Berisha: Po e çoni Parlamentin drejt katastrofës. Ju do të jepni hesap para qytetarëve për 22 milionë euro çarter, me 137 fluturime të kreut tuaj.

FJALA NË KUVEND E KREUT TË PD-së, SALI BERISHA

Të nderuar qytetarë dhe qytetare.


Ligji që diskutohet ka vetëm një qëllim, përqendrimin e vjedhjes me tenderat në duart e kryevjedhësit të vendit. Asnjë qëllim tjetër nuk ka ky ligj.


Zonja kryetare!


Ju po e çoni parlamentin në çdo aspekt drejt katastrofës, drejt konfliktit të pashmangshëm. Nëse këtu del kreu i juaj dhe në shkelje të çdo kodi, morali, etike, shpërthen me një fjalor të padenjë, ordineri, unë të garantoj se parlamenti do të ketë zhvillime dramatike, të paparashikueshme.


Ju e lejoni atë të shfryjë si ordiner, kundër deputetëve të opozitës. Unë e kuptoj se ai është brutal dhe i dhunshëm në krahun e tij, në mbledhjet e qeverisë, në takimet e ngushta, por këto të gjitha janë brenda familjes tuaj. Kur shtrihen në opozitë këto mund të bëhen shkak konfliktesh shumë serioze.


Prandaj nëse do të drejtosh këtë parlament, duhet ti japësh fund tolerancës ndaj një njeriu që përdor fjalorin më ordiner ndaj deputetëve dhe e shndërron këtë foltore në një tualet të gojës së tij.


Mos harroni se, fjalori është i njëjti për të gjithë dhe nga fondi i tij mund të marrë kush të dojë fjalë. Por kjo nuk është zgjidhja. Zgjidhja është ti mbyllësh gojën një ordineri që sapo vjen këtu, dhe sa vjen fillon e përdor fjalor ordineri kundër deputetëve të opozitës.


Zonja kryetare, ju po e çoni parlamentin drejt katastrofës. Unë deputet, ish-president, ish-kryeministër, prej disa javësh kam dorëzuar në parlament një ligj, me të cilin u hiqet e drejta e parashkrimit për vepra penale gjatë ushtrimit të detyrës, kryeministrave, ministrave dhe drejtuesve kryesorë të agjencive që kanë të bëjnë me fondet e pasuritë publike. Ju në mënyrë anti-kushtetuese, anti-ligjore e bllokoni ligjin duke shkelur çdo ligj, rregull e kushtetutë dhe nuk e sillni në parlament siç kërkon rregullorja.


Pse nuk e sillni në parlament ligjin, se ju e dini se me atë ligj të gjitha këto vjedhje që citohen këtu, për të gjitha këto vjedhje nuk do të ketë më parashkrim.


Nuk parashkruhet më vjedhja e 420 milionë eurove me firmën Edi Ramës. Nuk parashkruhet dot më kurrë, plaçkitja e pasurisë publike më të çmuar të shqiptarëve, Portit të Durrësit.


Nuk parashkruhet më kurrë ndërtimi i rrugëve me çmim 6-8 fish në çmim në krahasim me Bashkimin Europian.
Nuk parashkruhet dot më kurrë vjedhjen e tmerrshme me rrugën Qukës-Qafë Plloç, e cila nga 71 milionë euro që e kishte prokurimin fillestar, po shkon në 285 milionë.


Vidh e vidh nuk ka të sosur.


Nuk parashkruhen kurrë vjedhjet që bëni me vjedhjet e rrugëve, siç është ajo Lekaj-Fier, ku për rrugët anësore vidhni të paktën 5 milionë euro për kilometër. Nuk parashkruhen kurrë vjedhjet që bëni me zgjerimin e rrugës, Elbasan-Librazhd, ku për çdo kilometër vidhni të paktën 5 mln euro. Nuk parashkruhen kurrë vjedhjet me tenderat, të cilat sipas Kontrollit të Shtetit, 34.4 % e tenderave janë vetëm me një ofertues, atë që doni ju.


Po sipas KLSH-së, 65% e procedurave tenderuese i fiton oferta më e lartë. Çfarë do të thotë kjo të dashur qytetarë. Kjo do të thotë se ai që fiton dhe ndan paratë me këto zonjat e zotërinjtë, ai porositet të sjellë ofertën më të lartë, ose fiks aq sa është fondi maksimal limit, ose 1% poshtë këtij fondi.


A mund të imagjinojë kush se 65 % e tenderave janë në këtë kondicion. Çfarë ndodh mes fondit më të madh dhe fondit me të cilin mund të ndërtohet objekti. Ato para nëse objektit ndërtohet për 60 dhe fondi është 100, ai 40 ndahet mes jush dhe hajdutëve të tjerë. Pra të themi të vërtetën, pse ju nuk sillni ligjin për heqjen e parashkrimit për zyrtarët e lartë. Ka vetëm një shpjegim, vjedhje, vjedhje dhe vetëm vjedhje.
Unë ju garantoj se ai ligj do të bëhet problem i madh. Do apo s’do ti do të detyrohesh të zbatosh rregulloren e këtij parlamenti. Ligji do të vijë në parlament, atëherë hidheni poshtë me votën tuaj.

Ngrihuni dhe thoni se hajdutët do të falen, se vjedhjet e miliardave, mbi 8.2 miliardë do të falen.


Thojuni shqiptarëve se qeveritë ju kanë vjedhur dhe do ju vjedhin. T’i japim fund kësaj. A keni ju mëshirë për këto apo jo. Ju nuk e sillni dot ligjin, sepse ju do të jepni hesap para qytetarëve për 22 milionë euro çarter, me 137 fluturime të kreut tuaj. Duhet të jepni llogari para qytetarëve për qindra milionë të shpenzuara, do të ua sjell të gjitha një për një, me naftë, bileta avioni, ahengje e të tjera. I keni frikë këto, por ai ligj ju garantoj se do të vihet.


Ai është ligji më emergjent për Shqipërinë.


Përsa i përket ligjit për firmën digjitale, është thjeshtë transferim tek kryevjedhësi i shtetit, sepse nuk ngopet, do të ketë në dorë të gjitha tenderat. A e dini ju se sa milionë euro janë shpenzuar për mbrojtjen e sistemeve digjitale, 228 milionë tendera sekrete. Që të gjitha zero efekt sepse janë vjedhur me tendera sekretë.

REPLIKË

Tani, lidhur me Iranin. Ju tregoj unë historinë në lidhje me Iranin.

Bjeriu që ka bërë vizita secrete, sipas shërbimeve partnere të përsëritura, është Erjon Veliaj. Ke qenë ti me Erjon Velinë, apo jo, nuk kam asnjë të dhënë.

Erjon Veliaj ka shkuar në mënyrë të përsëritur në Iran, dhe kjo ka bërë shqetësim, për shërbimet partnered he të tjerë, së pari.

Ministri juaj i jashtëm ka qenë në Iran.

Së findi, për ta mbyllur këtë, se nuk më duhen këto, do të jap një këshillë.

Unë e kuptoj që fjala vjedhës ju rëndon. Mos vidhni që unë të mos e përdor më!

Kaq kam…

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale