Berisha: Më 14 maj, duke votuar opozitën, votohet shpresa, rivendosja e pluralizmit, rikthimi i  Shqipërisë në rrugën e demokracisë!

FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË TAKIMIN ELEKTORAL NË SHKODËR

EKSTRAKT

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha përmbylli fushatën elektorale në Shkodër për zgjedhjet e 14 Majit. Nga kryeqendra e veriut, lideri i opozitës i bëri thirrje qytetarëve të votojnë të dielën kandidatin e ‘Bashkë Fitojmë’, Bardh Spahia. Berisha pati edhe një mesazh edhe për kandidatin e Edi Ramës, Benet Becin, të cilit i kërkoi të tërhiqej nga gara, në mënyrë që t’i mbetet pak nder.

‘I thashë dy fjalë në stadium, Benet Becit, po ja them edhe tani: Benet ke edhe 48 orë, tërhiqu të të mbetet pak nder. Të ftosh ti shkodranët të vijnë e të votojnë për flamurin e Edi Ramës, do të mbetet peng gjithë jetën tënde. Ndaj dhe e din vetë, Shkodra ka bërë zgjedhjen, ka Bardh Spahinë, ka opozitën, ka pluralizmin’, tha Berisha.

Kryetari i PD-së, u ka bërë thirrje shqiptarëve që të dalin në 14 maj dhe të votojnë opozitën. 

‘Kalon nga sheshi në shesh bën thirrje, ju që s’më doni mos dilni në votim. Por a mundet një qeveritar, një shtetar të ftojë qytetarët e vet të mos dalin në votim, a ka qëndrim më armiqësor ndaj votës se sa ky. Kjo duhet të jetë një motiv i madh për të gjithë qytetarët e Shkodrës, të votojnë opozitën, të votojnë Bardh Spahinë, të votojnë 1-shin, të votojnë të ardhmen! Duke shprehur edhe njëherë mirënjohje të pakufishme, kam bindjen se me 14 maj, shkodranet dhe shkodranët, mbarë qytetarët e këtij qarku do jenë Rozafa e lirisë, të pamposhtur në idealet e tyre’, tha Berisha.

FJALA E PLOTË

Të dashur dhe të nderuar, qytetare e qytetarë të Shkodrës, vëllezër e motra, zonja e zotërinj. Nderimin tim më të madh, e mirënjohjet më të pakufishme.

Është nder i madh sot të vij tek ju, për të mbështetjen tuaj për kryetarin e ardhshëm dhe aktual të Bashkisë, Bardh Spahia. Të ju ftoj ju me 14  maj në traditën tuaj më të shkëlqyer, në përkushtimin tuaj ndaj lirive, dinjitetit tuaj, të Shkodrës, të votoni numrin 1. Është votë për pluralizmin politik, është votë për idealet tuaja.

Asnjë qytet, asnjë komunitet nuk ka sakrifikuar sa ju, për pluralizmin dhe vlerat e tij dhe merita juaj e jashtëzakonshme është se kurrë nuk ja kthyer shpinën, por i qëndruar atij pavarësisht nga sakrificat që u detyruar të bëni.

Me 14 maj ju ftoj të votoni Bardh Spahinë, kandidatin e opozitës shqiptare, kandidatin e pluralizmit politik, të votoni njeriun i cili gjatë një periudhë të shkurtër që qeverisi, bëri gjithçka për të përmirësuar shërbimet, për të përdorur me transparencë të gjitha burimet e mundshme. Bëri gjithçka për të ruajtur, mbrojtur, dinjitetin e Shkodrës, emrin e saj të madh.

Me 14 maj ju votoni për këshillin bashkiak, por Bardh Spahisë duhet ti njohim një meritë tjetër dhe unë do të ua them.

Po vij nga Lezha dhe rrugës shof se Pjerini kryetari i bashkisë kishte shkrojtur për ne, për demokratët; po vijnë talebanët. Mu kujtua Bardh Spahia i cili qeverisi me një këshill socialist dhe nuk i konsideroi kundërshtarët talebanë, por i konsideroi kundërshtarët në emër të interesave të Shkodrës, në emër të interesave të parimeve kushtetuese të ligjit, duhet të negocionte të bënte kompromise për ta, në mënyrë që bashkia të mbetej e të gjithë qytetarëve të Shkodrës.

Pra Bardh Spahia ka dhënë një provë të madhe dhe unë i garantoj socialistët e Shkodrës se Bardh Spahia është dhjetë herë më afër atyre se Benet Beci që përfaqëson Edi Ramën.

Ndaj dhe çdo votë, qytetarët e Shkodrës duhet të votojnë për Bardh Spahinë.

I thashë dy fjalë në stadium, Benet Becit, po ja them edhe tani: Benet ke edhe 48 orë, tërhiqu të të mbetet pak nder. Të ftosh ti shkodranët të vijnë e të votojnë për flamurin e Edi Ramës, do të mbetet peng gjithë jetën tënde. Ndaj dhe e din vetë, Shkodra ka bërë zgjedhjen, ka Bardh Spahinë, ka opozitën, ka pluralizmin.

Miqtë e mi!

Zgjedhjet e 14 majit për Shqipërinë kanë një rëndësi të jashtëzakonshme. Kanë një rëndësi së pari se, përveç Shkodrës, Shqipëria është moniste kudo për fat të keq, por kjo është e vërteta dhe pushtetet në duart e një njeriu kanë qenë dramat më të mëdha për kombet dhe më mirë se kushdo tjetër e dimë ne shqiptarët.

Por ka një rëndësi të jashtëzakonshme edhe për një arsye tjetër, sepse sot në Shqipëri është instaluar një pushtet i  cili përçmon, i cili shef me neveri, me mungesë respekti qytetarin, e mashtron atë, e rrjep, e vjedh.

Shikoni çfarë bëjnë në qoftëse merrni të gjithë investimet që janë bërë në veri në 10 vite, ju garantoj se janë më të pakta se sa pllakat e sheshit Skënderbej. Kush e ka diskriminuar në këtë mënyrë Shkodrën dhe veriu. Askush tjetër nuk mund ta bënte këtë, përveç Edi Ramës.

Edi Rama po nuk e votove të ka armik. Sapo erdhi në pushtet hoqi ndihmën  ekonomike 20 mijë familjeve në qarkun e Kukësit. Me të gjitha statistikat, qarku i Kukësit ishte dhe është qarku më i varfër i Europës. E ndëshkoi.

Po sot çfarë bën ndaj shqiptarëve. 80% e qytetarëve që jetojnë në varfëri poshtë 1 dollarë nuk marrin ndihmë ekonomike.

Jo se nuk ka para, mundësitë janë të mëdha, por për atë qytetarët edhe aq shumë e kanë. Edi Rama është një armik i ekzistencës sonë.

Nëse ekzistenca jonë përcaktohet nga qenia jonë si komb në këto troje, ne kurrë ndonjëherë nuk jemi pakësuar në 8 vite, aq sa jemi pakësuar në tetë vitet e Edi Ramës.

1 milion shqiptarë janë larguar nga Shqipëria në këto 8 vite. Shkodra dhe Vlora janë dy qarqet nga të cilat janë larguar më shumë banorë.

Ky ritëm është fatal nëse nuk ndalet. Më 14 maj, duke votuar opozitën, Shkodra dhe Shqipëria voton shpresën, voton rivendosjen e pluralizmit, voton rikthimin e Shqipërisë në rrugën e demokracisë, në rrugën e rimëkëmbjes dhe zhvillimit.

Ndaj shfrytëzoj këtë rast t’u bëj thirrje banorëve të këtij qarku, nga Fierza në Vermosh, nga Shala në Velipojë, kudo që janë, ditën e diel të dalin në votime, të votojnë opozitën, të votojnë Bardh Spahinë, të votojnë Isa Ramën, të votojnë Zef Hilën, të votojnë Rrok Gjonin, të votojnë Hil Currin të votojnë të gjithë kandidatët e primareve.

Edi Rama është një armik i qenies shqiptare.

Miqtë e mi!

Po vij nga Lezha. Çfarë mësova aty në shesh? Kishte 4 vite që shtatorja e Skënderbeut nuk vendosej pranë monumentit të varrit të tij. A mund ta bëjë një shqiptar këtë? Po me Skënderbeun çfarë ka ai? Unë i thashë atij që do i hiqet shtetësia Pjerin, do të të shapllim apatrid, se një shqiptar nuk mund ta bëjë kurrë një gjë të tillë.

Por atë e bën Edi Rama. E bën Edi Rama edhe vendin se Shkodra ka sensin e vet të përjetshëm politik.

Është kryeura e kombit me perëndimin. Edhe vendin ky nga e shëtit, e ka futur në mjegullnaja ballkanike. Ja ku i kemi fqinjët tanë perëndimorë. Nuk flitet për ta, po flitet për Beogradin dhe deklaron në mënyrën më të papërgjegjshme se çfarë kuptimi ka anëtarësimi i Shqipërisë në BE pa Serbinë.

Unë ju them ju këtu se, Enver Hoxha në vitin 1946, këtë gjë do thoshte.

Po si do thoshte një shqiptar, ç’kuptim ka një komb i cili me gjithë vështirësitë e mëdha që ka patur, u zgjuar si komb perëndimor, ka një kulturë perëndimore, ka një vokacion perëndimor, me një komb tjetër i cili i ka dyert e hapura për në BE, por ka një orientim lindor, ka një origjinë lindore, nacionalizmi nuk e lejon të eci drejt Brukselit dhe tani ne duhet të mbetemi pengje të Beogradit. Pra, rruga e Tiranës, e Shkodrës, e Shqipërisë për në Bruksel, sipas tij, kalon nëpër Beograd.

Miqtë e mi, ky është një akt tradhtie të lartë, ky është një akt antikombëtar, ky është një akt ntishqiptar.

Me 14 maj ne votojmë për qeveritë vendore, por ju garantoj ju se fitoren e 14 majit nuk do ketë forcë në botë që mund ta ndalojë pa i dhënë duart Edi Ramës në kohën më të shkurtër.

Ai ka disa alternativa fatale për të, por unë dua që të jetë vota juaj, të jetë vota e shqiptarëve ata që do i japë ndëshkimin që meriton.

Ne qëndrojmë prapa parimeve të shpallura, si parti konservatore. Ne jemi për forcimin e familjes shqiptare. Ne besojmë se familja është një vlerë sa tokësore edhe hyjnore. Ne qëndrojmë për taksat e ulëta sepse besojmë se qytetari me iniciativën e tij mund të krijojë më shumë të mira se duke i vjelë shteti edhe qimet e kokës.

Ne qëndrojmë për liritë e të drejtat e individit dhe unë ju garantoj se kjo drejtësi, e kapur si në ditët më të zeza të diktaturës, do çlirohet pas 14 majit. Ne do bëjmë gjithçka që të drejtat e qytetarëve të respektohen, të mbizotërojnë.

Më 14 maj është një ditë e dinjitetit tonë, është një ditë e integritetit tonë, e vokacionit tonë perëndimor.

Ndaj të votojmë të gjithë!

Dëgjojeni seç bën, kalon nga sheshi në shesh bën thirrje, ju që s’më doni mos dilni në votim. Por a mundet një qeveritar, një shtetar të ftojë qytetarët e vet të mos dalin në votim, a ka qëndrim më armiqësor ndaj votës se sa ky. Kjo duhet të jetë një motiv i madh për të gjithë qytetarët e Shkodrës, të votojnë opozitën, të votojnë Bardh Spahinë, të votojnë 1-shin, të votojnë të ardhmen!

Duke shprehur edhe njëherë mirënjohje të pakufishme, kam bindjen se me 14 maj, shkodranet dhe shkodranët, mbarë qytetarët e këtij qarku do jenë Rozafa e lirisë, të pamposhtur në idealet e tyre.

Rroftë Shkodra, rroftë Shqipëria!

Zoti ju bekoftë ju dhe Shqipërinë!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale