/

Berisha: PS shpopulloi Kukësin sepse nuk e votuan. Do të vendosim rentën energjetike dhe do bisedojmë me Kosovën për një regjim të njëjtë tatimor

EKSTRAKT

Gjatë bashkëbisedimit me biznesin në Kukës, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është shprehur se Edi Rama sapo erdhi në pushtet vendosi të shpopullojë Kukësin, sepse ky qark nuk e votoi në vitin 2013.

‘Këtu u ndoq politika si të shpopullohet Kukësi. 20 mijë familje në vitin 2013, sapo erdhën në pushtet i hoqën nga ndihma ekonomike, nga ky qark. Nga Lekbibaj në Kala të Dodës, sepse nuk votuan PS. Dhe kjo krijoi largimin e parë masiv të banorëve nga qarku i Kukësit, sepse nuk kishin me çfarë të jetonin. Prandaj do të ketë një tjetër shpërndaje të ardhurash’, tha gjatë fjalës së tij, kryetari i PD-së, Sali Berisha.

Ndërkaq, kryetari i PD-së, Sali Berisha tha se qeverisja e re e PD-së do të zhvillojë bisedime me autoritet e Kosovës me qëllim që rrethet e këtij qarku, plus rrethet e Kosovës me këto rrethe të kenë të njëjtin regjim, vlerë të faturave tatimore.

‘Sikur me autoritet e Kosovës, do të vlerësojmë çdo lloj mundësie që këto rreth të këtij qarku, plus rrethet e Kosovës me këto rrethe të kenë të njëjtin regjim, vlerë të faturave tatimore’, tha kryetari i PD-së, Sali Berisha.

PYETJE-PËRGJIGJET

Pyetje: Jam një qytetar i Kukësit përfaqësoj biznesin e karburantit dhe jemi shumë këtu që përfaqësojmë këtë lloj biznesi dhe jemi një biznes që po luftojmë më falimentin. Jemi një biznes që jemi vetëpunësuar dhe jemi duke luftuar në maksimum që mos t ë mbyllen bizneset tona pra duke luftuar me një qeverisje ku vendi fqinj i joni, nuk ka taksa siç është Kosova. Nuk taksa aq shumë sa kemi ne dhe është një diferencë e madhe e çmimit të naftës. Pra ne paguajmë taksë rruge në 3 vende, në naftë, në taksat e makinave, dhe në trarin e vendosur. Pra jemi një vend që jemi drejt falimentit. Një vend si Kukësi me vlera kulturore, me burime natyrore të jashtëzakonshme një vend që kemi kandiduar për çmimin Nobel, një vend i pakrahasueshëm si kuksi, por që jemi lënë më harresë nga qeveria Rama.

Po ta vini re doktor, në vitet përpara që keni ardhur në Kukës keni pasur një mbështetje të paparë, sheshe, rrugë, gjithë të mbushura, por ku janë ata njerëz? Të gjithë kanë emigruar. Pse kanë emigruar? Nga qeverisja që është. Të gjithë janë lënë pa punë dhe në harresë dhe nuk kanë parë mundësi jetese në këtë vend, dhe janë detyruar të largohen. Kukësi është lënë në harresë dhe të gjithë bizneset po e vuajnë këtë vështirësi, ku jemi vetë punësuar dhe nuk po ja dalim dot nga taksat e larta dhe prandaj kërkojmë mbështetjen tuaj.

Sali Berisha: Një shpjegim dua të bëj, pse nafta ka këtë çmim. Sepse së pari qeveria si në asnjë vend tjetër të botës e takson naftën 1.1 euro. Por 1.1 euro nuk e takson askush në botë.

Së dyti qeveria bën direkt kontrabandë nafte. Nëse ju merrni konsumin e naftës në Shqipëri në vitin 2011, ka qenë 720 mijë ton. Sipas statistikave në atë kohë ka pasur vetëm gjysmën e automjeteve që kanë pasur sot. Kurse tani kurse tani zhdoganohen 40 ose 500 mijë ton sepse qeveria i fut kontrabandë. Ato anijet peshkarexhë që keni dëgjuar ju, ato i drejton e gjitha qeveria, nga Libia i fut kontrabandë në Shqipëri. Pra e njëjta gjë po ndodh sot me ndërtimin në Tiranë. Është katastrofë. Është krijuar një raport midis mafiozëve zyrtarëve mafioz dhe ndërtuesve sot çmimet e ndërtimit në Tiranë janë më të shtrenjtat në Europë, dhe tani Tirana po fut çmimet e referencës për ti rritë edhe me 56% më shumë çmimin. Kush e pëson? Qytetari, biznesi. Kush fiton? Qeveritarët mafioz, fitojnë trafikantët e drogës, që ata i përballojnë ata çmime sepse ata i kanë të groposur eurot, se as në banka nuk i mbajnë dot dhe blejnë kate, stër kate. Në këtë mënyrë ky raport dhe ky raport merr fund sigurisht qeveria nuk mund të mbajë 1.1 euro taksë për litrin e naftës, se nuk e ka kërkush këtë, por edhe nga na tjetër, ndërpritet në mënyrë përfundimtarë kontrabanda dhe rritet automatikisht zhdoganimi bie çmimi.

Pyetje: Ju përshëndes ju, dhe përshëndes doktor Berishën dhe e falënderoj për faktin që ka ardhë në këtë takim me biznesin i uroj suksese kandidatit. Si kryetar i Shoqatës në Kukës desha më ngritë paksa një problematikë të vogël. Duke ditë që në fakt problem kryesorë që kemi në Kukës është rrjedhja e popullsisë, dhe mungesa e potencialeve njerëzore që ne të zhvillojmë bizneset, unë besoj që kjo gjë duhet trajtuar edhe në pushtetin lokal, ndoshta edhe në prespektivën edhe nga pushteti qendror kur të jetë e mundur kjo gjë. Rrjedhja e popullsisë po e quaj në fakt, pasojë jo shkak, që të zgjidhim këtë problem, ne do të merremi me shkakun. Nëse njerëzit që po ikin kanë një arsye ne po na bëjnë të parehatshëm të qenit këtu. Ky paradoks që ne po na ndodh, në një ndër qarqet më të pasura të vendit që ne te ju afrojmë njerëzve jetesën më të keqe, është paradoksale. Diçka nuk funksionon këtu mirë. Një vështrim nuk ka nevojë shumë i thelluar dihet që ajo që nuk funksionon është kjo qeverisje që ne po na ndodh. Për shumë vite në qeveri dhe ne si qytetarë të qarkut të Kukësit flas qarku Kukës, Has, Tropojë dimë që kjo gjë ka ndodh me ne dhe është abuzuar. Me ne është abuzuar me pasurinë tonë dhe në gjithçka çfarë ka ky vend si resurs të vetin dhe për pasojë potenciali njerëzorë po largohet nga këtu sepse s’po e gjen veten këtu. po e gjen kudo tjetër, por këtu jo. Ndoshta kjo do të jetë zgjidhja më e mirë e mundshme, ose çelësi i suksesit për këtë vend që ne pikërisht të merremi me riaktivizimin në resurse. Po për këtë vend mos ti marrim resurset e këtij vendi dhe ti përcjellim diku tjetër, ose të jenë për dikë tjetër, por të jenë për banorët dhe për ata që i kanë këto vende. Pikërisht referuar kësaj, kemi pasur një kërkese para shumë viteve ne kemi kërkuar dy gjëra kryesore. Së pari ka qenë vlefshmëria me faturën me Kosovën ajo çfarë dëgjova nga Doktor Berisha mu duk diçka interesante dhe po insistoj në atë që po them. Ne kemi bërë një mikrostudim që kjo gjë do të ndikonte pozitivisht në të gjitha bizneset e Kukësit, jo thjesht në transfertën në doganë nga Morini në Kalimash sepse donin ti hiqnin të gjitha. Vlefshmëria e faturës tatimore defacto e heq doganën dhe mund të jetë si vizë, por ne nuk jemi të zot që ta heqim. Është fatkeqësi e jona. S’po mundemi ne si shoqëri që ta bëjmë atë punë, ama defacto vlefshmëria e faturës tatimore midis Shqipërisë dhe Kosovës e heq atë. Nuk mund të bëhet sot, sepse duhet pushtet qendror, por nëse drejtohet dhe punohet drejt kësaj, unë besoj që jemi në kohën e duhur. Dhe projekti i dytë që ka pasur shoqata jonë, ka qenë renta energjetike. Ne e kemi trajtuar me një ministudim para shumë vitesh në vitin 2017 dhe e nënkupton këtë gjë. Nëse ky komunitet ka ndërtuar të ardhmen e vet në breg të lumit, ne nuk mund të ja marrim gjithçka të tij, ta përdorim për të tjerët. Se nëse e marrim dhe e përdorim për të tjerët, duhet të ketë një qera. Ti japim diçka këtij komuniteti sepse e ka ndërtuar shtëpinë në breg të Drinit për shkak të këtij uji. Po të mos ishte ky ujë, nuk do të ishte ndërtuar qyteti i Kukësit nuk do të ekzistonte ky qytet, por do ishte atje ku ka qenë. Me këtë resurs që e ka ky vend duhet të ja njohim dhe nëse miratohet një ligj i tillë siç ne kemi rentën për mineralet, që është një ligj katastrofë, ne duhet të ke mi një ligj për rente energjetike e cila i favorizon banoret e këtij vendi, dhe në këtë mënyrë duke bërë diçka të tillë, banori i këtij vendi duhet të jetë përfitues kështu që ne do të zgjidhim edhe problemin që kemi me përmbytjet dhe te të ju heqim shkakun këtyre banorëve qe të ikin prej këtu. Pra nuk do të ketë shkak që këto do të ikin dhe nuk do të ndodhë kjo pasojë që, ky vend të shpopullohet siç po ndodh.

Sali Berisha: Faleminderit për problemet thelbësore që ngritët. Në bindjen time, kërkesa juaj për rentën hidrike të ujërave të përdorura në kaskadë është absolutisht legjitime dhe ju garantoj se do të jetë nga ligjet e para që do votojë nëser PD në pushtet. E thashë dhe njëherë. Po të marrësh kaskadën që i jep buxhetit qindra e qindra milionë euro, banorë të themi të vërtetën u ka krijuar fatkeqësi nga këtu deri në Shkodër. Shkodra përmbytet herë pas here, këtu janë mbytur shtëpi, katandi dhe çdo gjë dhe nuk kanë marrë asnjë qindarkë. Ndërkohë investimi i tyre e ka nxjerrë veten 7-8-10 herë, ndaj dhe ajo do të vihet, zbatohet. Është e domosdoshme jo vetëm këtu, por kudo ku janë dëmtuar nga digat, janë përmbytur banorët, do të marrin përqindjen e rentës. Kërkesa juaj është shumë  e drejtë.

Por kjo është vetëm një aspekt. Këtu u ndoq politika si të shpopullohet Kukësi. 20 mijë familje në vitin 2013, sapo erdhën në pushtet i hoqën nga ndihma ekonomike, nga ky qark. Nga Lekbibaj në Kala të Dodës, sepse nuk votuan PS. Dhe kjo krijoi largimin e parë masiv të banorëve nga qarku i Kukësit, sepse nuk kishin me çfarë të jetonin. Prandaj do të ketë një tjetër shpërndaje të ardhurash. Sikur me autoritet e Kosovës, do të vlerësojmë çdo lloj mundësie që këto rreth të këtij qarku, plus rrethet e Kosovës me këto rrethe të kenë të njëjtin regjim, vlerë të faturave tatimore.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale