/

Berisha: Nuk do njohim kurrë një proces zgjedhor të bazuar mbi votën e vjedhur. Viti 2023 do jetë viti i fitores së demokratëve!

Përshëndëtje të dashur miq të Facebook-ut, Tik Tok-ut, Instagramit, Tëeeter-it, pra të rrjeteve sociale.

Jam këtu para jush, për të diskutuar me ju, për t’u përgjigjur pyetjeve, për të dëgjuar komentet, vërejtjet dhe sugjerimet tuaja. Gjithmonë, zhvillimet këtu janë të bujshme. Skandalet e kësaj qeverie shtyjnë njera-tjetrën. Pra, kemi shumë probleme për të cilat mund të diksutojmë së bashku. Preferoj që fjalën t’ua lë juve. Faleminderit!

– Sali Berisha është nderi ynë, krenaria jonë, shpresa e çdo shqiptari që do jetojë në vendin e tij në mirëqënie. Të ketë punë për të jetuar me djersë dhe ndërshmëri si në gjithë Europën. Të shkollojë fëmijët si bashkëmoshatarët e tyre në Europë.

Berisha: Faleminderit për fjalët e njerëzishme, por z.Musaraj dua t’ju garantoj juve dhe të gjithë shqiptarëve, se qëllimi më madhor i kësaj përpjekjeje që bëjmë sot është që të shndërrojmë Shqipërinë në një vend të jetueshëm, në një vend të besueshëm nga shqiptarët, nga një vend i cili i ofron qyteetarëve të saj potenciale shumë të mëdha. Dhe me këto potenciale, me rregulla të ndershme, ata mund të ndërtojnë në Shqipëri, për veten dhe fëmijët e tyre të sotmen dhe të ardhmen.

Në këtë kontekst nuk ka asnjë qëllim tjetër më të madh për PD, sesa ndalimi i kësaj hemorragjie të tmerrshme kombëtare, këtij spastrimi etnik që po ndodh si në asnjë vend tjetër të botës. Ky vend i vogël ze sot për emigracion dhe diasporë vendin e dytë në botë. Nuk ka tregues më të dhimbshëm se ky. Ky vend i vogël ka dëbuar, ka përzënë në harkun kohor 7 vjeçar nga 2014-2021 744 mijë shqiptarë vetëm në hapësirën evropiane. Ky vend i vogël ka përzënë mbi 31 përqind të popullatës gjatë shtatë viteve të qeverisjes së Edi Ramës.

Ndalimi i kësaj drame të tmerrshme të pashembullt, kurrë nuk ka patur një hemorragji kaq të madhe kombëtare sa ka patur në këto vite. Ky ndalim është një nga qëllimet absolute më madhore.

Unë jam optimist për këtë. Ka një grafikë që e kam nxjerrë disa herë para qytetarëve shqiptarë. Ky grafik fakton se në vitet 2007, 2014, numri i popullsisë në Shqipëri erdhi duke u rritur në mënyrë progresive, jo duke rënë.

Jam i bindur se sot me atë eksperiencë dhe me një vizion të ri, për t’u përballur fuqishëm me këtë plagë të rëndë të shoqrisë shqiptare, do ia dalim përsëri ta shndërrojmë Shqipërinë në një vend ku popullata rritet nga viti në vit. Ta shndërrojmë Shqipërinë në vendin e besimit të shqiptarëve.

– Kush është plani për rininë dhe arsimin?

Berisha: Plani për rininë dhe plani për asminin janë të lidhura pazgjithmërisht. Çfarë ndodh sot z.Barbuta? Sot janë vendosur një seri kufizimesh për të rinjtë që të ndjekin arsmin e lartë. Këto kufizime privojnë arsimin, njërin nga misionet më kryesore që ka patur dhe ka kudo. Privojnë arsimin nga misioni i tij për të luftuar varfërinë, sepse mesatarja e përdorur për dyert e universiteteve, është një mesatare që favorizon vetëm gjimnazistët e Tiranës dhe qyteteve të mëdha, dhe përjashton për definicion të gjithë gjimnazistët dhe maturat Shqipërisë më periferike, por që përbëjnë një shumicë shqiptarësh.

Nga ana tjetër, sot me këto rroga qesharake askush nuk mund të imagjinojë që të ndërtojë të ardhmen këtu. Një njeri që e fillon punën sot i duhet që të punojë 60 vite për të blerë një apartament në Tiranë. Nuk ndodh kund tjetër në botë. Krijimi i të gjitha kushteve për shkollimin masiv të të rinjve është alfa e programit tonë, por kjo nuk mjafton. Një përpjekje e madhe për punësimin e tyre. Një përpjekje e madhe për lehtësimin e fillimit të jetës së tyre, qoftë familjare, qoftë në biznes, dhe të gjithëanshëm, do të jetë realitet.

Do ketë një kuadër ligjor të veçantë për bizneset e të rinjve, për kreditimin e tyre, për financimin e start up-eve të tyre për bizneset e vogla, por gjithashtu edhe kreditë për banimin edhe strehimin e tyre. Përveç kësaj, ne kemi patur dhe do të kemi shumë fuqishëm programin e Brain Gain dhe ekselencave, me të cilin synojmë të rikthejmë më të mirët e të rinjve tanë, kudo që janë në SHBA, Australi, Europë, dhe kudo ku ata ndodhen, të vijnë. Gjeniun e tyre t’ia përkushtojnë zhvillimit të këtij vendi.

Ne besojmë se kushti i të gjitha kushteve që shqiptarët të kenë një të ardhme është q, rinia shqiptare të qendrojë në Shqipëri, të derdhë energjinë dhe gjeniun e vetë në zhvillimin e këtij vendi.

Kështu që, s’ka diskutim, sepse epiqendra e programit tonë do të jenë të rinjtë. Do bëhet gjithçka, për të sjellë Shqipërinë në moshën e teknologjive më të reja, sepse askush më shumë se të rinjtë nuk mund t’i përqafojnë këto teknologji, internet tre, nanoteknologjitë, etj. Do të ketë një program shumëformësh, agresiv, në kuptimin e mirë të fjalës, që t’u përgjigjet kërkesave dhe nevojave të të rinjve shqiptarë.

– Kur do të jetë protesta e radhës?

Berisha: Pyetja e Gjonit është shumë e drejtë. Ne jetojmë sot në kushtet e një monizmi të plotë. Ku një njeri, në traditën më të zezë të etërve të tij, me një etje të pashuar për pushtet dhe pasuri, ka vënë nën kontroll të gjitha pushtetet. Edi Rama sot, kontrollon 10 përqind më shumë pushtet se Ramiz Alia në vitin 1991.

Edi Rama, për të dhënë një goditje përfundimtare pluralizmit politik, përpiqet në mënyrën më anti-kushtetuese, anti-demokratike, të pengojë PD-në për të hyrë në zgjedhjet e 14 majit, duke mbajtur peng vendimin e gjykatës, me të cilin normalisht asnjë kryeministër, në asnjë vend, nuk ka asnjë lidhje.

Të dashur miqtë e mi, me datën 25 mars, gjykata e Tiranës mori në shqyrtim dosjen e Kuvendit të 11 dhjetorit, të rithemelimit të PD-së. Ajo gjeti gjithçka në përputhje me ligjet e vendit. Që në këtë vendim, të nesërmen e zbardhjes së tij, në mënyrë automatike, ky vendim regjistrohet në regjistrin e partive politike. Në çdo vend të lirë, kur një grup njerëzish vendosin të krijojnë një shoqatë apo një parti, hartojnë statutin, firmosin dokumentat dhe gjykata vlerëson përputhjen e tyre me ligjin e Kushtetutën.

Ky vendim i gjykatës, dhe absolutisht asnjë element tjetër, realizon automatikisht regjistrimin ne regjistrin e partive dhe shoqatave të dhëna. Kur partitë ndryshojnë statutin, programin, këto ndryshime ato janë të detyruara t’i dërgojnë në gjykatë. Këtë bëri PD, dhe gjykata pasi i vlerësoi, i gjeti ligjore. Pra, kemi marrjen peng të vendimit të gjykatës, nga data 25 mars, gjer sot. Me qëllimin e vetëm të pengojë pjesëmarrjen e PD në zgjedhje. Ose të detyrojë PD-në të veprojë siç veproi para vendimit të gjykatës. Ne krijuam një koalicion dhe morëm një emër tjetër në koalicion. Por nuk kishim vendimin e gjykatës, dhe ky ishte veprim ligjor që ne bëmë.

Pas vendimit të gjykatës, ne nuk kemi më asnjë pengesë, përveç urrejtjes së Edi Ramës, qëndrimit të tij antikushtetues për të na penguar. Në këtë kontekst, ne nuk do pengohemi. Ne jemi forca kryesore politike e vendit. Ai kërkon të hakmerret ndaj PD, për pushtetin e etërve të tij. Unë dua t’u rikujtoj se me 11 dhjetor 1991, u mblodh në mëngjes plenumi i partisë pikërisht për të shqyrtuar ultimatumin e studentëve. Në atë mbledhje, një njeri më shumë se kushdo tjetër, ka kërkuar përdorimin e armëve, futjen e tankeve ndaj studentëve, dhe ky është dajo i Ramës, Spiro Koleka. Kjo ishte urrejtja familjare patologjike ndaj pluralizmit në këtë familje bllokmenësh. Edi Rama mendon se tani erdhi koha të japë goditje në emër të etërve të tij forcës politike që përmbysi pushtetin e tyre.

Në këtë kontekst, ju garantoj se ai do pësojë fatin e etërve të tij dhe demokratët nuk mposhten kurrë. Demokratët janë forca politike që udhëhoqi revolucionin demokratik të viteve ’90, përmbysi sistemin komunist, hodhi themelet e tregut dhe të demokracisë në Shqipëri, realizoi demokraci dhe ekonomi tregu funksionale të certifikuar nga ndërkombëtarët, anëtarësuan Shqipërinë në NATO, firmosën MSA, anëtarësuan Shqipërinë në Këshillin e Europës, hoqën vizat dhe morën rekomandimin e BE për statusin kandidat.

Por mbi të gjitha, bënë avokatinë e çështjes kombëtare, e vërteta është se pavarësia e Kosovës u shpall në Tiranë nga presidenti George Bush në vizitën e tij historike. Demokratët bënë gabime gjatë qeverisjes së tyre, por i korrigjuan ata. Ata ia dolën që qytetarët më të varfër të ballkanit dhe europës bënë që të kenë rrogat më të larta në rajon, më të larta edhe se bullgarët dhe rumunët, të cilët ishin edhe anëtarë të BE.

Kjo trashëgimi fton çdo demokrat të qëndrojë fuqishëm. Protestat e fuqishme do jenë një nga drejtime kryesore me të cilën ne synojmë të dridhim themelet e këtij regjimi të bazuar mbi krimin, vjedhjen dhe drogën.

– Si do ndalojmë blerjen e votës nga punonjësit e administratës që e kanë nisur që tani blerjen?

Berisha: Jo vetëm punonjësit e administratës Selim, por manipulimi i zgjedhjeve të ardhshme ka filluar masivisht, dhe ne po e ndjekim me shumë intensitet. Edi Rama ka shumëfishuar përpjekjet, pikërisht për të blerë dhe vjedhur votën. Por ne qëndrojmë në vendimin tonë. Në mënyrë absolute do jetë përgjegjës dhe demokratët nuk do tolerojnë kurrë, nuk do njohin kurrë një proces zgjedhor të bazuar mbi votën e vjedhur.

Shqiptarët duhet ta dinë se Edi Rama nuk ikën me votë. Se ky sot në këtë moment që flasim, narkoshtetin e tij e ka shndërruar në një makineri gjigante elektorale, që përdor tonelatat e narko-eurove, përdor makinerinë shtetërore, përdor gjithçka për të dhunuar votën e shqiptarëve.

Përgjigjia është vetëm një: vetëm revolucion.

– Përshëndetje, cili do të jetë programi për fitoren në zgjedhjet e ardhshme. Respekte!

Berisha: Kemi bërë përpjekjet më serioze për fitoren e zgjedhjeve të ardhshme. Së pari, ne për herë të parë në 32 vite shkojmë në garë elektorale me kandidatë të vërtetë të lirisë. Kandidatët tanë nga Saranda në Tropojë, janë kandidatë të votës së lirë. Kandidatë të cilët garuan në tërësi me disa kandidatura. Kandidatë të cilët morën besimin masiv të anëtarësisë dhe simpatizantëve të PD. Janë kandidatë që nuk patën frikë, guxuan që të dalin para zgjedhësve, para anatërëve dhe simpatizantëve, e t’u thonë atyre unë jam, gjykoni dhe vlerësoni, qëmtoni. Ky është një avantazh i jashtëzakonshëm. Ky është vetëm njëri aspekt.

Kandidatët tanë, po pregatisin programet më të mira për qytetet, rrethet dhe qarqet e këtij vendi. Merrni Tiranën. Ku është sot Tirana? Dy janë rekordet më të zeza të këtij qyteti të bekuar. Së pari, Tirana sot, renditet në 10 qytetet më të ndotura të planetit. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë ndër 10 qytetet më të pashëndetshme, me të papërshtatshme për të jetuar. Kush e shndërroi kështu Tiranën? Tiranën e shndërroi në këtë situatë politika e betonit që përdori Erion Veliaj, për të mbushur xhepat dhe kontot e tij. Tiranën, e shndërroi sistemi i qarkullimit që është vendosur në kryeqytet i cili nuk përfill në asnjë parametër shëndetin e qytetarit, pëërkundrazi e ekspozon atë në mënyrën më të pamëshirë ndaj faktorëve toksikë që prodhohen nga djegiet e motorrave në Tiranë. Po u jap vetëm një shembull.

Sheshi Skënderbej, u transformua dhe u shtrua i tëri në rrasa guri. U përjashtua trafiku, jo vetëm i automjeteve, por në tërësi dhe ai njerëzor. Cili është rezultati? Rezultati është një shesh në të cilin në verë vlon xhezvja e kafesë në pllakat e gurit. E kanë provuar, dhe është e vërtetë. Një shesh i cili në dimër nuk kalohet, se ecën si mbi akull. Një shesh i cili ka për analogji, vetëm sheshin e Pioniangut, kryeqytetit të Koresë së Veriut.

U ndala tek sheshi, se mundësitë e transformimit të këtij qyteti me gjithë problematikat e mëdha që ka janë të mëdha. Sot Tirana është një ndër 10 qytetet me shërbimin shëndetësor më të keq në botë. Ata të cilët njohin sistemin shëndetësor këtu, konstatojnë se ky sistem është rrënuar tërësisht nga korrupsioni. Sektori publik i rrënunar nga korrupsioni. Shkoni sot në kardiokirurgji, apo në kirurgjitë e tjera, mungojnë mjetet elementare të operacioneve. Është një marrëveshje mafioze e tmerrshme, midis MSH dhe spitaleve private. MSH nuk merr, nuk porosit mjetet që duhen për operacionet në zemër, në mënyrë që të sëmurët të shkojnë në spitale private. Por ata që nuk porosisin paguhen nga spitalet private. Nuk sjellin ilaçe për fëmijët e sëmurë, në mënyrë që ata të shkojnë në spitalet private. Por ata që nuk sjellin ilaçet, ata paguhen nga spitalet private.

Pra, në Tiranë është zhvilluar një mafie e tmerrshme për shëndetin e qytetarëve. Natyrisht gjithçka merr fund me zbatimin e ligjeve të vendit, ndaj edhe ndryshimi i këtyre qeverisjeve që vjedhin dhe vetëm vjedhin.

Ju e morët vesh. Në mënyrë të përsëritur dy vite me radhë kam denoncuar  fushën e Sharrës si minierën e floririt të Edi Ramës dhe Erion Velisë. Çfarë ndodhi?

Sipas një kontrate të Erion Veliajt me kompaninë e vet, e cila është kompania e tij në sharrë, çdo ton plehra që do të depozitohet në sharrë për çdo ton, do t’i paguhet kompanisë 11 euro për tonelatë. Për çdo ton plehra që do digjen, se do të ngrihej inceneratori, do i paguhej 29 euro. Ka 5 vite që Erion Veliaj çon në kontot e tij offshore, në kundërshtimin më flagrant me ligjet. Mbi 50 e sa milionë euro të vjedhura me tarifën mbi vlerat, sepse s’ka djegur asnjë ton plehra, dhe ka tarifuar çdo ton me 29 euro. Unë dhashë një shembull. Shembuj të tjerë të vjedhjeve janë të pafundme, merr fund kjo situatë këtu, dhe ju garantoj se Tirana dhe qytete të tjera të vendit do të kenë mundësi shumë të mëdha. Do iu kthehen qytetarëve. Shikoni se çfarë bëhet me furnizimin me ujë. A e dini ju pse nuk keni ujë, sepse si lukuni punonjësit e bashkisë kanë krijuar kompani dhe shesin ujë me autobote, dhe nqs qytetarët furnizohen me ujë, botet e tyre nuk kanë më vlerë. Ata kanë krijuar parkun e autoboteve të ujit, dhe dalin rrugicë më rrugicë, duke vjedhur dhe duke u shitur qytetarëve ujin në ujësjellësin e tyre.

Pra të gjitha këto, marrin fund në një qeverisje të re transparente.

– Z.Berisha demokratët duhen bashkuar përballë pushtetit absolut të PD dhe PS, dhe nuk ka luksin të humbë asnjë demokrat. Cila është strategjia juaj për bashkimin e kontributorëve pavarësisht divergjencave?

Berisha: Z. Mema, faleminderit shumë. Unë mendoj se në interesin më të mirë tuajin, në interesin më të mirë të PD dhe Shqipërisë, bashkimi duhet të ketë si rrugë të vetme, lirinë dhe vetëm lirinë.

Ç’nënkupton bashkimi ynë si njerëz të lirë?

Së pari, nënkupton që ne, brenda nesh, duhet të respektojmë votën e lirë. Ne në Shqipëri në fund të fundit, sollëm dy gjëra, votën e lirë dhe pluralizmin kur u themeluam. Dhe unë ju garantoj se gjatë këtyre muajve të fundit, kjo forcë politike ka votuar me votën e saj të lirë më shumë se të gjithë forcat e tjera politike në 30 vite. Primaret ishin një autostradë e hapur për të gjithë demokratët. Shumë prej tyre përfituan.

Sot jo në një, por në disa qarqe apo rrethe, janë kandidatë të PD-së, ish-drejtues apo individë të cilët nuk u rreshtuan në fillim me foltoren. Por kuptuan se rruga e bashkimit është rruga e lirisë. Morën guximin, kandiduan dhe u votuan, e fituan dhe sot janë kandidatë për bashki.

Së dyti, bashkimi i PD kalon duke pranuar mendimin ndryshimin. Po ju rikujtoj se statuti i 11 dhjetorit ka nenin e fraksionit. Çfarë do të thotë? Do të thotë që ata anëtarë, ata drejtues, ata deputetë, të cilët kanë mendime të ndryshme nga kryetari dhe kryesia aktuale, ata mund të krijojnë fraksionin e tyre. Dhe nga ai pozicion, të mbrojnë fuqishëm interesat e demokratëve që u besojnë.

Pra, ne jemi parti e mendimit ndryshe. Çdo demokrat që e ndjen veten njeri të lirë, ai është i ftuar të bëjë zgjedhjen e tij në këtë spektër.

Tani duhet të them dy fjalë: çfarë tregojnë zhvillimet e kësaj force politike? Zhvillimet treguan se udhëheqja e saj ishte marrë peng. Bënte biznes me Edi Ramën. Se Lulzim Basha ishte marrë peng. Se Alibasha është një peng. Ju garantoj se pengjet nuk ka forcë në botë që mund t’i çpengojë. Ndaj duhet të dallojmë demokratët nga pengjet. Të tjerë tek-tuk ndjekin tenderat dhe të fituarit në mënyrë të pandershme.

Ata nuk mbrojnë interesat tuaja, nuk mbrojnë interesat e demokratëve, përkundrazi i shkelmojnë ato.

Pra, kemi të bëjmë me persona të caktuar, të cilët kanë faktuar në mënyrë të përsëritur se janë në vasalitet dhe keqshfrytëzim nga Edi Rama. A nuk doli Alibasha dhe u tha demokratëve se është rënë dakord që presidentin na e lanë ne? A u tall dynjaja me demokratët? Mund të jap shembuj të tjerë plot. A nuk doli Alibasha promotor për t’i dhënë të drejtën Edi Ramës për gjahun e shtrigave, dhe deklaroi kryetarja e parlamentit se Aliabasha është dakord me amendamentin e Taulant Ballës? Kudo ka një moral, dhe kur ky moral zerohet, ajo është punë e indivitit që vetëposhtëron veten.

Edhe njëherë, çdo demokrat që mendon ndryshe, çdo grup deputetësh, apo kushdo qoftë, nëse janë vërtet në pozicione sepse kanë kundërshtime me Sali Berishën apo kryesinë, le të krijojnë fraksionin e tyre. Por qëndrimi larg zgjedhësve, qëndrimi larg anëtarëve, i dëmton çdo ditë që kalon. Faleminderit.

– Yuri Kim u duk se u tërhoq kur tha në një intervistë se janë shqiptarët dhe demokratët që të zgjedhin udhëheqësit e tyre. Cili është komenti juaj?

Berisha: Unë mendoj se guvernatorja Yuri Kim ka shënuar në qëndrimet e saj, rekorde të zeza të papajtueshme me statusin e një diplomati. Ajo ka trajtuar Shqipërinë dhe shqiptarët në një mëyrë të përsëritur, jo si një vend aleat i SHBA, por si një vend vasal dhe koloni. Nuk e gjykoj Yuri Kim unë në raport me Berishën, por në raport me vendin tim. Ajo ka shkelur në mënyrë të përsëritur Kushtetutën e vendit tim, Kushtetutën e SHBA, ka shkelur Konventën e Vjenës mbi statusin e diplomatit.

Po i lëmë thirrjet e saj për barin për demokratët, por po marr qëndrimin e saj të fundit ndaj SKAP-it të partisë. Ishte qëndrimi më absurd. Ishte qëndrimi më shkatërrues. Ndërhyrja e Edi Ramës dhe Yuri Kim në një garë të paimagjinueshme për të zgjedhur kryetarin trevjeçar të atij organi, i dha atij organi një goditje mëshire.

Çdo njeri që punon, që drejton, e ka shumë të qartë se suksesi i tij varet nga ekipi. Ai udhëheq, por pa ekip ai nuk ka sukses. Këta të dy, Edi Rama dhe Yuri Kim, në mënyrën më antikushtetuese, më të paskrupullt, ndërhynë dhe e bënë copë-copë atë organ.

Për çfarë? Për të prishur çdo frymë bashkëpunimi, për të krijuar një realitet pro-amerikan, pro-mafioz, pro-kështu, pro-ashtu. Pra, i dhanë një goditje mëshire SKAP-it të partisë. Ajo nuk mund të ndërhynte kurrë. Unë u them shqiptarëve se kjo është rruga e Republikës së Bananeve. Por Amerika ka hequr dorë nga Republikat e Bananeve. Është mafia e Sorosit. Nuk është Amerika e vlerave, e ligjit dhe virtyteve.

Ndaj ju ftoj që të mos i besoni asgjë asaj. Ajo, fatkeqësi e madhe që rastisi ambasadore në 100-vjetorin e marrëdhënieve tona dhe punoi në mënyrën më absurde për të dëmtuar reputacionin e vendit të madh të lirisë. Dhe ia arriti. Gjithçka e bëri për dosjen e saj dhe interesat e saj personale. Ajo mashtroi qeverinë e vet. Mblodhi gënjeshtrat e Edi Ramës, Bashës, Ballës, Veliajt dhe i transferoi. Të gjitha të fabrikuara nga mediat e Sorosit. Të gjitha i dolën mashtrime dhe gënjeshtra. Ajo bëri gjithçka që PD të mos ishte kjo që është. Ajo bëri gjithçka që të caktonte kryetarin e PD. Pasi i doli bomba e parave sovjetike me Bashën, u kthye te Alibasha.

Të vazhdojmë rrugën tonë bazuar te vlerat dhe parimet e lirisë, por mafia e George Sorosit është një problem për SHBA, dhe jo vetëm për Shqipërinë. Ne e admirojmë dhe do ta admirojmë Amerikën e vlerave, e shtetit ligjor dhe të lirisë.

– Përshëndetje doktor. Abstenuesit janë grupimi më i madh elektoral në Shqipëri, çfarë po ën PD në këtë drejtim të përfaqësimit dhe organizimit të saj për t’i tërhequr nga vetja këta votues?

Berisha: PD po përqendrohet dhe po bën gjithçka, duke studiuar shkaqet e këtij abstenimi. Sot zgjedhësit shqiptarë janë në një agresion të paimagjinueshëm mediatik zyrtar. Ata përjetojnë sot diktaturën mediatike të mashtrimit. Sot janë ngritur një lukuni pseudoanalistësh, zëdhënës të mafies shtetërore, paguhen për të mashtruar shqiptarët nga mëngjesi deri në darkë. Paguhen për të krijuar pseudo-ngjarje, për të krijuar pseudo-fakte Kjo e gjitha bëhet e gjitha për të mjergulluar të vërtetat. Shqiptarët sot jetojnë diktaturën e relativizmit, dhe në këtë kontekst kërkohet një punë shumë e madhe nga demokratët. Kerkohet një përdorim intensiv i mediave sociale për t’ju kundërvenë terrorit të diktaturës së relativizmit të organizuar e tëra nga qeveria.

Janë të njëjtit njerëz. Ish bashkëpunëtorë të bashkëpunimit të shtetit të flakur. Ish eksponentë të korrupsioneve madhore. Zyrtarë të përjashtuar për shkelmim të kodit moral në zyrat e tyre. Hajdutë të kursyer nga Edi Rama që kalojnë nga një studio në tjetrën, i cili duhet të jetë brenda për një seri aferash. Nuk shihni dot ministrat se e dinë që ata janë të deskridituar, por janë zëvendësuar tani me këtë grup, i cili ka aftësi që t’u thotë Shqiptarëve çdo mashtrim, gënjeshtër, t’i dëshpërojë me çdo të dhënë. Kjo shton para nesh detyrën e përkushtimit maksimal ndaj mediave sociale.

Shoh një pseudo analist unë, i cili  vodhi në Ministri të Arsimit sepse mermetoi ministrinë me 1.3 miliardë, me 13 milionë euro. Kaloi analisti në sekretar të përgjithshëm në tenderin e uniformave. Më vonë u flak nga një zyrë për arsye të tjera. Natyrisht ai është i aftë të flasë çdo gjë në studio. Si ky janë disa njerëz të cilët funksionojnë si ushtarë të Edi Ramës, dhe veprojnë vetëm e vetëm me dogma dhe mashtrime. Por fatkeqësi e madhe. Pronarët hapin studiot për ta. Në fakt vendi i tyre është në qeli për ato që kanë bërë, përkundrazi ata janë bërë të preferuarit, sepse janë të paguar.

Vini re ju kur flasin për djegësat. Nuk flasin dot se iu ngelin paratë e djegësave në gojë.

Përshëndetje Z.Berisha! Ju thoni se Rama po përpiqet të mos e lejojë PD që të mos hyjë në zgjedhje. Unë mendoj se këtu nuk qendron vetëm Rama, dhe në këtë rast ju duhet të keni një zgjidhje dhe pyetja ime është: cili është ky?

Berisha: Është Rama dhe vetëm Rama, i dashur mik dhe askush tjetër. Kancelari është i emëruar. Është nëpunës civil, dhe është i emëruar nga ekzekutivi. Ai ka për detyrë të rregjistrojë vendimin në regjistër dhe nuk e regjistron se nuk e lejon Rama. Natyrisht, ju mund të thoni e urdhëron Ulsi Manja. Ulsiun e urdhëron Rama, kështu që e vërteta është që e urdhëron vetëm Rama.

Për sa i përket përdorimit të Alibashës, e përdor vetëm Rama. Ai është një subjekt i keqshfrytëzuar vetëm nga Rama. Ju e dini që Alibasha nuk ishte palë në gjykimin e çështjes së dokumenteve të 11 dhjetorit. Nuk ishte palë. Kurrë në historinë ë gjyqsisë nuk ka ndodhur dhe nuk mund të ndodhë që ai që nuk ishte palë të bëhet palë pas vendimit të gjykatës. Se në rast se ndodh ky vendim i gjykatës do të rrëzohet.

Sistemi i drejtësisë ka një mekanuzëm tjetër. Cilido që beson që me një vendim të gjyqsorit është shkelur ligji. Është cënuar interesi publik, interesi i tij direkt, mund të hapë një proces gjyqsor, jo të bëhet palë në procesin që ka përfunduar. Pra është prap Edi Rama, nuk është askush tjetër.

Alibasha është jë i radhës. Mjet i radhës i përdorur në këtë mes, siç është knacelari aty. Edi Rama e di që një kryeministër nuk mund të luajë kurrë me pluralizmin. Një kryeministër nuk mund të pengojë kurrë regjistrimin e një force politike të vendit.

– Vetëm me denoncime nuk zgjidhet asgjë. Çfarë po bën opozita? Populli pret zgjidhje, por nga kush? Opsion i vetëm mbetet vetëm largimi, si do e ndalni këtë eksod?

Berisha: Opozita nuk ka fjalë dhe premtime pa fund. Opozita ka veprime. Po të ndjekësh procedurat, ato janë veprime për herë të parë në Shqipëri. Opozita ka organizuar edhe protesta që kanë rezonuar në Shqipëri dhe mbarë Europën. Por opozita e ka deklaruar se ky regjim nuk lejon votën e shqiptarëve.

Në këtë kontekst, opozita është përgatitur për t’u përballur me revolucion me këtë regjim.

– Përshëndetje doktor, ju uroj një fundjavë të mbarë. Një pyetje kisha se nqs KQZ nuk ju regjistron në zgjedhje dhe regjistron Alibashën, në çfarë mënyre regjistrohen Këshilltarët Bashkiakë, dhe si do të bëhet përzgjedhja e kandidatëve për këshillat bashkiakë?

Berisha: Kjo është një betejë për jetë a vdekje, për pluralizmin, për PD,  për votën, dhe për të gjitha. Unë kam bindjen se shqiptarët nuk do e pranojnë kurrë këtë gjë. Do i përgjigjen Edi Ramës me të gjitha format që meriton për të mbrojtur pluralizmin, votën dhe demokracinë.

– I nderuar doktor fushata është në prag dhe PD duhet të ketë gati platformat dhe projektet politike për zhvillimin e çdo qyteti. Çfarë peshe dhe çfarë vendi do të zerë arsimi në këto platforma, apo projekte politike? Çfarë investimesh në arsim ka planifikuar PD në platformat e zhvillimit të qyteteve dhe shkollave? A do të kërkoni ju rritjen e transfertës së kushtëzuar për arsimin? Dhe tjetra i nderuar doktor, kandidatët që dolën të dytët në Primare, a do t’i përfshini në ekipet e qeverisë lokale, pasi edhe ata kanë kontribute të pamohueshme dhe angazhim të fortë real e politik?

Berisha: Pyetja juaj është shumë e drejtë. Ju garantoj që arsimi është edhe do mbetet çështje kryesore e programeve tona.Kandidatët e PD janë që të gjithë nën dëgjesë. Po bëjnë dëgjesën e qytetarëve.Dëgjesa e qytetarëve është procesi më kryesor, për të pregatitur një qeverisje vendore më efiçente.

Sado që të themi ne se këto zgjedhje janë politike. Sado që të themi ne se ka komponentë politik se përballë është Edi Rama, por përsëri këto zgjedhje janë për qytetarët. Përsëri këto zgjedhje janë për rrugicën, për bllokun, për lagjen, për komunitetin. Në këtë kontekst kandidatët tanë çdo ditë po zhvillojnë takime me qytetarët në rrugë, në sallë e kudo që të dëgjojnë zërin dhe problematikat e tyre. Mbi bazën e kësaj dëgjese dhe vizionin e specialistëve më të mirë, do të ndërtohet programi për çdo bashki të vendit. Bashkitë e vendit do ti japin përgjigje përfundimtare infrastrukturës së arsimit.

Veliaj në Tiranë dhe Rakipi në Kamzë ndërtojnë shkolla me 3 deri në 6 milionë euro, ku të paktën 70% e fondit vidhet. E them këtë sepse PNUD-i në Tiranë me fondet e donatorëve po ndërton shkolla me 600 mijë euro. Taksat e qytetarëve do të përdoren para së gjithash për cilësinë e arsimit.

– Përshëndetje z. Berisha. Çfarë duhet të bëjë kryetari i bashkisë kur të marrë fitoren. A ka mundësi që asnjë nga ata të PS të mos na duken nëpër këmbë, a mund të bëhet kjo?

Berisha: Gjëja më kryesore e kryetarit të bashkisë pas fitores është të vendosë qytetarin në epiqendër, të ua kthejë bashkinë qytetarëve. Nuk mund të kenë vend në bashki         ata të cilët janë bashkëautorë në këtë katastrofë të gjithanshme në të cilën është zhytur bashkia e Tiranës. Shpërndarësit kryesorë sot të kokainës janë bashkëpunëtorët kryesorë të Veliajt dhe janë kapur me dokumente. Tentakulat e mafias italiane dhe Ndraghetës janë ngulur thellë në bashki. Natyrisht bashkia do të pastrohet. Si mund të mbahen në bashki ata të cilët fillojnë ndërtimin e rrugës me mjetet e bashkisë dhe kryetari i bashkisë thotë se rruga do të ndërtohet me një tender, që hapet me 19 dhjetor dhe mbyllet në 9 janar, ndërkohë që rruga po shtrohej nga mjetet e bashkisë. Kjo kishte vetëm një qëllim, që Erion Veliaj të fuste në xhep 419 milionë lekë. Këtë vjedhje të neveritshme Erion Veliaj nuk e kreu vetëm, por bashkë me ata që dolën të ndërtojnë rrugën.

– Çfarë do të bëhet me shpopullimin masiv të qyteteve dhe fshatrave që i drejtohen kryeqytetit?

Berisha: Ne kishim një projekt për krijimin e kushteve në çdo fshat, të barabarta me një lagje të qytetit. Në investuam në Shqipërinë rurale 3.2 miliardë euro, shumë më tepër se në të gjitha investimet kombëtare për të ndryshuar jetën. Jeni dëshmitarë se nisëm financimin masiv të granteve për bujqësinë. Rrënjët e ullinjve nga 4.2 mln që vinin nga shekujt, arritën në 11 milionë. Ulliri u rivlerësua siç është, një mrekulli natyrore. Pastaj kaluam në arrorë. Në vitin 2012 ne vendosëm një ligj, votuam një ligj në të cilin përjashtonim nga taksat për 8 vite të gjitha investimet për turizmin malor. Ky është një nga ligjet e para që anuloi Edi Rama dhe krijoi investitorin strategjik për ti dhënë burrit të Olta Xhaçkës mijëra metra katrorë në breg dhe pa taksa. Ministra të padijshëm si këta sot, mund të kenë ekzistuar vetëm në diktaturë. Në parlament, një ditë zv/kryeministrja që është me karta bianka nga kryeministri për të gjitha vendimet, i thotë deputetes së Shkodrës e cila ngriti me të drejtë ndërprerjen e punimeve Vau i Dejës-Koman. I nisi Benet Beci dhe ja ndërprenë. Tani ky shkon kandidat për në Shkodër, si shkon ky qoftë. Çfarë thoshte Balluku në Kuvend, çfarë i tha deputetes së Shkodrës; Ajo rrugë nuk është destinacion turistik. Ka gjë më injorante se kjo, më të rëndë për një popull të ketë një ministre si ajo. Jo tha, ajo është rrugë energjetike. Po nuk ka destinacion turistik më përrallor, mahnitës se ai destinacion. Çfarë verbërie mendore. Liqeni i Komanit dhe Vaut të Dejës, përbëjnë ndofta fjordin më të bukur të dheut.

– A do të jetë viti 2023, viti i fitores së demokratëve dhe gjithë shqiptarëve?

Berisha: Viti 2023 do jetë viti i fitores së demokratëve, i fitores së shqiptarëve, viti i triumfit të vlerave në këtë vend dhe i fundit të këtij regjimi që bazohet në vjedhjen, krimin dhe drogën.

Ju e shihni se në çfarë situate e kanë katandisur vendin. Urrejtja popullore ndaj tyre është e pakufishme.

Përpjekja për të qëndruar me dhunë në pushtet, do dështojë. Unë kam bindjen më të madhe se flladi i lirisë, revolucioni demokratik, do përmbysë, do të arkivojë këtë regjim, që i kushtoi shqiptarëve pothuajse sa një diktaturë në disa aspekte.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale