/

Berisha: Kjo është një betejë politike për PD-në, është një betejë për shpëtimin e Shqipërisë dhe kombit shqiptar

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, foli për mediat pasi Kuvendi Kombëtar i PD mbylli pjesën e parë të punimeve dhe nisi procesin e votëbesimit të Kryetarit të PD.

FJALA E PLOTE:

Ju ndoqët sot Kuvendin e PD-së dhe unë më së pari dua të falënderoj të gjithë delegatët, delegatet, të ftuarit, të falënderoj diskutantët për diskutimet ndër më të mirat, më të shkëlqyerat që janë mbajtur ndonjëherë në këtë sallë.

Të falënderoj organizatorët për një organizim të përsosur të kësaj ngjarje me një rëndësi të madhe për PD-në, opozitën, por shoqërinë shqiptare dhe Shqipërinë.

Siç i ndoqët fjalimet, ato bashkoheshin në një thirrje që buronte nga zemra e përfaqësuesve të PD për popullin opozitar, të bashkohet në mosbindjen civile, aksion pa kthim për shpëtimin e Shqipërisë nga narkodiktatura e Edi Ramës.

Besoj dhe jam i bindur se ky Kuvend me mesazhet e qartë frymëzuese që ka përcjellë në mbarë kombin shqiptar, në Shqipëri dhe jashtë vendi, përbën në vetvete një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për të sotmen dhe të ardhmen e vendit.

Theksoj edhe njëherë, beteja nuk është një betejë politike për PD-në, është një betejë për shpëtimin e Shqipërisë dhe kombit shqiptar.

Isa Myzyraj, OraNews: Z. Berisha, ditën e sotme e debutoi ndoshta në skenën politike, ajo që ranë sy ishte fjalimi i Argita Malltezit, vajzës tuaj. A e kishte diskutuar më herët këtë fjalim dhe a mund të konsiderohet si një futje në politik e Argita Malltezit, pasi shumë e marrin si një futje të tillë.

Sali Berisha: Argita Malltezi mbajti një fjalim si shumë të tjerë aty. Argita Malltezi është një aktiviste e Partisë Demokratike që në ditët më të para të themelimit të saj, ka qenë studente. Në këtë kontekst ajo nuk është ndarë kurrë nga Partia Demokratike. Ky është, e vërteta ajo që thoni ju. Është fjalimi i parë i saj publik në Kuvendin e partisë po kjo nuk do te thotë asgjë më shumë se sa një fjalim në të cilën shprehu si aktiviste e Partisë Demokratike mendimet e veta .

Osman Stafa, News24: Z. Berisha: Ky aktivitet, pra kuvendi i 2 dhjetorit erdhi si pasojë e votëbesimit tuaj për zgjedhjet e 14 majit, por nga ana tjetër në fjalimin tuaj përveçse një fjalim ku foli për mosbindjen civile, por çfarë ka kaluar, por nuk foli në asnjë lloj momenti për përgjegjësi të zgjedhjeve të 14 majit.

Sali Berisha: Osman jeni dëshmitarë ju të zhvillimeve dramatike, të zhvillimeve do të thosha më dramatike nga viti 1991 e gjer sot, të grushtit të shtetit brenda shtetit, ndaj opozitës. Ju keni parë se si Edi Rama, por merr pushtetet e parlamentit në tërësi, por të opozitës në veçanti. Se nuk mund të them se po merr pushtetin e deputetëve të vet, se me ata ai nuk ka pushtet, i ka të gjitha vetë. Mirëpo kjo përbën jë atentat më të rëndin që ka ndodhur në 32 vite ndaj demokracisë. Kjo defakto është shpallje lufte ndaj opozitës dhe përpjekja për asgjësimin e saj. Kjo në fakt është marrje sovraniteti të brendshëm të vendit. Është përpjekja për të refuzuar, ndaluar çdo lloj kontrollit të përfaqësuesve të popullit ndaj pushtetit të qeverisë. Pra dekfato jemi në kushtet e një grushti shteti, brenda shtetit. Sigurisht kjo situatë i dikton PD-së, agjendën e saj duke filluar nga parlamenti dhe duke vazhduar në të gjithë strukturat e saj. Kam bindjen se ky angazhim i PD-së dhe kjo platformë që paraqitet sot në kushtet e emergjencës së krijuar nga grushti i shtetit brenda shtetit, nuk do të pengojë analizat e demokratëve për zgjedhjet e kaluara. Dhe në mënyrë të veçantë do të dëgjohet zëri i diskutantëve që bëjnë thirrje për hapjen, hapjen e PD-së dhe do të ndodhë.

Ju përshëndes dhe ju ftoj të vazhdojmë.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale