Berisha: Nga Durrësi nisim sot aksionin, marshin e fitores. Ne do të ngrihemi!

EKSTRAKT

Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha, në një takim entuziast në Durrës, u shpreh se, sot nis aksioni me të cilin do të kundërshtohet, me të cilin do mbillet shpresa, me të cilin do krijohet orteku i madh i përmbysjes së regjimit më të shëmtuar.

Berisha tha nga Durrësi se, emrin nuk do të ndërrohet. Se emri dhe demokracia e Shqipërisë, pluralizmi dhe shpresa e Shqipërisë duhet të jetojë dhe do jetojnë gjithmonë.

Berisha iu drejtua qytetarëve të Durrësit, po pse nuk dashka të hetojmë ne thjeshtrën e Ramës, e cila është e papërmbajtur në tendera? Berisha tha se, kjo është një betejë dhe ne do e fitojmë.

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, nuk ka sanksion, nuk ka burg, nuk ka gjë në botë që mund të ndalë opozitën. Ne jemi shpresa e vetme e shqiptarëve.

Berisha tha nga Durrësi se, portin nuk do i falet kurrë Edi Ramës dhe se apartamentet do i marrë Sinaloa e Meksikës dhe klanet e tjera të drogës.

Kryetari i PD, Sali Berisha paralajmëroi Edi Ramën nga Durrësi se nuk do t’i shpëtojë dot këtij revolucioni. Berisha tha se, Opozita është në këmbë dhe në aksion.

FJALA E PLOTË E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË BASHKËBISEDIM ME QYTETARËT NË DURRËS

Të dashur demokrate e demokratë, qytetare e qytetarë të Durrësit, të pranishëm në këtë sallë dhe kudo që jeni sot.

Të dashur miq të pranishëm në këtë panel.

Së pari, përshëndetjet e mia më të përzemërta dhe kënaqësinë më të madhe që nisim sot në Durrës, marshin, aksionin tonë të fitores.

Nisim sot aksionin me të cilin ne do të kundërshtojmë, me të cilin ne do të mbjellim shpresën, me të cilin ne do të krijojmë  ortekun e madh të përmbysjes së regjimit më të shëmtuar në historinë e kohërave, pas regjimit të Enver Hoxhës, regjimin e pasardhësit të xhelatëve të diktaturës, e të keqes së të gjitha të këqijave që pësojnë shqiptarët, Edi Rama.

Miqtë e mi!

Si qytetar ju përballeni çdo ditë me probleme, përballeni me armiq të pamëshirshëm si sëmundje, skamja, me ngushtime dhe dhimbje të shumëllojta. Por idealet tuaja, ju, si qytetarë, si njerëz me përgjegjësi qytetare, si atdhetarë, si demokratë, përballemi me një armik të egër që çdo ditë poshtëron, shkelmon mbi idealet.

Shkelmon mbi vlerat që ju besoni. Përpiqet që të shkatërrojë fibrën tuaj politike, bindjet tuaja politike të vrasë shpresën tek ju, familjet tuaja.

Përballemi me një armik, demokratë e demokrate, i cili njësoj si nazistët në kampet e përqendrimit, do t’ua ndërrojë emrin ju. Nazistët u vinin numra hebrenjve, kurse ai do t’u thotë ju që nuk jeni më demokratë, por jeni ata që them unë, do mbani atë emër që dua unë.

Ky armik, që nuk ka as nder, as moral, asnjë parim, u thotë ju që përmbysët diktaturën, u thotë ju që morët Shqipërinë mbi supe, e nxorët nga skëterra e historisë, e anëtarësuat në NATO, e afruat me BE, e ngritët nga vendi i tretë më i varfër në botë në grupin e kombeve me të ardhura të mesme të larta me djersën tuaj, jo nuk jeni ju ata, identitetin ua përcaktoj unë me drejtësinë e tij.

Sot çdo durrsak dhe durrsake përballet me një armik të egër, përballet me shumë faktorë, por ata kanë emëruar të përbashkët të keqen e të këqijave, Edi Ramën, bastard të xhelatëve, që në revolucionin e para 32 viteve, kërkonin që t’u vinin mitralozat studentët.

Sot, ose do pranojmë se jemi qytetarë të dorës së dytë, ose do pranojmë të shesim idealet, ose do pranojmë të shesim integritetin dhe dinjitetin tonë, ose do ngrihemi.

Ne të parën nuk e bëjmë kurrë, të dytën do e bëjmë.

Kjo që themi një realitet. Ky është vetëm maja e ajsbergut të realitetit ku jetojmë.

Ju na shihni aty në parlament. Ka një muaj që ne deputetët tuaj, për ju, për votën tuaj, për idealet tuaja kemi filluar protestën sepse ne jashtë çdo lloj imagjinate, ky horr i shtetit nuk na lejon të paraqesim ligje.

Ky kriminel nuk na lejon krijimin e komisioneve që Kushtetuta e ka me ligj.

Po pse nuk lejon? Sepse e shoqja ka ndërtuar pallatin 5-katësh pa asnjë faturë tatimore, bankare apo tatimore. Zonja e parë, e dytë apo e tretë si quhet tani.

Pse nuk na lejon? Se e shoqja e saj shkon dhe punësohet në ABI Bank në bord, ndërkohë që ligji e ndalon.

Pse nuk na lejon? Sepse ndërton sarajet në Surrel me 57 metra të gjata, në një kohë kur kishte deklaruar në ILDKP gjithsej 3800 euro dhe 400 mijë lekë. Dhe kur filloi kontrollin Zana Xhuka, e përjashtoi nga puna, e nxori nga puna në thyerje të Kushtetutës.

Po çfarë thoni ju demokratë? Të ulim kokën ne? Kurrë!

Ose do e hetojmë atë, ose nuk ka paqe në parlament.

Parlamenti do u rikthehet qytetarëve vetëm kur Kushtetuta të zbatohet aty. Deputetët e parlamentit janë të vendosur për sakrificë sublime njëlloj si në vitin 1990, 1991, qytetarët e Durrësit bënë copa këtu përmendoren e Enver Hoxhës, në Shkodër të Stalinit, njësoj si Kavaja që përmbysi diktaturën.

Sot të gjithë jemi të thirrur në fushë për aktet e guximit.

Në parlament çfarë po bëjmë? Ne e dimë që ai nuk i plotëson kërkesat, por ne do qëndrojmë deri në pikën e fundit. Sepse ne duhet të vrasim frikën te të tjerët.

Këto janë akte, simbole të guximit, por duhen për të vrarë frikën. Se ka ngjallur frikë ky biri i xhelatëve. Ka ngjallur frikë te qytetarët.

Pra, ka një kohë sot, ka një kohë për çdo demokrat.

Unë do ua them këtu, shumë nga ju mund të keni menduar se ne duhet të zgjedhim emër tjetër.

Jo, ne nuk do zgjedhim emër tjetër. Ai emër dhe demokracia e Shqipërisë, ai emër dhe pluralizmi, ai emër dhe shpresa e Shqipërisë, duhet të jetojnë dhe do jetojnë gjithmonë.

U largova në vitin 2013, ua them ju me sinqeritet jo me ndonjë keqardhje të madhe. Një ndërrim pushteti u bë dhe historia e demokracisë është historia e ndërrimit të pushteteve.

Së bashku e morëm Shqipërinë nga thellësitë e prapambetjes, u anëtarësua në NATO, u transformua infrastruktura, u dyfishuan të ardhurat, kishte mund dhe djersë, por kishte shpresë. Kishte të meta, kishte probleme, por dominonte shpresa.

Në dy vitet e fundit të heqjes së vizave, në Gjermani kërkuan azil vetëm 430 shqiptarë.

Kurrë nuk mund të mendonim se do të vinte një ditë që për ju të votonin Bajrat, të votonte për ju Lul Berisha, të votonin Avdylët apo të tjerë. Jo mor jo do të votojmë vetë, dhe atyre vrimën e miut do të ua tregojmë.

Nuk ka kriminelë trima, mos e harroni kurrë këtë. Krimineli është trim po ju trembe. Po nuk ju trembe ja mbath si miu. Pse ata do të votojnë për ne? Jo ne do të votojmë për vete dhe për fëmijët tanë.

Ata do të rrëmbejnë votat tona për Edi Ramën. A do të pranojmë ne këtë gjendje, kur krimi shndërrohet në votë dhe vota në krim.

A do të pranojmë ne, që Pëllumb Gjoka të diktojë një për një votën në Velipojë dhe këto vota ta shndërrojnë atë në investitor strategjik. Të vrasë tjetrin dhe ti marrë 390 mijë metër katrorë plazh.

Çfarë jemi ne. Ne nuk jemi kurrë ata. Ka një keqkuptim këtu. Ne këtyre që na sillen kështu, më keq se çdo pushtues do të ju tregojmë vendin, si Skëndërbeu pushtuesve tanë.

Do të ngrihemi ne.

Nuk ka një komb tjetër ku shqiptarët të jenë të diskriminuar në një shkallë të tillë.  Nuk ka një komb tjetër ku njerëzve tu mohohet identiteti, vota. Ku njerëzit të nxiten për tu larguar nga vendi i tyre.

Nuk ka një kryeministër tjetër i lidhur këmbë e krye me krimin, që nuk lejon opozitën, të ngrejë komisionet hetimore parlamentare. Po pse. Pse nuk dashka të hetojmë ne thjeshtrën e tij, e cila është një vajzë 20-30 vjeçare sa është, por që është e papërmbajtur në tenderat, që ja ndalon kushtetuta asaj.

Kushtetuta thotë se, ministrat, deputetët, familjet e tyre nuk mund të përfitojnë një qindarkë nga fondet publike, lokale ose qendrore.

Pra, ku jemi ne?

Ne jemi para qenies së mosqenies. Nëse ne nuk qëndrojmë për ju në të drejtën që na njeh Kushtetuta, ne nuk ekzistojmë.

Po cila është alternativa? Të largohemi nga parlamenti? Në asnjë mënyrë, aty do rrimë në çdo akt tonin do shihni kryengritjen tuaj, përpjekjen tonë për përmbysjen e regjimit.

Kjo është një betejë dhe këtë betejë do ta fitojmë ne.

Edhe Edi Rama e ka kuptuar që do ta fitojmë betejën.

Dhe sa u ngritëm në këmbë, si një opozitë e pamposhtur, si një opozitë e vërtetë, të cilën nuk mund ta shiste dhe blinte, vendosi sanksione duke besuar se do të na bëjë të tërhiqemi.

As nuk ka sanksion, nuk ka burg, nuk ka gjë në botë që mund të na ndalë ne.

Ne jemi shpresa e vetme e shqiptarëve, ne do të shpëtojmë Shqipërinë, do të shpëtojmë shqiptarët.

Përpiqet të bëjë çdo lloj pazari, vetëm e vetëm të sigurojë karrigen e tij. Vërsulet si një tradhtar i egër, si një armik i egër kundër Kosovës.

Ju bëj thirrje, se ju të gjithë e ndiqni politikën. Për një moment mendoni. Kosova kufizohet nga Serbia, Mali i Zi, Maqedoni, Shqipëri. Më thoni ju mua, a ka ndonjë kryeministër tjetër, përveç  Vuçiçit dhe Edi Ramës, që sillet në këtë mënyrë, ndaj Albin Kurtit dhe qeverisë së tij.

Asnjë. E sulmon njëlloj si Beogradi. Ai i thotë terrorist, ky i thotë marksist-lelinist.

Ai thotë se serbët po vuajnë, ky thotë atje është tokë e askujt.

Ju them ju një gjë. Nuk marr në mbrojtje dhe askush nuk ka nevojë për mbrojtje, por Albin Kurti vendosi ligjin në të gjithë territorin e Kosovës.

Dhe sot ky horr që thotë se atje është tokë e askujt, çdo natë serbët dhe shqiptarët shëtisin të qetë në Mitrovicën e veriut.

Ulen në kafene, së bashku ose veças, dalin në punë dhe Mitrovica e veriut dhe i gjithë veriu i Kosovës, pas 15-17 vitesh, ka fituar normalitetin.

Kjo e tërbon Vuçicin, kjo e tërbon Pashiqin e Tiranës.

A mbahet ky? Ky nuk mbahet me asnjë çmim.

Pa dyshim që ne jemi njerëz atdhetarë, njerëz të interesit kombëtarë. Mos harroni, po dilnim nga diktatura më e thellë, nga izolimi më i madh. Por me datën 21 dhjetor në mitingun e themelimit të PD, kur kemi paraqitur programin para jush kemi shkruar, se; 1, PD-ja është parti e të drejtave dhe lirive të njeriut. 2 PD-ja e interesit kombëtar të shqiptarëve. Se po të mos jesh i tillë, nuk e meriton të ekzistosh.

Dhe se qëndruam të tillë, çështja kombëtare eci në këtë mënyrë. Ky tani e shkelmon në katër anët.

Koha ju thërret ju, koha thërret shqiptarët si shpresa e vetme për të përmbysur këtë narkoshtet, këtë narkodiktaturë, për të shpëtuar Shqipërinë për vete, për fëmijët tanë.

Ndaj dhe jemi para detyrave të mëdha.

Jemi para detyrave jetike, jemi para betejës vendimtare. Po. Patëm probleme dhe i dini vetë. Patëm probleme të mëdha sepse kishte arritur të fusë në thes, njeriun që ju udhëhiqte dhe për meritën tuaj, nuk i besonte. Të themi atë që është, por e kishte futur në thes, e kishte blerë, e kishte shpërfytyruar, e kishte degraduar.

Por këto janë prapa. Tani jemi opozitë e vërtetë, dhe me të vërtetën që besojmë do të shpëtojmë Shqipërinë.

Ky takim është një takim për shpëtimin e Durrësit.

Çfarë po ndodh? Durrësi një qytet mijëra e mijëra vjeçarë. Durrësi nuk do të ishte kurrë qytet po të mos ishte porti. Pa portin, kudo ka patur qyteze e qytete nëpër Shqipëri, do të ishin rrënojat e tij.

Por Durrësin të përjetshëm e ka bërë porti, e kanë bërë qytetarët e tij. Ky port edhe në kohërat më të hershme ishte porti i rrugëve kryesore të Europës. Ky port për kombin ishte kryeura e tij me perëndimin. Në këtë aspekt, porti ka qenë një aortë për identitetin tonë perëndimor.

Pa këtë port, ne nuk mund të themi çfarë identiteti do të kishim sot.

Pa këtë port, ne nuk mund të themi se çfarë identiteti mund të kishim sot.

Ky tani del dhe na merr portin për të ndërtuar me arabin e tij Dubain. Nuk ka nevojë Durrësi për

Dubain, nevojë Durrësi ka për Europë, nevojë porti ka për Europë. Duhet të jetë port siç ka qenë në të gjitha kohërat, port kryesor i Ballkanit drejt Europës.

E vërteta është se në 1.4 milionë metër katrorë ku ai ka vendosur të ndërtojë 12 mijë apartamente, asnjë qytetar i Durrësit, që ka aty mundin, djersën dhe ndoshta edhe kockat e njerëzve të vet, i cili është aksioner në të gjitha ligjet në ato 1.4 milionë metër katror, nuk merr një metër të vetëm në 12 mijë apartamente.

Po kush i merr? I merr Alabari? Jo, ai është zotuar për 70 milionë. Kush i merr? I marrin klanet e drogës, i merr Sinaloa e Meksikës, e lidhur direkt me Edi Ramën. I marrin klanet e tjera të drogës që kanë për kryeqendër Dubain.

I merr Amant Josifi me Olsi Ramën, të cilët vodhën 2.2 miliardë euro të europianëve me skemën e Bitcoin. Dhe tani duan të kthehen të rrëmbejnë portin.

Jo mo, kurrë nuk e lejojmë portin.

Kur të bjerë porti, ka rënë Shqipëria, jo Durrësi.

Prandaj dhe ne nuk e falim portin, Edi Ramës.

Ka këtu në sallë që kujtojnë se si u shemb busti, se si u hodhën këtu një ditë shkurti të vitit 1991, veprat e Enver Hoxhës në rrugë. Çfarë ishte ai akt, ai ishte akt kundër pushtuesit.

Të njëjtën gjë po bën Edi Rama. Do të pushtojë portin.

Portin nuk ia falim kurrë Edi Ramës. Ne do e dërgojmë në Gjykatë Kushtetuese, do e çojmë në hetime. Por ne do e mbrojmë portin me të gjithë potencialin tonë.

Jo vetëm Durrësi, por gjithë Shqipëria do mbrojë portin.

Porti është i përjetshëm, porti nuk preket.

Ju që dëgjoni sot, me shumë të drejtë mund të pyesni. Pse ky kushtrim tani. Po me ju do të ju flas haptas. I kishim disa detyra për ty kryer. Ndoshta rendi i tyre mund të ishte më ndryshe, por kryerja e tyre ishte e domosdoshme.

Kaluam një proces, asnjëri nga ju nuk e donte, por na e diktoi një proces. E kishte futur në xhep atë pazarxhiun tonë. Pas këtij erdhën zgjedhjet. Çdo njëri prej nesh e dinte se zgjedhje nuk do të kishte, por ne zgjedhjet nuk mund ti braktisnim sepse me braktisjen e zgjedhjeve lokale, ne u bëmë faktor për rikthimin e monizmit në pushtetin vendor. Dhe ne do të merrnim pjesë, duhej të merrnim pjesë. Ne jemi parti e pluralizmit.

Mirëpo ajo fushata është betejë në llojin e vet. Fushata dhe protesta nuk shkojnë. E hoqëm dhe fushatën, i pamë fytyrat e vërteta të krimit. Erdhën nga Dubai në Durrës për të shkelmuar votën tuaj.

I pamë në Shkodër që dolën nga burgjet për të marrë votën e Shkodrës.

I pamë në Elbasan se si dolën vrasësit për të marrë votën e Elbasanit, i pamë kudo. I pamë në Lushnje.

Pra ne e përjetuam një proces për të cilin nuk e falim kurrë Edi Ramën.

Ne përjetuam një proces. U detyruam të futemi pa emër në fushatë, pa logo. U detyruam të garojmë me 61 kandidatë pa marrë një qindarkë nga fondet publike. U detyruam të garojmë 61 kandidatë duke mos pasur asnjë numëruar në gjysmën e qendrave. U detyruam të garojmë në një kohë kur ky, narkodiktator shpërndante zarfat.

Shpërndau 683 mijë zarfa me 50 mijë lekë për të blerë vota pensionistëve.

Në një kohë kur ky narkodiktator shpërndau miliona për dëme tërmeti, etj.

Mendoni se i detyruam këto për t’u nënshtruar? Jo, kurrë, nuk ka forcë në botë që na nënshtron ne në të drejtën tonë. Por i detyruam këto për të korrigjuar atë vendim të tmerrshëm që kishim marrë për të mos marrë pjesë në zgjedhje. Dhe në gjithë Shqipërinë, ne kishim vetëm një kryetar bashkie.

Dhe unë e sulmoj atë për monizmin, por partia ime ishte shndërruar në levë të tij për vendosjen e monizmit.

Ky durim mori fund, zgjedhjet mbaruan, ia pamë fytyrën, e pamë që ky ishte një armik i egër i votës së lirë. E pamë se si këtu në Durrës, Shkodër, Elbasan, Tiranë, kudo, krimi shndërrohet në votë dhe vota në krim.

Tani është koha e betejës. Tani jemi në fushë. Tani është koha e fitores.

I them atij, i them Edi Ramës, çfarë do që të bësh, nuk do i shpëtosh dot këtij revolucioni. Nuk do i shpëtosh dot kësaj kryengritje. Nuk do i shpëtosh dot kësaj lëvizje.

Opozita është në këmbë. Opozita është në aksion. Opozita është në fitore.

Rroftë Durrësi, rroftë fitorja!

BASHKËBISEDIMI ME FOLËSIT

Kostandin Koliqi, kolonel në pension: Dr.Berisha, unë regjimin e Edi Ramës e barazoj 10 hapa përpara mafies së Enver Hoxhës. Kush janë durrsakë këtu të moshës sime e dinë mirë morin zero. Bëhej gjithë trafiku i drogës dhe cigareve dhe ishe i gjithë sigurimi, policia, flota luftarake detare ku dhe unë kam shërbyer ishte në dispozicion të asaj mafie. Edhe tani po këto institucione, nuke qujamë më sigurim po e quajmë shtet e policia e të tërë në dispozicion të Edi Ramës. Edi Rama e ka kthyer shtetin në një shtet mafioz gjë të cilën të gjithë ju politikanët e opozitës e përsërisni, por në qoftë se përballë kemi mafien, mafia nuk duhet të largohet, mafia duhet të asgjësohet.

Që kemi mafien e dimë të gjithë këtë, kudo që vesh në çdo celulë shtetërore. Që quhet shtet, unë e quaj celulë të mafies, qeverinë unë e quaj komision të mafies dhe Edi Rama për mua është kumbari i kësaj mafie. Më pëlqen shumë ajo që keni shkruar atje, Opozita në aksion. Aksioni i përfshin të gjitha z.Berisha. Hajde t’i përveshim mëngët, unë jam oficer, pavarësisht jam që 13 vjeç në uniformë, unë e di mirë se çdo të thotë aksion.

Aksioni përfundon me asgjësim të kundërshtarit. Aq më tepër kur kundërshtari është një nga kriminelët më të egër të kësaj shoqërie dhe të rracës sonë. Kristaq Rama, babai i Edi Ramës ka qenë anëtar i komisionit të internimit qysh në themelimin e tij qysh në themelimin e tij kur ishte Manush Myftiu kryetar. Unë kam parë përmbi 2 mijë e ca dokumente të pushkatimeve. Ne përmendim vetëm Havzi Nelën, ai ka filluar që nga ’56 atë punë dhe po ju them me kompetencë të plotë se shumë dokumente i kam patur në zyrë. Kristqa Ramës nuk i mungon në asnjë dokument firma e tij. Edhe Ramiz Alisë i ka munguar, edhe Manush Myftiut i ka munguar në ato urdhra pushkatimesh, arrestimesh, dënimesh me burgim të përjetshëm e me radhë. I biri tij është ky pra. Faleminderit që më dëgjuat.

Berisha: Dhe një dua të them këtu. Nuk duhet të harrojmë se sakrificat duhen, dhe ne do sakrifikojmë. Dhe në kemi dalë në fushë për të fituar. Edi Rama i bën llogaritë gabim shumë, por ne nuk tërhiqemi më. Nuk ka kthim.

Beteja jonë është pa kthim. Ta dijë mirë çdo shqiptar kjo është betejë pa kthim gjer në fitore.

Përshëndetje z.Berisha jam avokat, një nga themeluesit e qëndrestarët e vjetër të PD. Sapo jam kthyer nga një vizitë 3 javore në amerikë. Me miq e me shokë të mitë atje, por edhe me intelektualë kam vënë re dhe kam kuptuar se partia jonë, këta që jemi këtu, jo e Lul Bravës ka nëj popullaritet të jashtëzakonshëm. Dhe ju personalisht, ju jeni Trump i Shqipërisë, dhe atje e dinin shumë mirë në amerikë, se doktor Berishën e sulmojnë siç sulmojnë Turmpin që kanë frikë prej tij për votime të ardhshme, ashtu të kanë frikë dhe ty. Por, dua të them dhe këtë, të dëgjova me vëmendje. Thotë ajo Aksion që nuk janë dakord me ato dy gërmat e kuqe atje, ta kishin bërë të gjithë aksion me të bardhë atje. Nuk jam dakord me ato dy gërmat, po kur do të fillojë ky aksion? Çfarë thatë të gjitha janë të vërteta, por ka edhe parashkrime, kur doni me i çu kushtetuese këto gjëra.

A ka partia jonë, prej qeverisë që ke kryesuar ti ka me dhejtëra diplomatë qe kanë bërë qejfe nëpër Europë. A kemi ne të tillë me e bë politikën tonë pavarësisht se nuk të lënë horrat. Ju doktor me shku nëpër Europë, po duhet të kesh me dhjetëra e me dhjetëra që t’i çosh nëpër Europë e nëpër botë. Shiheni në këtë sallë, sa kryetar komunash dhe bashkish kanë qenë, a keemi ne këtu. S’ka drejtorë e nënpunësa, nesër kur të fitojë PD tërë mblidhen me nda tortën. S’kanë përfituar kurrë nga PD përveç të drejtën që kam fitu shkollën e lartë.

Nuk kam asnjë pakënaqësi për PD, dhe për ju personalisht, por doktor unë zihem me tjetrët se më thonë ose merreni ju me një 80 vjeçar. Për mua jeni 15 vjeç, nuk them se ju jeni e ardhmja, ju jeni absolutisht e tashmja e PD dhe e kësaj situate. Pra, ju jeni absolutisht e tashmja.

A je penduar ndonjëherë për bashkëpunëtorët që ke patur gjatë këtyre viteve? Të uroj shëndet e të paçim se na duhesh. I duhesh këtij vendi.

Berisha: Dy komente do të bëj. Së pari jam plotësisht, edhe thellësisht i bindur se ka vetëm një rrugë, protestë dhe vetëm protestë. Dhe Edi Rama gjuhë tjetër nuk njeh. Mosbindje civile dhe protestë gjer në fitoren tonë.

Së dyti, u garantoj ju dhe çdo shqiptari se më mirë se kushdo tjetër këtë e ka kuptuar Edi Rama, që ne e mundim atë, që ne e dërrmojmë atë, që ne fitojmë. Se ne nuk do e lejojmë më kurrë atë të na bëjë zgjedhje me kriminelë.

Se nuk do e lejojmë kurrë atë të bëjë atë që ka bërë deri më sot. Ne do e detyrojmë atë të hapë rrugën të votojnë të lirë qytetarët shqiptarë. Dhe ky është misioni ynë, kjo është detyra jonë. Kjo është provë e guximit tonë, e trimërisë sonë dhe gjë në botë nuk mund të na ndalë para kësaj. Ai e ka kuptuar këtë.

Gjatë jetës politike ka patur bashkëpunëtorë që janë afruar, që janë larguar, që kanë krijuar parti të tyre, por historinë politike 32 vjeçare person si ishte në krye të kësaj partie nuk ka të regjistruar kurrë, dhe natyrisht unë nuk mund të them që nuk kam shkallën më të lartë të zhgënjimit. Njeri pa asnjë ideal, përveç parasë, përveç pazarit, përveç turpit, siç tregojnë çdo ditë të dhënat që dalin.

Së fundmi, Shqipëria e mesme ka një fjalë shumë të mençur dhe më mirë se kushdo tjetër këtë fjalë e kuptoj unë: Robi plaket kur do vetë. Një gjë ju siguroj, se atë ditë që unë do e shoh që nuk mund të jem më shërbim të asaj që besojmë, unë nuk kam vështirësi t’ju them mirupafshim. Jam shumë i qetë në veten time.

Aksioni opozitar ka filluar dhe në parlament ajo është një betejë epike. U zhdukën si minjtë, u futën pas Zoom-it, nuk ka më parlament, nuk kka më komisione. Ato çfarë janë ato, ajo protestë në parlament, ato karrige që shihni. Ato janë barrikadat e kryengritjes sonë. Ajo është kështjella e qëndresës sonë. Nuk e lëshojmë ne, nuk e lëshojmë ne parlamentin.

Ne kemi të drejtat tona, përndryshe ne s’duhet jemi aty. Ne ju turpërojmë ju. Po ne nuk ju turpërojmë ju kurrë. Ju keni votuar që ne të bëjmë ligje për ju, për interesat tuaja. Ne kemi dërguar 32 ligje. Ne prap, e shihni ju këtë SKAP-in e partisë që është një organizatë e strukturuar kriminale, u them unë ju, është organizatë e strukturuar kriminale.

Nuk flas pa fakte unë, por flas sepse ata Bajrët që i keni parë ju, ata ishin në burg, të 3 prej tyre. Njëri kishte vra të fejuarën 15 vjeçare në burg, Makbeth i vërtetë. Tjetri kishte vra me pagesë të tjerë. Kush i liroi ata? Edini që i liroi SKAP-i? A e dini ju që i liroi ai që ishte kandidat për kryetar SKAP-i.

Po si i liroi? Shumë thjeshtë. Këta thanë nuk janë organizatë kriminale dhe nuk kanë punë me SKAP-in. Këta të shkojnë në Shkodër, në Shkodër ishte paguar prokurori me 1 milionë, dhe prokurori prishi çdo provë dhe i liroi.

Po a e dini ju që kjo, Millonai që shihni ju, kjo është njësoj si Xhevahiri i Shkodrës, identik. U fut Sueli. Ju kujtohet ngjarja ju ku makina shtypi një polic dhe u vranë aty bëri kasaphanë u mori, u identifikua dhe shkon dosja, vjen në Tiranë, i njëjti mekanizëm.

Jo s’janë këto për në Tiranë, këto çoji atje se atje e pret Enkelejda. Enkelejda prish provat, mbyll dosjen dhe e liron. Pra, ne kemi të bëjmë me një organizatë kriminale.

Me gjithë këtë për të mos pranuar se ne qendrojmë në një shoqëri parashtetërore, ne dërgojmë aty vazhdimisht padi, asnjë nuk merret parasysh.

Kemi dërguar në SKAP-in e partisë 31 padi penale. Që të gjitha flenë në sirtaret e këtyre prokurorëve që formojnë grupe të mirëfillta kriminale. A e dini ju kur them organizatë kriminale, pse e them?

Sepse aty është një prokuror që quhet Kreshnik Ajazi, nuk e njoh nuk e kam takuar kurrë. Por Taulant Ballës as kësaj ngjarjes së famshme, ata kishin vënë telefona në përgjim dhe dilte Taulanti eksponent kryesor në biseda. Dilte Taulanti porositësh vrasësish.

Avokati Ravik Gurra, duke mbrojtur klientët e vet merr dosjen dhe sheh që ky ishte një me vrasësit. Avokati pse e mësoi këtë ekzekutohet një natë, vritet, kurse këto regjistrimet, është me dokumente zyrtare, regjistrimet Kreshnik Ajazi vendos t’i asgjësojë.

Jo të hapë padi kundër porositësit të vrasësit, vendos t’i asgjësojë/ A e dini ju ç’ndodh me Kreshnik Ajazin, ua them unë ju. Kriminelit Kreshnik Ajazi i bëhet vetingu më 5 gusht në atë kohë kur nuk kishte as të huaj, as vendorë, asgjë, po vetëm firmë që të kalonte.

Pra, ajo është një organizatë e rrezikshme kriminale, por ne do heqim të keqen më të madhe dhe natyrisht do iu kthejmë shqiptarëve drejtësinë që meritojnë. Po sot koha është e aksionit, është e veprimit. Faleminderit!

Përshëndetje z.Berisha, edhe besnikëve të tu që i ke të ulur aty. Përshëndetje të gjithë pjesëmarrësve lkëtu që janë themeli i PD. I lutemi zotit ditë e natë për ty që të japë shëndet, se ti po bën luftë me një iblis. Lufta jote është me Iblisin, pa përmend iblisat e tjerë që i ka bërë ai.

Unë po ju drejtohem juve, e akuzojnë gjoja për korrupsion, por unë para 37 vitesh ky burrë më ka shëruar gruan atje siç u kujdeste për të gjithë popullin u kujdes edhe për gruan time.

Unë jam Idriz Basha, vij nga Novosej i Kukësit, 15 vjet këtu. Po të më krijohet mundësia si do t’ja shpërblej këtij njeriu për këtëkujdes që bëri për gruan. Edhe më vijnë aty tufa e deleve të kooperativës. I takoj ato dhe iu them, zotëri kam nevojë për ndihmën tuaj. Çfarë ke ti. E mirë ma paketuar edhe nuk ia dija shtëpinë.

E takoj te hotel Peza, ky ka memorie të pakufijshme. Pas ëj debati shumë të fortë në shtëpinë e tij, i vetmi person tha që po të bëj lëshime me një kusht: ti me të pagu paret se e di ku jeton, ti e sheh si jetoj unë, prandaj tha ky është kushti im. Më ka paguar paratë.

Të gjithë atyre langaraqëve që i ka pat afër, që i kanë shkuar që janë mbështet, se tu u mundu me pastru ferrat në arë, po na doli ferra lerë dhe na çoi mundin kot.

Ju them mirëseardhje z.Berisha. Ne jemi të vetëdijshëm si demokratë që sulmet ndaj teje janë thjesht sulme politike si lider i PD.

U përmend shumë puna e zgjedhjeve. A do të ndëshkohet korrupsioni i zgjedhjeve, sepse vetëm në zonën e veriut që të rangut të lartë deputetë dhe drejtorë kanë marrë fonde publike dhe kanë blerë votat. Këto që unë flas janë shërbime institucionale. A mendodi se SPAK do e bëjë detyrën e tij?

Berisha: Të falenderoj për pyetjen. Kur 43 deputetë të opozitës për reformën zgjedhore unanimisht zgjodhën Oerd Bylykbashin, nënkryetarin e partisë si përfaqësues të opozitës, Edi Rama refuzoi në mënyrë kategorike, që nuk ka ndodhur kurrë në 32 vite që njëra palë t’i refuzojë përfaqësuesin palës tjetër, secila palë të vetin. Ky ka qenë rregulli që ne ’91 deri më sot. Refuzoi sepse e dinte që Oerd Bylykashi, nuk mundtë blihej, as shitej. Me Oerd Bylykbashin nuk mund të bënte Pazar. E dinte se Oerd Bylykbashi është një njohës i shkëlqyer i së drejtës elektorale, dhe natyrisht duke patur eksperiencëne të gjithë kësaj batërdie elektorale që ai bën, do vendoste në kod maksimumin e liggjeve, neneve që të mbronin sistemin nga kjo që ndodhi.

Shqipëria, në qoftë se nukdënon me 20 vjet burg minimumi prekjen e votës, Shqipëria votë nuk mund të ketë. Nuk më ka shkuar kurrë mendja, t’u them të vërtetën se mund të katandiseshim në këtë gjendje.

Ka një njeri në shtet që njeh më mirë se kushdo tjetër zgjedhjet, dhe ky është kryeministri. Në qoftë se kryeministri i thotë vetes së tij që zgjedhjet erdhën, dhe unë tani do pregatitem që çfarëdo rezultati të ketë do e pranoj, do bëjë gjithçka që të fitoj, por reultatin do e pranoj.

Qytetarët votojnë të lirë. Ua them unë ju, në qoftë se kryeministri thotë që unë nuk do lejoj të ndryshoj puhstetin, të dorëzoj karrigen, rrugë tjetër për ta rrëzuar nuk ka përveç kryengritjes dhe protestës. Mos të kemi asnjë iluzion. Duhet lëvizja me mosbindje civile, se dhe 30 vjet është në pushtet.

Kështu që, sot për sot, unë them se do bëjmë këtë do bëjmë atë. Po nuk larguam Edi Ramën ne nuk bëjmë dot asgjë. Por nesër të jesh i sigurtë që ne do vendosim në kod rregullat më të dobishme për një proces të  drejtë zgjedhor.

E kam thënë meqë jam këtu, e kam thënë më përpara, po ua them prap.

Takoj njëherë një mik timin në Australi, kishte dhëndrin senator dhe më tregojnë: ne na i blinin votat oligarkët tha. Dhe çfarë bëmë? Ne vumë në ligj detyrimin për të votuar çdo qytetar, përndrydhe gjoba, dhe shpëtuam.

Çfarë bëjnë sot këta. Këta i marrin ata që nuk iu premtojnë dot se do iu marrin votën, mirë thonë, merri këto 200 euro dhe rri në shtëpi mos dil. Pra, ia blejnë të drejtën e votës. Këtë do zhdukim ne. Vota do të jetë me ddetyrim për çdo qytetar.

Dhe në qoftë se ne e detyrojmë qytetarin për të votuar, nuk i cënojmë asnjë të drejtë, përkundrazi e detyrojmë të ushtrojë një të drejtë themelore në një shoqëri të lirë. Shumë të tjera, po unë dhashë këto shembuj.

I nderuar z.kryetar, të nderuar të pranishëm. Unë jam një i burgour politik që kam marrë pjesë në dorëzimin e punës së Enver Hoxhës me doktor Berishën. Nuk ma ka marrë kurrë mendja ndonjëherë se arrin deri aty duke rrëzuar një bust tjetër shumë më të rrezikshëm se busti i Enver Hoxhës. Ai fundja fundit ishte një copë beton. Kjo punë do burra shteti. Sali Berisha ka qenë dhe është burrë shteti.

Nuk po e them për kompliment, por e them me gjithë zemër. Burra shteti kanë qenë ata që kanë pranuar litarin në qafë, burrë shteti ka qenë ai që ka pranuar plumbin e çelikut në kraharorin e vet, burrë shteti ka qenë ai që ka shkatërruar familjen e tij për liri e demokraci në këtë vend.

Ata që janë servila, nuk janë burra shteti. Ai është vetëm me shku te kasapi me marrë një copë zorrë ose kockë edhe me thënë për sot jam unë, dhe jam shumë i nderuar.

Sot populli shqiptar është në këmbë kundër Edi Ramës. Jo se është i zgjuar Edi Rama, por atë e mësojnë të tjerë Vuçiçi apo ai i Rusisë, për të shkatërruar popullin shqiptar përfundimisht. Populli shqiptar sot janë pleq e plaka. Të rinjtë e këtij vendi kanë marrë mërgimin për mbijetesë. Populli shqiptar duhet çuar në këmbë me çdo kusht për të rrëzuar regjimin e Edi Ramës, se është kryekrimineli i popullit shqiptar, se ia kan lënë amanet i ati. Sot çdo shqiptar i ndershëm që do familjen e vet të çohet në këmbë për të mos iu dorëzuar kurrë Edi Ramës.

Përshëndetje z.Berisha, kam kaq kohë jam mbështetës i juaj kënaqësi që flas sot për herë të parë drejtpërdrejt me ju. Flas në emër të gjithë rinisë se rinia sot ka marrë rrugën e mërgimit ca në det e ca në mal, ca humbasin maleve e ca në det mbyten, nuk e duam më këtë.

Thonë që Sali Berisha u plak, po ti nuk plakesh kurrë o gjigandi i Shqipërisë se ti na e solle lirinë në këtë vend. Me ty jemi, na pri përpara. Ai zjarr që nisi në Kuvendin e Shqipërisë çoje deri në fund se na ke prapa të gjithëve. Ta djegim Edi Ramën. Të urojmë fitore shëndet e të mira. Na pri përpara.

Përshëndetje z.Sali Berisha, përshendetje të gjithë ju demokratë e demokrate që sot merrni pjesë në këtë takim. Sali Berisha për ne je një idhull. Të kam ndjekur që në hapat e para të viteve ’90. Kam qenë, jam dhe do të jem me ju.

Faleminderit që vini dhe na takoni, na ngjallni shpresë. Faleminderit për bisedën, inkurajimin dhhe çdo gjë që thoni. Ju jeni realist, jeni optimist, jeni  njeri me shumë vlera që nuk ka tjetër në këtë vend si ju. Sikur të kishit edhe disa shkoë të tjerë, Shqipëria do lulëzonte në çdo cep dhe jo shtëpi të braktisura. Do kishte gjallëri, dhe jo të moshuar si puna ime me të tjerë pensionistë.

Kjo është fatkeqësi, dihet. Të gjitha kanë ardhur nga regjimi i Edi Ramës. Bëmat e tij i dimë që të gjithë, por ne si opozitë duhet të jemi më të fortë, më të bashkuar. Ne e kemi të keqen brenda. Qoftë atje lartë, qoftë edhe këtu poshtë në bazë ku njerëzit joshen dhe harrojnë vlerat, detyrat, idealin se përse janë në këtë parti dhe përse luftojnë.

Fjala aksion tingëllon shumë bukur dhe këtë e dimë që të gjithë, sidomos ne që kemi qenë nëpër aksione. Ky aksion duhet të kishte filluar me kohë, dhe për këtë duhen lëvizur dhe duhen parë të gjithë ata gurë që janë rrokullisur se ku e kanë ndryshuar drejtimin me njëri tjetrin. Është baza ajo që me ju në krye, me direktivat tuaja, drejtimin tuaj na jep fitoren.

Jeni kranari e veçantë vërtetë, se të dalësh sot me zë dhe me figurë dhe të flasësh për opozitë, nukështë vetëm kurajo, po është të rrezikosh familjen tënde, biznesin tënd, të ardhmen tënde. Kështu që, vlerësimin më madhështor për prezencën e gjithsecilit këtu sot.

Pai të mbarojë kjo mbledhje do të përballemi me një bombardim mediatik, siic ndodh zakonisht, do dalin analistët do thonë: opozita ka dështuar, kauzë e humbur, Berisha nuk do bëjë dot asgjë. Faktet tregojnë se këtu jemi më shumë se sa kur nisëm foltoren nga Durrësi. Sot jemi shumë më tepër. Flasin statistikat, nuk flasin thjesht njerëzit.

Doktor, unë doja të ngrija 3 çështje që i konsideroj shumë të rëndësishme, duke qenë se kemi nisur një aksion, do doja të prekja 3 pika kryesore. E pra, raporti me me popullin, njerëzit, votuesin normal.

Unë mendoj se kasioni opozitar i ditëve të fundit ka qenë i jashtëzakonshëm, ka qenë më i miri i mundëshëm. E vetmja gjë që do kërkoja do ishte që ky lloj modeli të jetë jo vetëm kur na priten të drejtat, por edhe ky model të jetë edhe kur ngrihen studentët e mjejkësisë në protestë, ky model të jetë edhe kur një vajzë e vogël dhunohet nga një edukatore dhe nuk merren masa, edhe kur një grua dhunohet në mënyrë barbare, ky model të jetë për të gjithë shqiptarët jo vetëm për ne.

Pika 2, unë mendoj se ky aksion duhet të dali përtej pjesës aksioni opozitar ndaj qeverisë, por mund të jetë edhe një aksion që ne mund të ndikojmë për të përmirësuar PD.

Pika 3, unë mendoj që kemi borxhe të mëdha në raport me rininë. Janë bërë disa takime, dhe pse ka shumë folësa të mirë te pjesa rinisë, me vjen keq që shpeshherë rinia heziton që të ngrejë zërin. Unë mendoj që brenda PD, të rinjtë në 2017 nuk janë vlerësuar si duhet. Në 2021 nuk janë vlerësuar si duhet, në 2023 prap nuk u vlerësuan si duhet për sakrificën, tentativën, për punën që kanë bërë. Nuk po them të eleminojmë njerëzit më me shumë eksperiencë, se duhet një bashkëpunim për të maksimizuar rezultatin tonë, por i duhet lënë hapësira e duhur që të shpërthejnë, të japin kontributin e tyre dhe ndoshta të jenë bashkë me ne gjithmonë në rresht të parë për të votuar për të drejtat e demokratëve dhe gjithë shqiptarëve.

Unë jam totalisht pozitiv që ne t’i futemi një beteje për të ndryshuar Shqipërinë, për të bërë një aksion dhe për të mos u dorëzuar kurrë. Kjo sepse e kemi në shqiprt demokracinë, lirinë. Sa më i fortë të jetë ky regjim aq më shumë do kundërshtojmë ne.

Berisha: Të falënderoj shumë për ndërhyrjen, por do bëj këtë koment.

Të flasim hapur në qoftë se foltorja e parë ishte foltore për mbijetesën tonë, sepse ne na kishin kapur kokën dhe po na tërhiqnin zvarrë. Sepse ne si demokratë humbëm sovranitetin tonë. Ne po bëheshim një, nga një shpetim në një mallkim shqiptarët. Po shtohemim një shtojcë e Edi Ramës, të themi të vërtetën.

Ju duhet të dini një gjë, e thashë edhe një ditë. Duhet të ketë qenë data 19 prill besoj, në qoftë se Sali Berisha do pranonte atë ditë pazarin e Lulzim Bashës me Edi Ramën për të qeverisur së bashku, Sali Berisha nuk do ishte kurrë non grata, Sali Berisha nuk do kishte dhëndrin në burg sot, dhe përkundrazi do kishte gëzuar shumë gjëra të tjera sot.

Por unë e kundërshtova në mënyrën më të prerë, më të fuqishme, se ju përfaqësova ju, dhe kur ai ndërmjetës që erdhi më pyeti më tha: po çfarë do bësh ti në qoftë se kundërshton? Do i kundërvihem me të gjitha fuqitë e mia, i thashë.

Kjo e futi PD në një spiral të tmerrshëm ku u bë gjithçka për të mbajtur në krye të saj një njeri të cilin edhe sot, edhe para një jave e akuzonin se ka marrë para ruse.

Po një njeri i cili bënte marrëveshje, i cili bënte Pazar, siç del më vonë dhe i cili e mbylli fushatën tonë.

Shiko, unë ju them ju, unë në prill shihja fitore. Shihja në entuziazmin tuaj absolutisht frymën e fitores. Shkoj unë në mbyllje të fushatës gjej një mbyllje kapitulluese fushate. E gjej atje te sheshi Italia, një vend që s’e kishin bërë kurrë në atë vend, kishte hipur në një kamionçinë Toyote, gjysmë kamionçinë, as deputet. Unë shkovë për të mos thënë që ky nuk erdhi.

Si e mbylle fushatën në këtë mënyrë, nuk kemi mbyllur kurrë fushatë, ato ishin marrëveshje, ishin kode, kode në kurrizin tuaj.

Dhe Foltorja e parë çfarë kishte qëllim? Kishte qëllim të garantonim sovranitetin tuaj, sovranitetin si forcë tonë politike. Të ishim forcë e vërtetë. Të merrnim vet vendimet, të zgjidhnim vet njerëzit.

Kjo ishte Foltorja e parë me një proces të mundimshëm, me një proces ndarjeje, me një proces e keni vetë parasysh. Kurse kjo e dyta është Foltorja e historisë. Kjo është e shpëtimit të Shqipërisë. Ta dijë çdo demokrate e demokrat, çdo qytetar, kjo është shpëtimit të Shqipërisë.

Kjo është Foltorja e betejës pa kthim, ebetejës deri në fitore. Nuk mundet të pranojmë ne një njeri që nuk ka kod, normë, moral, nuk ka asgjë të nëpërkëmbë një vend.

Nuk mundet kurrë të pranojmë regjimin e tij, që ia asgjëson deputetët në parlament duke iu shuar çdo gjë. Dhe ke të drejtë ti, ajo që thua ti i mungon opozitës. Aty duhet të jetë aty ku është padrejtësia duhet të jetë opozita, duhet të jetë protesta.

Kaluam një proces infernal, shumë të vështirë. Tani në këmbë çdo ditë, e ta vëmë përpara, e ta dini mirë që ai dridhet, s’e më mirë kush frikën si ai. Kriminelët nuk janë kurrë trima. Dijeni, mbajeni mend nga unë. Trima janë njerëzit e ndershëm, njerëzit me integritet, me dinjitet. Krimineli nuk është kurrë trim.

Prandaj dhe ai është një kriminel. Ai i pari ia mbath, dhe ne nuk do pranojmë kurrë më të votojmë me skemën e tij kriminale. Do votojnë qytetarët të lirë. Faleminderit.

Doktor përshëndeje. Ilia Mejdani. Për momentin m’u duk sikur jemi Këshill kombëtar dhe jo në bërthamën e Durrës se u morëm me gjëra principale dhe jo me hallet e shtëpisë simë. Unë Durrësin e quaj shtëpi.

Jemi në atë pikë që nuk ka nevojë për kronologji, sepse unë personalisht të ndjek nga mëngjesi deri në darkë nëpër portale dhe ripërsërite gjendjen e këtij shteti bastard dhe siç jemi.

Kthehem te Durrësi. Është një vdekje klinike totale. 14 maj, 10 nëntor PD e Durrësit është bërë e gjallë dy herë. Unë di që edhe një trajnër futbolli kur e rreh skudrën e tij 7-0, një ditë prap jep moral dhe thotë çuna kurajë se do fitoni.

Ka qenë inekszistente. Dëshira dhe këshilla ime 32 vjeçare që kam qenë brenda opozitës si opozitar është që PD e Durrësit të rigjenerohet totalisht me frymën dhe gjak të ri, me persona karizmatik, me njerëz që në humbje, në fitore, në opozitë të shkojnë tre hallexhiu të shkojnë qoftë me pi një kafe.

Më parë kur miku im të pyeti për bashkëpunëtorët, më dole si me shteg kur the kam patur bashkëpunëtorë dhe e bëre kronologjinë që nga ’90, te flakja e veprave të merhumit. Një nga ato persona është me plage në kokë dhe e kam prezent në sallë, i harruar me vite, i qujtur dëshmori i demokracisë.

Ku janë këto persona dhe PD të kalojë në këtë pikë për të vetmen arsye ju moërn mbrapa lëpirësit, sepse KÇK si term e aplikoi Edi Rama, por në praktikë e kemi patur ne. Ku janë drejtprët dhe ish ministrat tanë. KÇK fut lekë ne xhep dhe zhduku. Këtu e ke gjysmën e demokratëve hallexhinj, i ke në pikë të hallit.

Unë di që termin revolucion e ka shpikur një femër që quhej Zhan D’Ark, dhe termi i saj ishte, revolucionari shkon në barrikadë dhe vdes atje. Për xhiro të vij në Tiranë, personalisht mua më ka dhembur shpirti dhe nuk më ka marrë malli të pi kafe në Tiranë.

Në ditën e incidentit dhe revoltës suaj në parlament kam qenë live me një nga bashkëpunëtorët tuaj më të afërt dhe i thashë: doktori hodhi opsionin e grevës së urisë. Mbështete, sepse iniciatori me u fliju unë me jëtën time do jem unë Ilia Mejdani, sepse dega e Durrësit është zero.

Revolucionet fillojnë nga shtëpia, sepse një shtet me polici mercenare rrëzohet për 24 orë.

Doktor Berisha përshëndetje, kënaqësi që jam gjithmonë prezene në takimet e juaja. Unë jam Viola Kapidani, një aktiviste qëkur ligji ma ka lejuar 18 vjeç. Kur ka ardhur demokracia që është bërë lëvizja kam qenë vetëm 6 vjeç, opozitë kam bërë që në atë moshë në shtëpi se jam rritur me këtë frymë. Shumë fatkeqësi që sot pas 33 viteve ne akoma diksutojmë pluralizmin në Shqipëri, dhe mendoj që kjo vjen nga fakti që nuk u bë shkëputja totale me komunizmin.

Doktor mendoj që tani është detyra juaj, që në veçanti rinisë t’i flitet për komunizmin, sepse nuk e dinë ç’është komunizmi dhe sot gjithë bijtë e tyre na qeverisin përsëri. Me histori të shkruar nga historianë si Pëllumb Xhufi, apo si Paskal Milo nuk kanë çfarë mësojnë.

Kështu që ju siguroj që t’i flisni rinisë për komunizmin se vetëm kështu do bëhet shkëputja totale me të.

Mblidhni bazën, zgjidhni njerëz me integritet që nga kryetarët e seksioneve dhe grupseksioneve se ato janë personat e parë që qytetarët përplasen dhe ballafaqohen. Sepse këto do jenë nesër që do kërkojnë karriget e tyre kur ju të vini në pushtet dhe po këto do jenë ato që fatkeqësisht i kanë mbyll derën qytetarëve. Ju uroj shumë suksese.

Siç tha zotëria tje, ju jeni e tashmja, por edhe e ardhmja akoma.

Berisha: Unë të falnderoj për sugjerimin, dhe në një nga gjërat që unë mbaj në mendje gjithnjë është një samit i qendrës së djathtë në pranverëne  vitit 1991 në Paris. Unë kisha 4-5 muaj në politikë, dhe natyrisht nuk njihja asnjë prej tyre.

Ishte Thetçer, ishin të gjithë kryeministrat. Por në atë samit, ngrihet në atë kohë kryetari i Bashkisë së Parisit, Zhak Shirak dhe thotë: Prania e Sali Berishës sot këtu midis nesh është simboli i revolucionit në Europë.

Tani inë isha 4-5 muaj në politikë edhe thashë mirë, pse ma bëri këtë kompliment.

Në fund del deklarata e samitit, dhe deklarata thotë që përshëndet rrëzimin e diktaturës në Shqipëri dhe e cilëson Enver Hoxhën, ishin 37 parti të qendrës së djathtë të Europës, Hitleri shqiptar i pasluftës.

Rrëzimi i Enver Hoxhës është një fitore për të gjithë Europën. Ai regjim ishte regjimi i Hitlerit shqiptar të pasluftës. Pra, e krahasonin me Hitlerin. Pse po ndalem te kjo?

Prapa, duke lexuar, duke studiuar, Enveri dhe Hitleri kanë disa gjëra të tmerrshme të përbashkëta. Hitleri me dekret ka vrasjen e fëmijëve. Me dekret të Hitlerit vritej çdo fëmijë gjerman që ishte me ndonjë të metë dhe fëmijët hebre pa të meta me radhë.

Po të lexosh për kampet e përqendrimit të Enverit, fëmijët korreshin nga vdekja masivisht në kampe dhe ishte një qëllim të cilin e ka shprehur aq bukur At Zef Pllumi në takimin me hetuesin, kur i thotë hetuesi: morët fund, i thotë ky, nuk keni më. Po ju i thotë ky? Pas nesh, i thotë hetuesi, do jemi vetëm ne, ju nuk do jeni, do jeni zhdukur. Po zhdukeshin fëmijët. Pra, ishte politikë e infanticidit, zbriste deri në atë nivel.

Mirëpo, gjermanët dhe nga ajo që ata i bënë vetes dhe njerëzimit u mbrojtën me një moto: never again, kurrë më për të mos lejuar më kurrë që t’ju rikthehet një diktaturë si ajo që patën.

Për fat të keq kjo nuk ndodhi me ne. Po t;i ndiqni ju çfarë bëhet sot. Në qoftë në ’46 ai i mori ata deputetë i pushkatoi. Po të ishte ’46, ju garantoj se Edi Rama këta deputetë politikisht i pushkaton se nuk ua jeh të drejtat kushtetuese, dhe ata futen aty si fasadë.

Pra, ka një rikthim jo me ideologjinë marksiste-leniniste, por me kodin e drogës, kodin e mafies, kodin e krimit dhe kjo është vendosur.

Ndaj edhe thirrja në këmbë, në aksion për përmbysjen e tij. Ai nuk ka të ardhme. Ju garantoj se, gjithë këto veprime që bën, i bën se e ndjeu tani opozita është nëkëmbë, e ndjeu që më në fund ai që ky fiton, që këtij s’i fitohen zgjedhjet. Ky ikën se zgjedhje nuk do mund të vjedhë më kurrë.

Doktor mirëserdhe. Mirëmbrëma demokratë të Durrësit. Ky është një mesazh që duhet ta lexosh drejtpërdrejt ti doktor Berisha, sepse këto emocione të drejtohen ty ndaj dhe thirrja në këmbë, në aksion për përmbysjen e tij. Ai nuk ka të ardhme. Ju garantoj se gjithë këto veprime që bën, i bën se e ndjeu se opozita tani është në këmbë. Merr fund ajo që ky fiton, që këtij si fitohen zgjedhjet. Ky ikën se zgjedhje nuk do të fitojë më kurrë.

Osman Metalla: Doktor mirë se erdhe. Mirëmbrëma demokratë të Durrësit. Do të flas shumë qetë, shumë drejtpërdrejt, jashtë emocioneve. Vlerësoj emocionet e gjithsecilit. Ky është një mesazh që duhet ta lexosh drejtpërdrejt ti doktor Berisha. Këto emocione të drejtohen ty. Po çfarë ka ndodhur. Disa  miq dhe demokratë shprehën shqetësime reale, sepse nesër vazhdon e njëjta situatë. Dhe ne duhet ti përgjigjemi me këtë ritëm si sot këtu. Por kjo nuk ndodh. Burri ka një hall të madh, kur ka mbi supe një peshë që nuk e dashuron. Unë për hirë të vërtetës dashurinë e kam ndaj lirisë dhe PD. Unë jam i bindur se pjesa dërrmuese e këtyre burrave këtu, edhe grave e kanë këtë lloj dashurie. Po çfarë ndodh. Ne kemi 33 vite rrugë të përbashkët. Ju si askush tjetër, e njihni goxha mirë PD. 10 vitet e fundit për hirë të vërtetës kanë pasur ulje e ngritjet e saj. Nuk errësoj gjithçka. Përgjegjësia fillon me nivel vertikal. Sepse asnjë nga këto nuk ka përgjegjësi për çfarë ka ndodhur. Ne e dimë shumë mirë se çfarë sistemi kemi sot, ky është një regjim dhe për hirë të vërtetës pasojat kryesore të këtij regjimi po i vuajnë qytetarët dhe shqiptarët. Sot PD do të ishte mirë të funksiononte si një makineri. Ajo nuk funksionon. Makineria ka nevojë për një remont. Jo për të vendosur pjesët që janë hequr, për ti zëvendësuar me to. Jo ka nevojë për elementë të rinj. Nëse do që makina e vjetër të funksionojë të ecë përpara. Ju folët përsa i përket veprimeve që ka bërë kundërshtari. Është e vërtetë i kemi provuar të gjitha. Por këtu ka djem e vajza, që nuk janë tërhequr as nga presioni i pushtetit dhe i krimit. Bashkëpunëtorët zgjidhi. Nëse do të hysh në pyll, mos hy pa çifte. Kjo është përgjegjësia juaj, nëse do bashkëpunëtorë për tu përballur dhe për të shkuar në fitore. Ndoshta pas 1 viti do të jemi po të njëjtën bisedë, po të njëjtët shqetësime dhe po të njëjtën problematika dhe do themi na i vodhi. Jo doktor, ne duhet të dimë të zgjedhim, të mbajmë përgjegjësitë tona, nëse duam të ndryshojmë. Se tek e fundit fare, ka dhe diçka tjetër. Pesha që ke marrë mbi supe është shumë e rëndë. Nuk është personale dhe nuk e tërheq dot makinerinë dot ti vetëm personalisht. Unë do të kërkoja shumë miqësisht, referuar eksperiencës; është mirë të zbresësh në bazë, të komunikosh drejtpërdrejt me qytetarët. Doktor Berisha, qytetarët janë lënë në harresë. PD ka shkëputur marrëdhëniet me qytetarët. Ne mund ti bëjmë shumë lavde njëri tjetrit këtu. Por po flasim për një realitet. Ne duhet të dimë, të njohim kush është kundërshtari. Ne e dimë mirë se kush janë problemet e Durrësit. Durrësi ka një problem madhor, ka vite që është bërë plaçkë e Tiranës, për interesa të Tiranës, të PD-së. Kur kam qenë kryetar partie jam ndeshur me një fenomen të tillë. E kam kundërshtuar dhe nuk e kam lejuar. Por kjo vazhdon. Dhe unë them, që Durrësi është i durrsakëve. Dhe PD, duhet ta zgjedhin demokratët e Durrësit, jo me orientim. Ne duhet të njohim përgjegjësi doktor Berisha. Humbja është përgjegjësi, nëse fillojmë me riciklime, nuk ka kuptim ajo punë. Politika, para se të jetë politikë, është edhe moral. Nëse na mungon morali, e kemi të vështirë të përballemi me realitetin. Dhe për të mos u zgjatur shumë, do të kisha dëshirë të formosh atë që ka nevojë qytetari shqiptar. Besimi ka humbur shumë. Duhet ta pranojmë, besimi ka humbur. Dhe kjo pjesëmarrje, që unë e vlerësoj shumë, është personalisht për ju. Vlerësoje në të kundërt, e po vdiq ky besim, ka vdekur dhe PD. Ne në këto limite jemi doktor Berisha. Këtu ka djem të rinj, kanë punuar maksimalisht. Ka gra dhe burra me eksperiencë të jashtëzakoshme. Doktor, njerëzit kanë dëshirë të takohen, njerëzit kanë dëshirë të vlerësohen, njerëzit kanë dëshirë qoftë për një kafe. Ne kemi harruar njeri-tjetrin. Unë kam dëshirë ta shpreh, se me shqetëson diçka. Unë po them rezervat që mi thonë përditë miqtë e mi. Unë e di mirë, që nuk do ti vijë mirë. Unë do të them gjërat që janë reale. Ka një grup deputetësh të cilët e kanë kthyer mandatin e deputetit në profesion. Doktor, opozita nuk është profesion, opozita është betejë. Kush i del për zot, bujrëm. Kush nuk i del për zot, të hapë krahun. Faleminderit!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale