/

Berisha: Ne jemi të vendosur të bëjmë një betejë të pamposhtur për të nxjerrë në dritë çdo fakt të këtij skandali. Edi Rama është armik i egër i votës. E gjithë beteja jonë është largimi i tij nga pushteti!

FJALA E KREUT TË PD-së SALI BERISHA NË BASHKËBISEDIMIN ME QYTETARËT NË FB

Mirëdita!

Të  dashur miq të rrjeteve sociale dhe ju qytetarë që e ndiqni në media këtë bisedë timen me ju.

Së pari një përshëndetje të përzemërt.

Së dyti jam këtu sot para jush për të diskutuar së bashku për skenarin i cili tejkalon çdo skenar të njohur të Hollivudit deri më sot, të mafias shqiptaro-amerikane për shkatërrimin e opozitës shqiptare dhe pluralizmit në Shqipëri. Por unë mbetem i hapur në këtë bisedë, për çdo lloj pyetje të çdo natyre që ju dëshironi të bëni dhe unë të përgjigjem.

Sot pas 32 vitesh, për ironinë më të madhe të fatit, vendi që kontribuoi më shumë se kushdo tjetër në përmbysjen e sistemit komunist në Europë, apo eksponentë të këtij vendi në zbulim, diplomaci, dëshmohen mbështetësit më fanatik të regjimit të Edi Ramës.

Angazhohen më të gjithë potencialin e shtetit të tyre të madh, vendit të lirisë për rrënimin e opozitës shqiptare dhe shndërrimin e Shqipërisë në një shtet monopartiak siç ka qenë 46 vite, sundimi i të cilit nuk bazohet më në doktrinën marksiste-leliniste, por bazohet kryekëput në krimin, drogën dhe vjedhjen e qytetarëve shqiptarë.

Është tragjike kur mendon se pasardhësi i Spiro Kolekës, pasardhësi i Kristaq Ramës, xhelatë të vërtetë të shqiptarëve gjatë diktaturës, angazhon, korrupton, një nga njerëzit më të fuqishëm në fushën e zbulimit në planet, për të shkatërruar opozitën shqiptare, PD-në.

Dhe kjo vazhdon me aktin korruptiv mafioz madhor. Pasi e futën në thes ish-kryetarin e PD-së, tani donin të rrënonin dhe një njeri tjetër i cili kishte gjithsej autoritet moral dhe absolutisht asnjë fuqi vendimmarrëse prej 8 vitesh në PD, duhet të rrënonin Sali Berishës.

Dhe këtu mafia e Xhorxh Sorosit, me një lobim korruptiv me Edi Ramën, ja dolën të marrin firmën e Antony Blinken, për shpalljen ‘non grata’ për korrupsion të një njeriu i cili gjatë gjithë karrierës së tij politike, kishte dy epitete të zakonshme në Europë, ‘tepër amerikan’ dhe ‘i pakorruptueshëm’. Por këtu u injorua gjithçka dhe u vendos një ‘non grata’.

Mbi bazën e kësaj linje, guvernatorja Yuri Kim u shndërrua në mbështetësen më fanatike të organizatës kriminale të Edi Ramës dhe qeverisë shqiptare.

Ajo nuk ka gur pa luajtur, nuk la përpjekje pa bërë që të vazhdonte kontrollin e plotë ndaj opozitës shqiptare për llogari të Edi Ramës. Nuk la mbështetje pa dhënë, nuk la rast pa treguar fanatizmin e saj në këtë mbështetjen ndaj Edi Ramës, Belinda Ballukut, Damian Gjiknurit, Taulant Ballës dhe kësaj bande mafioze.

Nuk la gjë, çfarë kishte në dorë duke shkelur çdo rregull, konventën e Vjenës, Kushtetutën e SHBA, vetëm e vetëm që të konsolidonte regjimin e Sorosit, regjimin mafioz të një republike bananesh në Tiranë.

Unë me kaq po e ndërpres ekspozenë time, për të pritur me kënaqësi pyetjet nga ju.

Vis Bejleri: Si do ta sjellim në shina dhe ta bëjmë funksional sistemin e drejtësisë, RamaForma ka sjellë pasoja të pariparueshme dhe e ka bërë aksesin në drejtësi të pamundur?

Berisha: Pyetja juaj është shumë fondamentale dhe është një nga çështjet themelore. Së pari, për të ndërhyrë në këtë sistem krykëput të korruptuar dhe të kontrolluar nga qeveria, vepër e George Sorosit dhe e mafies së tij është jetike dhe vendimtare për të ardhme e Shqipërisë.

Kjo ndërhyrje do të fillojë me një referendum popullor, dhe pas këtij referendumi në bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë, veçanërisht me Komisionin e Venecias, i cili është think-tanku sot më kryesor në botën e lirë për draftimin e ligjeve të Kushtetutës, ne do të ndërhyjmë.

Me reformë të thellë në këtë sistem që t’ja u kthejmë drejtësinë ligjit. Drejtësia shqiptare të jetë një drejtësi e pavarur nga ekzekutivi, nga politika, nga guvernatorë dhe nga mafie ndërkombëtare, por të jetë e varur nga ligji i Kushtetutës së vendit.

Pas referendumit do të hartohen ligjet dhe të cilat në rast nevoje do t’i nënshtrohen referendumit popullor.

Halim Hysniu: Z.Berisha si ka mundësi ti dhe gjithë opozita keni rënë në heshtje dhe nuk flisni për Arben “Tigrin”, apo e ka gur shahu edhe opozita. Flitet që është ‘kal troje’?

Berisha: Për Arben Tigrin Sali Berisha dhe Opozita ka fol më shumë se për cilindo tjetër. Por Arben Tigri është nën mbrojtjen e plotë të SKAP-it dhe Edi Ramës. Sepse një qime floku po i lëvizi atij, bie Edi Rama dhe vetë SPAK-u që është i përvëluar nga paratë e inceneratorëve dhe nga vepra të tjera të korruptimit.

Sali Berisha dhe opozita në mënyrë absolute nuk do kursejë asnjë njeri në këtë përpjekje.

Gjergji Grabocka: A do ta korrigjoni reformën në drejtësi?

Berisha: Reformimi i sistemit të drejtësisë, nxjerrja e tij jashtë reformës së George Sorosit, që e kam cilësuar se është një nga aktet më madhore të korrupsionit ndërkombëtar, ajo do të ndodhë.

Nuk ka deklaratë që mund të maskojë dështimin e plotë të kësaj reforme. Sot shqiptarët krenarinë e saj për guvernatoren Kim për SKAP-in e partisë e besojnë vetëm 10% e tyre.

Fiqirete Muhametaj: Z.Berisha si do ta zgjidhni problemin e vulës së partisë? Po ia dha gjykata Alibashës ju rrezikoni që të rregjistroheni në KQZ, nuk keni komisionerë, pra rrezikoni zgjedhjet. Si do të veproni?

Berisha: E nderuar zonjë, shqetësimi juaj është legjitim, por këtu gjykata, që ta keni parasysh, ka vendosur në mënyrë të qartë dhe të kristaltë se Kongresi i 11 dhjetorit është legjitim. Se statuti i saj, vula, flamuri, sigla janë që të gjitha ato të 11 dhjetorit për PD.

Në të gjitha vendet e lira të botës, ky vendim gjykate ka vetëm një vlerë, ka vlerën për të regjistruar këtë parti në regjistrin e forcave politike dhe shoqatave që krijohen në këtë vend.

Edi Rama nuk e lejon regjistrimin e këtij vendimi, duke urdhëruar kancelarin të mos regjistrojë vendimin në regjistrin e saj. Edi Rama, dhe për hir të së vërtetës këtu, edhe guvernatorja Yuri Kim në mënyrën më anti-demokratike, anti-kushtetuese dhe më të turpshme ndërhyri që të shpallin palë me një gjykatëse mercenare, me një gjykatëse të korruptuar nga koka te këmbët

Kjo ndërhyrje do fillojë me një referendum popullor. Më pas në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtare, ne do ndërhyjmë me reformë të thellë në këtë sistem, që t’ia kthejmë drejtësinë ligjit, që ajo të jetë e pavarur nga guvernatorë dhe mafia ndërkombëtare. Të shpallin për herë të parë në historinë e drejtësisë botërore palë atë që nuk ishte palë. Të shpalli Enkelejd Alibeajn pas vendimit të gjykatës palë dhe këtë mban peng apeli. Këto janë makinacione që kanë një synim nga Edi Rama, pasi dështoi me shkatërrimin dhe marrjen peng të PD me McGonigal e FBI, dështoi në rrënimin e Sali Berishës dhe PD me lobimin mafioz të FBI dhe George Sorosit, dhe Edi Ramës. Dështoi me sdekurajimin e demokratëve për të ndjekur të vërtetën në këtë betejë. Tani mendon se mund ta përjashtojë me këtë mekanizëm.

Ju garantoj se Edi Rama do të përballet me gjithë fuqinë e kësaj partie, dhe kjo parti do të dalë fitimtare nga këto zgjedhje.

Syrja Fraholli: Z.Berisha jetoj në Greqi dhe dua të vij në 14 maj për të votur ndryshimin, por dua të di sa e garantuar e kam votën që të mos më vidhet nga Rilindja. Faleminderit dhe respekte për ju.

Berisha: Edi Rama është armik i egër i votës. E gjithë beteja jonë është largimi i tij nga pushteti. Unë e konsideroj akt patriotik vendimin e çdo emigranti dhe qytetari të diasporës të vijë dhe të votojë në zgjedhjet në Shqipëri.

Ne do bëjmë gjithçka që të votoni në vendet ku jetoni për zgjedhjet në Shqipëri.

Ersel Engjëlli: Çfarë do të bëhet me çështjen McGonigal, apo do ta kalojë siç i ka kaluar të tjerat?

Berisha: Çështja McGonigal nuk do të kalojë kurrë si të tjerat. Kjo është një çështje që ka tronditur thellë opinionin publik shqiptar dhe ndërkombëtar. Çështja McGonigal është simbol i veprimeve më të zeza që një mafie ndërkombëtare ndërmerr ndaj një vendi. Jo më për asgjësimin e dy-tre personave, por të pluralizmit politik.

Të gjithë ata që u implikuan në këtë operacion të turpshëm, unë kam besim se do marrin vendin që meritojnë. Ne në Shqipëri jemi të vendosur të bëjmë një betejë të pamposhtur për të nxjerrë në dritë çdo fakt të këtij skandali. Të këtyre akteve anti-kushtrtuese dhe anti-kombëtare të Edi Ramës.

Jemi vendosur të informojmë komisionin hetimor në SHBA, për veprimtarinë kriminale, anti-demokratike dhe anti-kushtetuese të McGonigal dhe të çdo diplomati që ka vazhduar veprën e zezë të shkatërrimit të opozitës shqiptare. SHBA vendi i madh i lirisë nuk mund të jenë kurrë dakord që të lenë një vend pa apo me opozitë kukull, siç bën përpjekje McGonigal dhe guvernatorja Yuri Kim.

Leonardo Nika: Përshëndetje doktor, a do të vazhdojnë protestat edhe pas 11 shkurtit. Çështja është që të mos veprojmë si Basha që po i shmang protestat me forma mafioze.

Berisha: Ju garantoj dhe ju betohem se kurrë nuk do shmangen. Protestat do të vazhdojnë deri në fitoren e kauzës sonë. Pyetja juaj është shumë e drejtë. Nqs ne vendosim, ndërgjegjësohemi, se Edi Rama ka marrë peng në fund të fundit të ardhmen e këtij  vendi, ne nuk mund ta pranojmë kurrë një fakt të tillë dhe do bëjmë gjithçka për përmbysjen e tij.

Lulash Ibraj: Po me EdGonigalin si do bëhet?

Berisha: Me EdGonigalin do bëjmë gjithçka që t’i rezervojmë fati e Charles McGonigal. EdGonigali, e keni cilësuar shumë drejtë dëshmoi se në fakultetet e tij mendore të errëta primitive, ndan të njejtën mendësi për kundërshtarin politik që ndante Spiro Koleka, Enver Hoxha, kampe përqendrimi dhe burgje. Që ndante i ati i tij xhelat kur firmoste ekzekutimin e Havzi Nelës. Por lavdi Zotit, ne qendruam!

Qendruam në kushtet më të jashtëzakonshme dhe ne, garantoj se do ta ndjekim deri në zgjidhjen përfundimtare e EdGonigal. Dhe jo vetëm të EdGonigal, se ju jeni dëshmitarë, se atë që EdGonigal stiset në bodrume si mafioz, atë e vazhdoi publikisht guvernatorja Yuri Kim kundër opozitës shqiptare në mbështetje të regjimit më mafioz të europës dhe botës.

Mos harroni këtu, qendrimet dhe aktet e saj. Puthjet dhe plluqet e saj me qeveritarët, darkat, drekat, ahengjet, etj. me radhë. Që të gjitha për të treguar mbështetje pa kushte për këtë regjim mafioz.

Hafiz Onuzi: Z.Berisha, ju falenderoj për këtë bisedë dhe për të gjithë kontributin tuaj esencial në shërbim të interesit të përgjithshëm. Çfarë do të bëhet me infrastrukturën rrugore? Ne u mësuam me ju që investuat pa masë në rrugë si arterie zhvillimi.

Berisha: Infrastruktura rrugore ka dy probleme madhore sot. Së pari, përfundimin e segmenteve të papërfunduara. Së dyti, mirëmbajtjen e saj të plotë.

Lidhur me të parën, unë ju them ju se infrastruktura rrugore po përdoret sot për të vjedhur me thes. Nqs ju niseni sot për në Vlorë, do të arrini atje afërsisht për 1 orë e 20 minuta, apo afërsisht 1 orë e gjysmë. Kjo kryekëput falë investimeve që bëri qeveria e mëparshme në këtë aks rrugor.

Por nëse niseni për në Shkodër, ju kurrrë nuk arrini këtu pa tri orë e gjysmë, apo katër.

Sepse edhe sot, kjo qeveri, çfarë bën?

Kjo qeveri investon 320 milionë në rrugët anësore Kavajë- Fier, në një akt vjedhje absolut të papërgjegjshëm. Investon 6 milionë euro për zgjerimin e rrugës Elbasan-Librazhd në një kohë kur çmimet janë të paktën 4 herë më të ulta.

Pra, qeveria do përfundojë të gjitha segmentet e mbetura papërfunduar. Shikoni se çfarë ndodh në Rrugën e Arbrit.

Rruga e Arbrit kur ne dorëzuam pushtetin kishte të përfunduara 32 km. Kishin mbetur për ndërtim 27 km. E pranoj, pjesa më e vështirë  sepse kishte mbetur pjesa e tunelit të Murrizit.

Çfarë ndodh prej 7 vitesh? Prej 7 vitesh rruga përsëri nuk është ndërtuar, sepse është e tëra mafia qeveritare që vetëm vjedh dhe vjedh në këto rrugë. Këto do të marirn fund.

Krahas përfundimit dhe rindërtimit të të gjitha rrugëve të vendit, kanë pas mbetur rreth 4000 km rrugë dytësore të parindërtuara. Qeveria do të krijojë fondin e mirëmbajtjes së rrugëve. Fond i cili do të garantojë një mirëmbatje njëlloj si në vendet e zhvilluara.

Eri Prenga: Doktor, a mendon se më datë 6 mars gjykata do na e japë vulën, dhe në qoftë se jo, si do të futemi në zgjedhjet e 14 majit. Zoti të ruajttë!

Berisha: Nuk kemi asnjë problem me gjykatën. Gjykata ka dhënë vendimin e saj. Vendimi i 25 marsit, që njeh legjitim dhe në përputhje me Kushteuttën, Kuvendin e 11 dhjetorit, është vendim që në çdo vend të lirë të planetit, ka vetëm një kuptim: regjistrimin në regjistrin e forcave politike.

Çdo vendim tjetër mbi këtë është antikushtetues dhe antiligjor.

Nëse Ali Basha ka pasur një të dhënë, një objeksion për vendimin e gjykatës, ai kishte të drejtë të hapte proces gjyqësor në Gjykatën e Tiranës, por ai nuk mund të bëhej palë kurrë në një proces ku nuk ishte palë. Në atë proces kishte vetëm një palë. Dhe kjo palë ishte Ivi Kaso, dhe asnjëri tjetër përveç Ivi Kasos.

Kështu që bërja palë e Alibashës me ndërhyrjen direkte dhe të fuqishme të Edi Ramës, dhe të McGonigal-it me fustan, siç e ka pohuar vetë, është një akt antikushtetues, antiligjor.

Jurgen Kofsha: Z.Berisha, si do t’i mbështesni bizneset e vogla, se dita ditës po mbyllen nga taksat dhe nga largimet e shqiptarëve në Europë? Ke qenë i vetmi që i ke mbëtetur bizneset e vogla.

Berisha: Do t’i mbështes fuqishëm. Këto ditë një biznes i vogël më dërgoi një mesazh: Në kohën tuaj paguaja sigurime shoqërore 15 mijë lekë, sot paguajmë 67 mijë lekë. Paguanim qiranë një shumë disa herë më të ulët. Paguanim korrentin elektrik 4 herë më të ulët.

Ju garantoj se të gjitha këto marrin fund. Taksa e arsimit dhe çdo taksë tjetër, nuk do të jetë më, nuk do të rëndojë mbi ju. Lulëzimi  i biznesit të vogël do të jetë një nga drejtimet më kryesore të reformës që ne do të ndërmarrim.

Dardan Bardhi: Përshëndetje z.Berisha. Në Opinion një gazetare me emrin Alba ju bëri një pyetje për të thënë emrat e gjykatësve që kanë patur takime me Charlin e FBI. Ju edhe ne si opozitarë, a nuk mendoni se pak më vonë duhet të zbulohen emrat e tyre edhe t’iu tregosh popullit se gjithçka është në dorën e Edvin Krimit?

Berisha: Pyetja dhe shqetësimi juaj është i drejtë. Kam folur për prokurorë të SKAP-it, por e sigurt që nuk janë vetëm ata. Absolutisht çdo gjë do të bëhet publike nëpërmjet komisionit hetimor parlamentar, i cili do të jetë autoriteti zyrtar që do të informojë opinionin publik shqiptar dhe atë të SHBA për veprimtarinë e McGonigal, bashkëpunëtorëve të tij në qeverinë shqiptare me në krye Edi Ramën.

Selim Karaj: I nderuar doktor, protesta do jetë një shëtitje si gjithnjë, apo do bëjmë qëndresë afatgjatë?

Berisha: Protesta është sipari i një revolucioni që synon dhe ka për objektiv madhor rrëzimin e kësaj kalbësire që qeveris sot në Shqipëri dhe që emrin e ka Edi Rama.

Anton Pergjoni: Përshëndetje doktor. A do merren masa për ndërhyrjen e punëve të brendshme të politikës shqiptare të Yuri Kim me ardhjen tuaj në pushtet?

Berisha: E kam deklaruar i nderuar zotëri në mënyrë të përsëritur, dhe nuk ka qenë e lehtë për mua, sepse kjo ndërhyrje që bëhet në shkelje të çdo parimi ka në bazë dosjet e ndërsjella që Yuri Kim dhe Edi Rama disponojnë për njëri-tjetrin.

Kam deklaruar me kohë se fuqia korruptive e regjimit të Edi Ramës, edhe në atë kohë kur unë nuk dija për McGonigal, por shihja shfaqjet. Kam deklaruar me kohë dhe më vjn keq që t’i referohem vetes sime se regjimi i Tiranës përdor tre format madhore të korrupsionit.

Përdor korrupsionin politik, monetar, erotik për të krijuar mbështetje për veten e tij, për të mbuluar krimet e tij dhe funksionimin si një organizatë kriminale.

Ju garantoj se kjo që ka ndodhur gjatë qeverisjes së Edi Ramës, nuk ka ndodhur kurrë më parë gjatë qeverisjes së demokratevë. Ambasadorë të SHBA janë respektuar në shkallën më normale, siç kanë merituar. Por ata nqs kanë patur ndonjë tendencë për të ndërhyrë në probleme që nuk iu takonin në asnjë mënyrë iu është thënë faleminderit, kjo nuk iu takon ju, është çështje e jona.

Dhe mund t’i merrni të gjitha mediat për peiudhën që ka qeverisur PD. Kam qenë 13 vite në pushtet dhe nuk ka ndodhur kurrë që ambasadori i SHBA të lobojë për kompani që fitojnë pa tender, prokurime, apo koncensione në Shqipëri.

E tregova këto ditë, dhe prap po e ritheksoj.

Në vitin 2005 kur unë erdha në pushtet si koalicion, ne trashëguam disa koncensione pa tender të hapur të firmosura nga Fatos Nano. Njëri nga këto koncensione ishte ai i Tiranë-Durrës-Kavajë të dhënë General Electric. Gjigandi që në atë kohë kishte buxheitn 500 miliardë dollarë. Natyrisht ishte i papranueshëm për normat dhe standartet e qeverisë sime.

Dhe unë vendosa, pavarësisht nga lidhjet stratosferike që kjo kompani kishte në vendin e saj, të anulojë tenderin. Ambasadorja e SHBA në nderin dhe dinjiteitn e saj nuk bëri asnjë presion ndaj meje, apo qeverisë sime. E vetmja gjë që bëri ishte, na dha një këshillë: Pëprpiquni që të bëhet një zgjidhje, sepse është firmosur. E kishte çuar edhe në parlament Fatos Nano atë, ishte firmosur dhe ne bëmë një zgjidhje nëpërmjet arbitrazhit. Qeveria shqiptare pagoi 10 milionë dollarë gjobë, për shkak të qeverisë së mëparshme, por nuk lejoi që 120 milionë dollarë të avullonin në atë mënyrë siç ishte në atë kontratë.

Anulova në atë kohë ndërtimin e Skavicës. Dy kompanitë ndër më të mëdhatë italiane, nuk patën asnjë reagim. Iu bëra të qartë se ju jeni të respektuar nga unë. Keni të gjitha kredencialet, por nuk mund të pranoj një koncension pa tender. Ambasadori i talian nuk shkeli ndonjëherë në zyrën time për bërë presionin më të vogël që unë të ndryshoja mendimin.

Kurse zonja, ka qenë një avokate e paimagjinueshme e korrupsionit qeveritar në këto afera. Sa na pozonte me Skavicën, pozonte me Belinda Ballukun tek lugetërit e ardhur në Vlorë në mënyrën më anti-transparente. Shqiptarët duhet ta dinë dhe ia them sot kësaj zonje.

Ju duhet ta dini zonjë, se ndërkohë që derdhim ujë nga digat paguajmë 90 mijë euro. 2 gjeneratorët e marrë nga Bangladeshi që ju shkoni dhe i bekoni si mbështetje. Pra, a e kanë paguar këtë kompanitë amerikane, apo kompanitë shqiptare?

Kjo është çështje hetimi, po të kisha fakte unë i bëj publike. Por këto qendrime janë krejtësisht të papranueshme.

Besim Shurbi: Z.Berisha edhe ata pak njerëz që kanë patur hije dyshimi për lëvizjen tuaj për sa i përket shpalljes non grata, e kuptuamtashmë se çfarë ka  ndodhur në të vërtetë/

Berisha: Unë, kur ndodhi ky vendim nuk jam zemëruar me asnjë njeri që mendonte se vërtet këtu nuk është pa gjë. Se DASH ka të drejtë. Se Amerika është vendi pa të cilin nuk mund të ecet. Se Amerika ka kontributet më të mëdha në historinë e lirisë së këtij kombi.

Nuk kam patur asnjë kundërshtim për këto. Por kam patur një gjë. Doja të mbroja të vërtetën. E kam thënë dhe e them: Unë dua Amerikën, por dua të vërtetën më shumë. Dhe kam bindjen më të thellë se kjo është mënyra më e mirë për të dashur Amerikën.

Kam bindjen se unë mbrojta, jo vetëm dinjitetin tim. E them këtu: Mbrojta dinjitetin e shqiptarëve, të Shqipërisë. Unë kam qenë kryetar shteti, kam qenë kryeministër.

Në historinë e këtij vendi në 32 vite jam njeriu më i votuar. Ndoshta në proporcion më i votuar se çdo njeri në Gadishullin e Ballkanit.

Unë duhet sigurisht, ose të zhdukesha nga politika nqs do kisha bërë qoftë edhe një gabim të vetëm. Unë dhe fëmijët e mi. Çka unë nuk i përjashtova ata asnjëherë, sepse iu kisha thënë fëmijëve të mi që në fillim: ky është kodi që duhet të ndiqni ju në të gjithë veprimtarinë tuaj.

I bindur se çdo gjë bazohej në shpifjen, trillimin, lobimin korruptiv nisa këtë betejë. Mbetem pafundësisht mirënjohës ndaj të gjithë atyre që më besuan, mbështetën. Që të gjithë në tërësinë e tyre shqiptarët më pro-amerikanë, por edhe ata njëlloj i unë, besonin se e vërteta është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër. Dhe ata njëlloj si unë besonin se Amerika nuk është e pagabueshme, dhe se korrigjimi i gabimeve e bën atë vend të madh, të sigurtë në të ardhmen e tij.

Përparim Tafa: I nderuar Dr. Të shkruaj nga Gjermania. Na premto se do na e mbrosh votën në 14 maj, ose na duhe ttë lëmë shtetësinë.

Berisha: Mbrojtja e votës ka një kusht sinekuanon largimin e Edi Ramës. Ndaj edhe ju ftoj të bashkojmë të gjithë potencialin tonë për të larguar këtë demon pushteti që ndan psikologjinë më të zezë, më të errët të Spiro Kolekës dhe Kristaq Ramës ndaj kundërshtarëve politikë dhe votës së lirë. Që mobilizion dhe korrupton eksponentë kryesorë të FBI dhe diplomatë të tjerë për të garantuar këtu një Shqipëri pa opozitë.

Xhoni Bravo: Doktor, a mundet populli ta kapë Edi Ramën dhe ta burgosë vetë?

Berisha: Jo, populli nuk bën drejtësi vetë. Populli mund ta përmbysë Edi Ramën dhe Edi Ramës t’ia tregojë vendin drejtësia e reformuar.

Hajredin Qafa: Zoti Berisha me çfarë sigle do konkurroni në këto zgjedhje?

Berisha: Me siglën që përmbysëm etërit e Edi Ramës dhe të cilën Edi Rama kërkon ta përdhosë dhe ta poshtërojë, duke ia hequr forcës më të madhe politke. Ky demon pushteti, e them edhe njëherë, njeri që nuk ka asnjë normë, asnjë moral, asnjë nder, as flamur, që s’ka asgjë përveç pushtetit të tij dhe parave të vjedhura. Kërkon tani që të na përjashtojë nga zgjedhjet në mënyrë që të fitojë me Alibashën zgjedhjet e 14 majit, por llogaritë i ka gabim. Siç i dolën llogaritë gabim me McGonigalin, kësaj here shqiptarët do t’i tregojnë vendin, dhe absolutisht do të mjerohet në këtë përpjekje të turpshme primitive. Në këtë përpjekje që do ia kishte lakmi edhe Enver Hoxha apo Gadaffi.

Azis Bizbiqi: Në qeverinë tuaj, kush është projekti për kthimin e shqiptarëve në vend?

Berisha: Projekti universal, po ta quajmë kështu, është një Shqipëri normale. Një Shqipëri në të cilën sundon ligji. Një Shqipëri në të cilën sundon transparenca. Një Shqipëri në të cilën pasuritë publike kthehen në mirësi për shqiptarët. Por këto të gjitha nuk mjaftojnë.

Do këtë padiskutim, programe për rikthimin e emigracionit dhe diasporës. Ekselencave të tyre. Do të ketë siç kemmi patur Braingain dhe promin e ekselencës, ato do të shumëfishohen në fuqinë e tyre.

Për sa i përket emigracionit në tërësi, do ketë stimuj fiskalë për kthimin e tyre, por zotëri dua t’ju rikujtoj këtu, se në vitin 2005-2013 `68 mijë familje u rikthyen nga emigracioni nga Italia, Greqia, vende të tjera për të investuar në Shqipëri kursimet e tyre dhe për të ndërtuar të ardhmen.

Pra, kjo që them unë nuk është një supozim i pabazuar, por kjo bazohet në një trashëgimi shumë të mirë. Dhe ju besoj e dini, se në vitet 2007-2013, popullata u rrit nga viti në vit, deri në vitin 2014. Nga 2014 e deri më sot, Shqipëria shkon në shkreitm të vazhdueshëm.

744 mijë shqiptarë në vitin 2021, pa llogaritiur vitin 2022, kanë emigruar në hapësirën e vendeve të BE. Dhe po të llogarisimin SHBA dhe Kandanë, e vende të tjera, i bie 31% e popullatës është larguar nga Shqipëria. Ka nuk ka larguar nga një vend asnjë luftë lokale, botërore, rajonale, qofshin ato.

Ina KurtiÇfarë pyetje keni për oligarkët e pronave publike. Sukthi pati një studim, projekt pilot që nuk u zbatua. Mijëra euro të shkuara dëm.

Sali Berisha: Asnjë njeri nuk do të mund të marrë pronat publike, pa kompensuar pronarët e ligjshëm. Ky ka qenë zotimi ynë solemn. Ne patëm krijuar fondin prej 100 mijë hektarësh dhe ofronim për ish-pronarët, mundësitë për kompensimin financiar apo me tokë, sipas përzgjedhjes së tyre. Ky projekt filloi të marrë jetë. Edi Rama jo vetëm që uzurpoi këtë projekt të 100 mijë hektarëve dhe që po vinte në rritje, por Edi Ramadefakto ka konfiskuar të gjithë territorin e bregdetit shqiptar nga Velipoja tek Kepi i Stillos, me ligjin famëzi të koorporatës së investimeve strategjike. Në dhjetëra herë unë jam përpjekur tu shpjegoj shqiptarëve se çfarë do të thotë ky ligj dhe ky ligj nuk do të thotë asgjë tjetër, përveç se kjo që thoni ju. Jo vetëm pronë publike ta rrëmbejë qeveria, kur të dojë, por të rrëmbejë qeveria për llogari të oligarkëve edhe tokën private dhe të ua japë ministrave të tij, të ua japë Deripaskave, siç ja ka dhënë Deripaskës rus në Divjakë. Kemi të bëjmë me një çështje madhore, por edhe këtu kemi korrupsion të madh. Edhe ky është korrupsion transatlantik. Unë ju garantoj pse. U them qytetarëve të Himarës, që ata avokatë në Uashington që dilnin e mbështesnin projektin, edhe ata ose nuk e kanë njohur pasojat e ligjit të korporatës së investimeve strategjike, ose kanë mbushur xhepat nga Edi Rama dhe oligarkët. Se ai ligj konfiskon në Velipojë, Ranën e Hedhun, Shëngjin dhe gjer në Kepin e Stillos. I lë dorën e zezë qeverisë për të rrëmbyer pronën private dhe jo vetëm publike. Ky ligj do të jetë ndër të parët që do të anulohen sapo të vijë qeveria e demokratëve në pushtet.

Ana Isaraj: Përshëndetje doktor Berisha, ju uroj njëfundjavë të mbarë. Kisha një pyetje, si do të përzgjidhen kandidatët për Këshill Bashkie dhe kur do të fillojë procesi i nxjerrjes së kandidatëve.

Sali Berisha: Ana, të falënderoj për pyetjen. Po punohet, por të jem i sinqertë, një vështirësi ekziston në procedurën e zgjedhjes së tyre. Zgjedhja e tyre, unë besoj se duhet të bëhet përsëri me primare. Natyrisht në këtë rast komplikimet janë më të mëdha, në primare do të ketë komplikime serioze. Pse? Sepse të marrin Tiranën, ose një rreth tjetër. Nëse do të ndjekim përfaqësimin mund të ndodhë që nga lista të dalë një këshilltar i cili ka marrë 1 mijë vota dhe në listë të dalë një këshilltar që ka marrë vetëm 100 vota, vetëm për shkak të zonës që i takon. Këtu nuk është një problem i thjeshtë. Juristët kanë një debat të shëndetshëm për këtë procedurë dhe ne po përpiqemi të marrim eksperiencën edhe të të tjerëve për të bërë realitet sa më shpejt zgjedhjen e këshilltarëve të PD në të gjithë Shqipërinë. 

Arben Hoxha: Si ka mundësi që për ish-të përndjekurit nuk flet njeri nga opozita. Si do të jetë sjellja juaj me këtë shtresëapo përsëri do të zgjidhni atë që mendoni, siç bëtë me Alibeajn që na turpëroi me sjelljen e tij

Sali Berisha: Unë mendoj se prania e të përndjekurve politikënë të gjitha nivelet e PD-së është jetike për ekzistencën e kësaj partie. Të përndjekurit politikë, trashëgimnia e tyre përbën trashëgimninë më të shkëlqyer, më të çmuar, më të pasur të kësaj partie. Në këtë kontekst ju siguroj se do të vazhdojmë përpjekjet për një rol gjithnjë e më të madh të kësaj shtrese në jetën e PD dhe vendit. Padiskutim që shoqata e të përndjekurve politikë do të ketë zërin e tyre të fuqishëm në të gjitha vendimet e kësaj partie në raport me çdo aspekt të të përndjekurve politikë. Do të bëjmë gjithçka që shoqëria shqiptare të ndahet me dinjitet nga ajo periudhë e zezë e përndjekjes së shqiptarit nga shqiptari. Dhe kjo ndodh vetëm atëherë kur kjo shtresë të marrë dëmshpërblimin dhe kompensimin e plotë që i takon, të zërë vendin e vet në jetën e Shqipërisë. Jam këtu për të theksuar vetëm një moment. Në vitin 2007, në bashkëpunim edhe me shoqatat ne vendosëm si normë kompensimi për ditën e burgut, normën më të lartë që ekzistonte në ndonjë vend, 18.6 dollarë. Patën njerëz që e quajtën jo të arsyeshme. Unë i siguroj ata se po të bëhet llogaritja e atyre që kjo shtresë ka ndërtuar në këtë vend si skllevër të regjimit të Enver Hoxhës, kjo shifër mund të ishte edhe më e lartë. Unë kam ardhur në Tiranë në vitin 1958, kam ardhur fëmijë, 14 vjeç, adoleshent. Por unë kudo që kaloj në këtë qytet, pothuajse kudo që kaloja, kam në memorie kampet e punës që ndërtonin blloqe pallatesh, ndërtonin stadiume, ndërtonin Tiranën, ndërtonin veprat industriale, hekurudha. Kanë ndërtuar aq shumë. Ju këshilloj të lexoni libra, se ka statistika se çfarë lumenj djerse kanë derdhur ka njerëz dhe që të gjitha si dënim ndaj tyre. Atëherë shoqëria nuk mund të jetë e qetë. Përveç atyre që u pushkatuan, Edi Rama ka përjashtuar, ka amenduar ligjin dhe nuk dëmshpërblen pasardhësit e të pushkatuarve duke harruar se çfarë jete bënin kur jetonte në bllok, në parajsë të ndërtuar mbi krimin, ata dergjeshin kampeve të punës. Kështu që ky është një detyrim madhor i shoqërisë shqiptare për të bërë, për tu ndarë nga ajo e shkuar e zezë, ku shqiptarët ndiqnin shqiptarët. 

Anton Përgjoni: Përshëndetje doktor, nga ardhja juaj nëpushtet a do merren masa pëYuri Kim për ndërhyrjet e paligjshme në punët e brendshme politike në Shqipëri?

Sali Berisha: Ju garantoj se gjatë gjithë kohës që Sali Berisha ka qenë në pushtet, ju garantoj se kurrë vendim nuk është marrë, nuk është diktuar nga askush. Përveç se në një rast mbi bazëfaktesh dhe kaq. Natyrisht në rast se partnerët sjellin fakte mbetem mirënjohës dhe mbaj çdo qëndrim. Por raste të tjera, asnjëherë, as nuk kanë ndodhur, as nuk mund të ndodhin. Është emëruar çdo zyrtar sipas atyre kritereve, përfshirë këtu edhe shefin e Shërbimit për të cilin sigurisht u varën hundë dhe buzë, por detyra ime ishte të veproja si kryeministër i një vendi sovran dhe unë kështu veprova. Çfarë ka ndodhur me paasardhësin e tij, që ishte edhe zëvendësi i preferuar i Ramës. Iku, se ra në erë të aferës McGonigal. Nëqoftëse Helidon Bendo ka informuar partnerët për këtë aferë, unë e përgëzoj atë dhe vlerësoj se ka bërë detyrën e një patrioti dhe shërbimi luajal ndaj vendit mik, që ne kemi 1 mijë detyrime. Nuk kam të dhëna konkrete. Habia Mcgonigal është kjo, si ka mundësi që ky njeri të operojë 2 vjet në Shqipëri me intensitet të madh dhe në fund ta zbulojë dashnorja e tij, Rozeta, të më falë se mund të jetë grua e ndershme. Besoj se e morët vesh. Ajo që unë deklarova një ditë, dhe që mediat qeshën me ironi ajo provohet tani në gjykatë. Rozeta nuk ka vjedhur. Rozeta të gjitha strajcat me para dhe hapjen e kasafortës e ka bërë me urdhër të Alba Klosit. Dhe unë e deklarova këtë para gazetarëve në rast se ju kujtohet, gazetarët e përcollën  me ironi, sarkazëm, nxori dhe ky variantin e tij. Por ishte shumë e thjeshtë. Si mundet që një grua pa asnjë haber nga teknologjitë sekrete të hapte një kasafortë. Nuk e hapte dot kurrë. Kasafortën del tani, se Rozeta kodin ja kishte dhënë Alda. Zbatoi urdhrat, çoi të fshehë, jo 120 mijë sa thotë Alda, por 700 mijë euro të vjedhura bashkë me atë që ai miku e quajti, ‘tigri i korrupsionit’ Arben Ahmetaj, se ai ishte strumbullari, i papërmbajtur. 

Astrit Kasumaj: Përshëndetje doktor, kur të jeni në pushtet a do ta hiqni pagesën e Rrugës së Kombit.

Sali Berisha: Akti i parë i mbledhjes së qeverisë, javën e parë, do të jetë anulimi i këtij vendimi famë zi, antishqiptar, antikosovar i Edi Ramës.

Klodian: Z. Berisha, çfarë mendimi keni pëLuizin te BigBrother dhe a do ti bëni ftesë të jetë pjesë e fushatës së PD, pas përfundimit të BBV. 

Sali Berisha: Besoj se nuk ka asnjë rëndësi mendimi im, pasi Luizi dëshmoi veten një artist. Interpretoi si artiste me talent dhe meritoi, nuk shkoj më tutje sepse secili ka diellin e vet, dhe unë nuk dua ti përzihem askujt në diellin e tij. Meriton plotësisht admirimin e publikut shqiptar dhe më gjerë. Pjesa e dytë e pyetjes është invalide në kuptimin që, secili ka diellin e tij, prandaj dhe nuk ka një përgjigje për këtë.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale