/

Berisha: McGonigal mund të shkojë deri në 80 vite dënim. Absolutisht asnjë vit më pak nuk meriton Edi Rama. SHBA të hetojë!

PYETJE- PËRGJIGJE

Arestina Skënderi A2CNN: Z.Berisha ditën e soTme po lidhni një marrëveshje elektorale me z.Dule. Për sa i përket PDIU, a do të ketë një të tillë dhe nëse po, kur, dhe nëse jo, a keni dijeni se kjo forcë politike i është bashkuar mazhorancës socialiste?

Berisha: Nuk kam dijeni se i është bashkuar mazhorancë socialiste. Ndërkohë, disa kontakte janë vendosur me këtë forcë politike dhe them këtu që më shumë nuk kam asgjë konkrete për të thënë.

– Nuk ka tentativa për një marrëveshje paraelektorale?

Berisha: Ne po shqyrtojmë, po negociojmë, po shqyrtojmë, por varet nga palët.

Z.Dule mbi çfarë mekanizmi i keni zgjedhur dhe zyrtarizuar tre kandidaturat?

Dule: PBDNJ ka vetë pëër nga natyra e saj bashkëpunime strategjike gjatë gjithë ekzistencës së saj organizata që përfaqësojnë interesat e minoriteteve të caktuara në vend. Në kuadër të këtyre bashkëpunimeve strategjike parashikohet edhe mënyra e përzgjedhjes së kandidaturave.

Në rastin konkret OMONIA në konsultim dy mujor me komunitetet lokale në këshillim në strukturat drejtuese lokale dhe përfundimisht me votën e këshillit të përgjithshëm të shtunën më 21 janar zyrtarizoi kandidaturat të cilat në bazë të marrëveshjes do të kenë edhe mbështetjen e gjithë opozitës për Bashkinë e Dropullit, të Finiqit dhe të Himarës.

Andon Kello, MCN: Një muaj më parë kishit qendrime totalisht të kundërta për vizitën e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis në jug të Shqipërisë. A e keni marrë bekimin e Mitsotakis për këtë koalicion, apo nuk e keni pyetur fare dhe e konsideroni mik të Ramës, pasi që në Himarë sidomos, ai u prit nga kandidati juaj, ku mbajti edhe fjalim atje.

Berisha: Nuk kishte asnjë dallim në qendrimet tona ndaj vizitës së kryeministrit Mitsotakis. Se ku e pe dallimin?! Deklarata ime ishte se Kryeministri i Greqisë mund të vizitojë çdo pjesë të territorit shqiptar. Edhe e them prap. Një vend partner, një vend mik dhe nuk mund të them që nuk mund të shkojë këtu, apo aty, jo.

Pra, nuk u pajtova me ato reagime të cilat ishin larg një realiteti. Vinin si në reminishencën e kohërave të shkuara. Ky ishte qendrimi im.

Dule: Në lidhje me bekimin, termi zkaonisht presupozon një lidership shpirtëror dhe gjithësecili në përputhje me besimin e vet, e kërkon nga lidershipi i komunitetit. Në politikë nuk ka bekime, dhe aq më tepër PBDNJ është një parti e cila vendos me kriteret që i ka të përcaktuara në statutin e vet, dhe duke marrë parasysh interesat e komunitetit që përfaqëson.

Asnjëherë nuk ka kërkuar, por as edhe njëherë z.Mitsotakis, apo edhe ndonjë kryeministër i Greqisë nuk i ka kërkuar që t’i imponojë, apo t’i kërkojë individëve të caktuar, apo edhe politika të caktuara në lidhje me mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave e pjestarëve të minoritetit grek.

Berisha: Duhet të jeni më të hapur në gjykim. Në çfarë kuptimi? Një parti që përfaqëson interesat e minoritetit është një aset kombëtar njëlloj si partitë e tjera, supozojmë, që përfaqësojnë interesa të grupeve të ndryshme. Interesat, të drejtat e minoritetit, absolutisht të sanksionuara në të gjitha ligjet themelore të një vendi të lirë dhe në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Në këtë kontekst një parti që merr përsipër në një mënyrë për të përfaqësuar një pakicë, pavarësisht së çfarë përqindje kap, ajo kryenj një mision.

Ne besoj, si një vend demokratik, këto koncepte duhet t’i kemi.

Ardit Hoxha, Euronews: Z.Berisha tek deklaratat dhe akuzat e ditës së djeshme që ju keni bërë nga selia, PD e drejtuar nga ju do të ndërmerrni ndonjë hap konkret parlamentar, apo edhe në aspektin juridik me një padi në SPAK, apo kërkesë parlamentit për t’i shkuar më tej kësaj çështje, duke qenë se në mes është emri i Kryeminsitrit Edi Rama?

Berisha: Edi Rama duhet të shkojë dhe të pësojë fatin e Charles McGonigal. Ai ka kryer një nga aktet më të rënda në historinë 100-vjeçare në marrëdhëniet me SHBA. Unë nuk them se Edi Rama i dobësoi karakterin amoral një zyrtari që kishte një besim aq të lartë, sa pakkush tjetër, në vendin e tij. Por kryeministri i një vendi partner, nuk mundej kurrë të shfrytëzonte për qëllimet e veta, as dobësinë më të vogël, sikur të kishim të bënim me një fuqi armike, dhe jo me partnerin kryesor strategjik.

Edi Rama duhet të ikë sa më parë. Është njëra anë çështja penale me të cilën do merret drejtësia në dy vendet, por ana morale është tmerrësisht e rëndë. Ka përdorur korrupsionin. Se çfarë tregon ky rast? Ky tregon përdorimin e korrupsionit ndërkombëtar kundër opozitës shqiptare, tregon se Tirana e Edi Ramës është një qendër botërore e korrupsionit të njerëzve, tregon se Edi Rama nuk njeh asnjë parim për interesa të pushtetit të tij.

Po lexoja sot se McGonigal mund të shkojë deri në 80 vite dënim. Absolutisht asnjë vit më pak nuk meriton Edi Rama se ai. Ka kryer akte të tmerrshme, që nuk i bën kurrë kryeministri i një vendi partner. Ka përdorur segmente të policisë sekrete të Enver Hoxhës, për të realizuar një akt makabër në marrëdhëniet mes dy vendeve partnere.

Edi Rama duhet të zbërthehet. Thashë që do ketë komision hetimor parlamentar, do ketë çdo bashkëpunim me SHBA për t’i shkuar gjer në fund kësaj çështje, e cila le një hije të tmerrshme.

Gjithë mediat e botës ziejnë se njeriu i kundërinteligjencës së vendit më të fuqishëm të botës, u pagua nga kryeministri shqiptar dhe u angazhua për luftë të brendshme politike.

E merrni me mend ju se çfarë përshtypjesh krijon kjo në botë?

Ai duhet të ikë, dhe opozita do të qendrojë fuqishëm deri në largimin e tij. Nuk mund të ketë vend ai në qeverisje. Vendi i tij është atje ku është edhe McGonigal.

– Gjatë ditës së sotme, Sekretari i Përgjithshëm i PS, z.Damian Gjiknuri foli për lidhjet tuaja me nëpërmjet përsonave që ju më shumë e keni akuzuar z.Neza, për të cilin ai tha se është kushëriri juaj, dhe e gjithë kjo akuzë apo deklaratë që po bëhen për këto çështje ndaj kryeministrit Rama, i cilësoi si një tentativë tuajën por edhe të PD, për t’i ikur përgjegjsisë për çështjen e 21 janarit.

Berisha: Unë ia dhashë Agron Nezën Edi Ramës për shërbime? E para, nuk kam asnjë lloj kushërirllëku me të, kategorikisht.

E dyta, unë nuk e njoh atë person. Kam njohur të tjerë, por jo atë. Së treti, ai në dijeninë time, prej kohësh ai ka mbaruar shkollën e Sigurimit të Shtetit në qytete të ndryshme. Dhe më pas nuk po i hyj një kapitulli tjetër, se nuk është me interes këtu, por ka shumë gjëra që faktojnë të kundërtën e asaj që thua ti në mënyrë të padisktueshme.

Ai Sekretari i Pergjithshëm i PS është një mafioz i cili i ka dhënë me koncension Oled Vladimiroviç Deripaskës hidrocentrale të Shushicës dhe favore të tjera. Ai ka vallëzuar deri në tre të natës me McGonigal në Tiranë dhe gjettiu.

Këto janë që të gjitha si i mbyturi që kapet në fijen e barit, dhe kësaj çështjeje do t’i shkohet deri në fund, sepse po ziejnë mediat e botës, po zien bota. Shqipëria ka korruptuar shefin e kundër-inteligjencës të organizatës më të fuqishme më botë. E kuptoni ju, apo jo? Vendi partner. Këtë mund ta bëjë vetëm Edi Rama.

Po Duçka? Dini ju për Duçkën gjëra, apo jo? Keni dëgjuar për konglomeratin. Ai konglomerat që ta dini ju është nën hetim në Kinë dhe në SHBA, dhe vetë Duçka që lidh Ramën me Sinaloan e Meksikës. Do ketë gjëra të jashtëzakonshme. Këto që lexoni janë thellësisht të redaktuara, por janë vetëm maja e ajsbergut. Duçka është me pasaportë qeveritare. Me email qeveritar qarkullon. Një mund ta mbyllë këtë punë. Rama është një përgjegjësi e madhe. Është krijesë e George Sorosit, edhe unë edhe njëherë e denconcoj para botës këtë rast, sepse është absolutisht krijesë e tij. Sepse si krijesë e tij iu përligjën atij zgjedhjet më të dhunuara në historinë e vendit.

Ja cilat janë pasojat. Kujt mund t’i shkonte ndërmend, më thuaj ti mua? Që Shqipëria të sillet me një vend partner që i detyrohet kaq shumë në këtë mënyrë. Të çojë një oficer të policisë hoxhiste. Është tejkaluar çdo vijë e kuqe, Rama duhet të ikë. Të japë dorëheqjen sa më parë, përndryshe shqiptarët do të hakërrejnë, nuk shkohet kështu.

Osman Stafa, News 24: Kisha një pyetje që i kthehet përsëri çështjes që ju jeni mbledhur ditën e sotme. PBDNJ është një parti e cila përfaqëson interesat minoritare në Shqipëri, të minoritetit grek, dhe patjetër fuqia e saj është në zonat minoritare. Do e kuptonin këtë vendim tuaj, për t;i lënë dorë të lirë, apo zonë të lirë PBDNJ dhe OMONIA-s në Bashkinë Finiq dhe Bashkinë Dropull. Por sa i përket Bashkisë Himarë, ju e cilësoni atë një zonë minoritare?

Berisha: Unë kam shprehur të gjitha qendrimet e mia për himarën, i kam shumë të njohura, por unë nuk kam asnjë diskriminim për PBDNJ. Përkundrazi, në çdo rast unë kam shprehur, jo vetëm simpatinë, respektin, por edhe vlerësimin maksimal për misionin e saj.

Mbrojtja e interesave të minoritetit është një mision shumë i çmuar dhe i rëndësishëm për demokracinë e një vendi. Minoritetet në Shqipëri nuk kanë qenë problem, asnjëherë. Problem ka qenë një dhe vetëm një, PS e Shqipërisë, apo Partia e Krimit. Ky është problemi i shqiptarëve.

Dule: Do dëshiroja të plotësoja. Në radhë të parë operojmë me koncepte që nuk qendrojnë. Nuk ka më në bazë të konventës së Këshillit të Europës që është edhe organizmi europian me përgjegjsi të drejtëpërdrejt për të drejtat e minoriteteve. Nuk ka më term, zona minoritare, dhe për rrgjedhojë nuk mund të ketë edhe bashki minoritare.

Termi që përdoret është: Aty ku jetojnë tradicionalisht dhe në numra të konsiderueshëm. Aty aplikohet statusi i të drejtave të njeriut.

Nga ana tjetër PBDNJ është një parti e shtrirë në të 61 bashkitë e vendit me strukturat dhe drejtuesit e vet, dhe për rrjedhojë edhe me pretendimet për influencën e vet elektorale.

Është momenti që të gjithë të hedhim tej paragjykime dhe steriotipe që përmenden më së shumti nuk kanë lidhje me realitetin.

Z.Berisha mund të rikthehemi sërish te hetimi i SHBA. A do të jetë objekti i veprimtarisë suaj në Komisionin Hetimor Parlamentar dhe çështja e investimeve ruse në Shqipëri nisur nga fakti se ish-zyrtari i FBI ka punuar në një kompani ruse dhe mund të ketë patur favorizime në Shqipëri.

– Si e komentoni heshtjen e ambasadores amerikane Kim në Tiranë në lidhje me këtë hetim?

Berisha: Sigurisht, hetimi do të jetë kompleks. Oleg Deripaska ka arritur gjer në statusin e investitorit strategjik në Shqipëri. Kjo është e vërteta. Përveç të tjerave gjithçka do të hetohet. Dhe këtu ne nuk heqim dorë.

Lidhur me zonjën Kim, dihet botërisht qendrimi im ndaj saj dhe i saj ndaj meje. Nuk mund të them se cili është roli i saj në aferën Rama-McGonigal, i takon drejtësisë në SHBA të bëjë hetimin e përgjithshëm. Ka vetëm një deklaratë, të cilën nëse u kujtohet, unë i jam përgjigjur flakë për flakë. Në një nga intervistat e saj, ajo shprehet se ka bërë hetime edhe FBI.

Në këtë intervistë, ajo tha atë që DASH nuk e ka thënë kurrë. Tani që del lobimi i McGonigal, tani e din ajo nëse e përdori për të mbuluar gënjeshtrat e saj ndaj qeverisë amerikane për personin tim, unë ia le për hetim drejtësisë së SHBA. Ajo është qytetare e atij vendi mik dhe ata do e shqyrtojnë këtë punë.

Ermal Rizai, Syri Tv: Z.Berisha, për këtë ngjarje ka reaguar z.Rama mbrëmjen e djeshme ku ka shkruar se ish-zyrtari i FBI është akuzuar për gjëra që nuk kanë lidhje me të dhe më tej z.Rama ka bërë me dije se ka vendosur të mos merret më me nxjerrjen e çdo guri që hidhet përditë në lum. Dorian Duçka ka reaguar për një media ditën e sotme ku thotë se: Nuk kam koment, mud t;i drejtoheni DASH nëse keni nevojë për më shumë informacion. Si i shkoni këto dy reagime, të kombinuara mes njëri tjetrit?

Berisha: Rama është në panik. E kupton që ka nisur countdoën-i. Rama foli për tregun e Big Brother-it. Por sot Rama e di që të gjitha mediat e botës po çahen. Është afera që ka lënë mbrapa çdo problem tjetër në mediat e botës. Nuk është pak ajo. Është njeriu i kundërinteligjencës së FBI. Njeri me rëndësi të jashtëzakonshme në sigurinë e vendit më të fuqishëm të botës së lirë.

Çfarë i tha DASH një medie shqiptare?

I kemi bërë publike, se në atë që është bërë publike emri i Edi Ramës lakohet pas McGonigal më shumë se çdo emër tjetër i përveçëm.

Pra, Rama nuk e bën dot më strucin. Ai të japë dorëheqjen.

E shpëtuan njëherë me Bilalin. Ju e dini që janë dy qytetarë amerikanë, se edhe Bilali ka nënshtetësi amerikane, të dënuar njëri katër, tjetri gjashtë vite për foton që bëri me Obamën.

Ramën e kursyen si Kryeministër, ose për shkak të imunitetit diplomatik. Tani, ky ka bërë një akt që kurrë një vend partner nuk mund ta bënte ndaj tjetrit. Të shkojë të japë dorëheqjen dhe të dalë para drejtësisë këtu edhe atje.

Kursë Duçka që ta dini ju është ish-drejtor në konglomeratin energjitik për 4 vite. A ju kujtohet juve një aeroplan i gjatë që vinte e merrte Ramën Tiranë-Pekin. Hipte dhe Olsi aty mbrapa. Atë e sillte kompania e Duçkës që ta dini ju. Por kompania e Duçkës është një hetim jashtëzakonisht intensiv në SHBA. Duçka nuk është më drejtor aty, por ka qenë. Dhe Duçka është një nga mafiozët më të rrezikshëm sot.

Çfarë tregojnë këto ngjarje? Tregon se mafiz shqiptare është një nga mafiet më të rrezikshme të botës. Kaq.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale