilovat. Strategjia jonë e HEC-eve dha rezultate të shkëlqyera. Ne arritëm të prodhojmë 9 miliardë kilovat orë. Dy miliardë më shumë se nevoja totale. Këta shitë lirë, dhe rishit për veten e tyre. Në këtë mënyrë këta nuk kanë asgjë me ju. Këta qytetarin e kanë për ta vjedhur. 

A e dini ju ato fantazmat në gjirin e Vlorës. I kontrakton dhe i firmos pa tender, Edi Rama dhe Belinda Balluku. Shkon dhe i bekon edhe guvernatorja, Yuri Kim që hesht tani si fija e barit. Një aferë nga më korruptivet. Sa paguhet thoni ju, 90 mijë euro çdo ditë qeraja, 90 mijë euro. Në dy vite llogariteni vetë sa do paguajmë. Dhe kjo zonja që nuk linte ditë pa dalë, pa dizinfomuar, pa gënjyer në media, nuk thotë asnjë fjalë. Po pse? Është absolutisht aferë korruptive dhe është edhe vetë e implikuar vetë aty direkt. 

E thashë, nëse ne patëm të ndihmë të jashtëzakonshme nga autoritetit e SHBA në luftën ndaj korrupsionit, këto 4-5 vite kanë qenë vite të turpshme, ku zyrtarë të nivelit të lartë u bënë gjeneratiorë korrupsioni të lartë në Shqipëri.

Edi Rama bërtet, nuk korruptohet Amerika dhe këtë e përdor si mburojë. Amerika nuk korruptohet, por amerikanët korruptohen. Amerikanët kanë heronj, por kanë edhe McGonigalë. Amerikanët kanë pasur ambasadorë të shkëlqyer në këtë vend, duke filluar nga ambasadori i parë, e me radhë. Por kanë pasur edhe një lloj si kjo e cila është e zhytur fund e krye në korrupsion. Çfarë e shtyn atë të shkojë e të mbulojë aferën korruptive të Belinda Ballukut tek ato anijet fantazmë, që na gjobisin çdo ditë 90 mijë euro? Por në vend po të ishte për transparencë u thoshte ikni aty. 

Kam pasur një herë një aferë problematike, me General Electric. Një nga gjigandët më të madhej të Amerikës dhe botës. Kishte firmosur Fatos Nano një kontratë për hekurudhën Durrës-Tiranë 120 mln dollarë, që në të gjitha variantet nuk shkonte më shumë se 10 mln. E anulova dhe u thashë nuk bëhet. Ata gjigantë por nuk e harroj ndonjëherë qëndrimin e Marsi Ris, ambasadores e cila në mënyrë absolute më tha ti ke shumë të drejtë, bile më dha sugjerime të dobishme se si të dilja. 

Por ama kur mua më tha ke të drejtë, do të thotë se qeverisë së saj ka të drejtë dhe General Electric po i bie në qafë. Kurse kjo na shkon dhe bën vizitë atje, për ti paraqitur si sukses të madh të amerikanëve, një investim kryekëput korruptiv. Le të jetë kush të dojë, pa tender, pa garë të hapur asnjë kontratë nuk mund të ketë. Zero kontrata. Urdhëro, ka dy vjet që po kërkojnë në qiell dhe tokë, por edhe 100 vite të kërkojnë nuk kanë për të gjetur një, për faktin e vetëm se nuk ka ndodhur. Nuk firmos një shtet, siç kanë firmosur këta duke mbushur xhepat dhe valixhet me para. 

Revolucioni është në një mision, secili prej jush është një misionar. Çdo demokrat e demokrate është misionare. Çdo mbështetës i yni, por misioni kërkon që të bëjmë sa më shumë me vehte. Misioni kërkon që të bindim çdo njeri që njohim, me durim, të mos i supozojmë të tjetër si vetja jonë, se kanë të njëjtin mendim me ne. Jo, normal, edhe sna duan ndofta, edhe kanë pasur probleme, por tani duhet të ulemi, të flasim. Nuk është këtu për çështje të pushtetit të Sali Berishës apo PD-së, këtu është për shpëtimin e Shqipërisë. Për shpëtimin e Shqipërië që bie çdo muaj e më poshtë. Ne pra po përjetojmë vjedhjen e tmerrshme, po përjetojmë mashtrimin.

Shumë nga ju që keni arritur diktaturën, konstatoni se emisionet e lajmeve hapen absolutisht në të njëjtën mënyrë. Fillon Edi Rama, Rama, Erion Veliaj, Veliaj, vazhdojnë njëlloj si në kohën e diktaturës. Dhe për çfarë, për mashtrime. Këto ditë do të dëgjoni se Edi Rama do të zgjidhet sekretari i Përgjithshëm i NATO-s. Me 1 prill i tha ajo zonja, do të jetë sekretari i 1 prillit. 

Pra nuk lejnë gënjeshtër pa lëshuar në treg që të mashtrojnë. Ne kemi respektin më të madh për mediat, por kur figura të diskredituara të dënuara për hajdut, për falsifikator ytë marrë peng si vjedhës në prokurorime, kalojnë nga studioja në studio, dhe bëjnë avokatinë e Edi Ramës, ky është një lloj do të thosha terrori që ushtrohet ndaj qytetarëve që bëjnë gjithçka për të ua fshehur të vërtetën, për të ua zbehur të vërtetën, për të rrafshuar të vërtetën. Ja pra këtu është detyra e misionarit. 

Nëse ju angazhoheni me qytetarët, nuk mund të besojë ai, kush është ai që mund të besojë Plarent Ndrecën, i cili ka rekordet më të nxira. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, ministrja doli me vilë. U meremetua ministria me 1.3 miliardë lekë, një vilë doli anash atje. Ky shkoi në prokurori e tërhoqi, s’ka prokuroria kontrollohet nga Rama. 

E ligjuar ju të uniformave të policisë. Ky është njeriu që me firmën e tij, ka autorizuar vjedhjen, në ç’mënyrë thoni ju. Po kanë qenë të kontraktuara, po marr në mënyrë arbitrare 20 mijë uniforma, ka zbritur nga kontrata 7 mijë uniforma dhe ka firmosur për 1/3 më pak. Sigurisht paratë kanë përfunduar në xhepat e tij. Po pra Edi Rama e ka mbajtur dhe kalon nga studio në studio. Njeri që mund të thotë gjithçka. 

Pse ndalem tek këta unë. 

Unë ndalem tek këta se këta janë bërë lakej, të mashtrimit të furçës për Edi Ramën, të trillimeve dhe të mbulimit të të vërtetave. 

Në këto kushte jemi, çfarë duhet të bëjmë ne?! Përveç takimeve intensive duhet të përdorim mediat sociale. Facebook, Instagram, Tik Toku çdo gjë që dimë, çdo shpjegim duhet t’i hedhim, pra populli opozitar duhet të jetë populli i mediave social , revolucioni ka nevojë të jashtëzakonshme për to. 

Së fundmi, ne jemi në fushatë elektorale dhe ne do ecim, të sigurtë drejt fitores në këtë fushatë, ne kemi një kandidat që mëshiron tiparet më të mira të një të riu, të një familjari, të një qytetari, të një banori, të këtij qarku. Kjo është e vërteta.

Imagjinoni kë ka karshi. Kthehuni pak 15 vite të shkuara, të gjitha janë të dokumentuara. Çfarë bëri Erion Veliaj? Pasi vodhi financat, vodhi kompjuterin e MJAFT-it. Kjo është e njohur se shtoj absolutisht unë. Pasi vodhi financat e MJAFT, e vodhi kompjuterin dhe tha që mu futën në zyrë dhe e vodhën. Por, kush ta vodhi, çfarë i duhej-kujt kompjuteri yt? Kompjuteri yt të duhej ty, sepse ti kishe vjedhur dhe aty i kishe të gjitha llogaritë. 

Kjo është e vërteta. Një njeri i cili në disrespekt absolut për qytetarët, ju vë në kundërshtim me Kushtetutën taksa. Në Shqipëri, jo vetëm këtu , po në shumicën e vendeve të botës me thënë të vërtetën, arsimi është falas. Është një nga detyrimet më madhore të shtetit, të garantojë falas shkollimin e fëmijëve të qytetarëve. Ky, vë taksë në Tiranë, taksa e arsimit , mbledh dhjetëra miliona euro dhe i ndan me Edi Ramën që të gjitha. Po pse thoni ju me Edi Ramën?! Sepse një kryeministër që lejon kryetarin e bashkisë të shkelë Kushtetutën dhe nuk e shkarkon në vend, me kopetencat që ka nga ligji dhe Kushtetuta, vjedh me të, se ndryshe nuk mund të ketë. Ai vjedh me të. 

Si vjedhin?? Ndërtojnë shkollat me çmim gjashtë fish, tetë fish, në krahasim me koston që kanë. Nga 680 mijë euro që sipas manualeve të ndërtimit të BE kushton një shkollë, këtyre ju shkon shkolla 6 milionë euro. E kanë përhapur edhe në bashkitë e tjera, dhe po bëjnë, po vjedhin së bashku në çdo gjë. Shqiptarët janë në terrorin e gjobave , në Tiranë, Elbasan, Durrës dhe kudo, prapa çdo ndërtimi pa leje, qëndron ryshfeti që ndërtuesi i ka paguar Policisë së Shtetit. Të jeni të sigurtë për këtë dhe ky ryshfet shkon nga 5 mijë euro, 10 mijë euro dhe kur janë objekte të mëdha shkon edhe 100 mijë euro. Është shndërruar në një shtet që plaçkit, plaçkit, plaçkit, nga mëngjesi deri në darkë, qytetarët e vet.

Na duhet pra një kryetar bashkie, bën një ndryshim shumë të madh, një kryetar bashkie që i 

përmbahet ligjit, që nuk i gjobit qytetarët e vet, një kryetar bashkie që vë qytetarin në epiqendër dhe përpiqet se si t’ja lehtësoje jetën, përpiqet se si ta bëjë të shëndetshëm mjedisin ku jeton. Çfarë bën Erion Veliaj, pse Tirana u bë një nga 10 qytetet më të ndotura të planetit? Zotëri, këto kulla që ju shifni, këto janë kulla toksike , shpërndajnë toksina. Si? Ka një normë një standard të numrit të banorëve për kilometër katror, është pesë mijë apo dhjetë mijë. Kudo që ndërtohen kulla, nuk ndërtohen hapësira boshe.

Por prishen disa banesa dhe ndërtohet. Por kulla e çon në 20 mijë banorë numrin e frymëve për kilometër. Shkatërrimtare! Për ajrim, për oksigjen, për çdo gjë. Ndërtohen kulla, po ndërtohen me një hapësirë shumë të madhe përreth. Jo si këtu. Këtu kullat janë bërë toksike për qytetarët. Dhe thotë, po përfitojnë. Çfarë po përfitojnë qytetarët? Ata nuk blejnë dot një apartament sepse ato i blen droga pa u përfunduar. 

Ne na duhet një kryetar bashkie i cili të mendojë në mënyrën më serioze për shëndetin e qytetarëve, për kushtet e jetesës së tyre. Të mendojë në mënyrën më njerëzore se si, mund të përdorë ato taksa për të përmirësuar jetën e tyre, për të përmirësuar furnizimin me ujë, për të përmirësuar furnizimin me energji, për të përmirësuar trafikun. Ka shumë në dorë kyetari I bashkisë dhe po përmirësoi trafikun, ka ulur ndotjen, ajri është më i pastër dhe me radhë. Ndaj dhe duhet të bëjmë gjithçka me pasion, me sakrifica, për të mbështetur Belind Këlliçin në këtë betejë, me të cilin fiton çdo qytetar, fiton Tirana. 

Edhe njëherë, ju falënderoj shumë dhe ju ftoj që deri ditën e premte, në orën 12:00, të kalojmë në çdo rrugë në çdo rrugicë, të trokasim tek çdo komshi i yni dhe ta ftojmë të bashkohet me ne. 

Atyre që janë të premten në xhami, ju them ‘Zoti jua pranoftë lutjen’! Pas Namazit, në shesh na keni, mirë se të vini.

Faleminderit.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale