/

Berisha: Rama e ka përdorur avionin për qëllime të dyshimta, bëri avokatinë e Putinit të vogël në Davos dhe mbrojti Rozetën e tij. Ky vend ka vetëm një zgjidhje dhe ajo zgjidhje është revolucioni!

FJALA E KREUT TË PD-së, SALI BERISHA NË KONFERENCËN ME GAZETARËT

Çështja kryesore është ajo e djegësave dhe organizatës kriminale të kryesuar nga Edi Rama për këtë aferë. Ju patë këto ditë se si të gjitha mbetjet, plehrat, dheu, inertetet në kundërshtim flagrant me kontratën nuk seleksionoheshin, në kundërshtim me betimin solemn të atij që nuk ka besë dhe moral, se atje po bëhej një mrekulli thoshte Edi Rama, e patë se aty vazhdonte praktika e 25 viteve më parë, groposja.

Pavarësisht nga një kontratë e cila përcaktonte gjithçka ndryshe. Në fakt aty nuk po groposeshin plehrat, por aty po groposej sistemi i drejtësisë dhe shteti ligjor. Në ata kamionë që shkarkonin plehrat në një gropë të vjetër, aty groposej dhe varrosej skapi i partisë dhe sistemi i drejtësisë në tërësi. Pse e them këtë? Sepse ndonëse prej 2 vitesh është deklaruar me dhjetëra herë se qytetarët e Tiranës, Krujës, Fushë Krujë, Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, po paguajnë për çdo ton pleh, pa llogaritur transportin në fushën  e Sharrës, kjo tarifë është e cila në kontratë parashikohet për djegie. Kurse për depozitim ka një tarifë 11 euro.

Prej 5 vitesh Edi Rama e Erion Veliaj, presion euro, flori aty. Vjedhin çdo ditë dhjetëra mijëra euro dhe në total, diferenca mes 11 dhe 29 që i bie 18 euro për çdo ton shkon e depozitohet në kontot ofshore të këtyre dy hajdutëve. Skapi i partisë është mbuluar nga plehrat e sipërmarrjes Rama-Veliaj, dhe nuk ka gjë më flagrante. Kjo vetëm e vetëm se kjo sipërmarrje është e Edi Ramës dhe Veliajt. Janë bërë 51 milionë euro pagesa nga qytetarët e Tiranës, për kontot ofshore të Erion Veliaj dhe Edi Ramës, ndërmarrjes së tyre, për plehra sikur digjen në një kohë që ato jo vetëm që nuk digjen, por as nuk seleksionohen siç u betua dhe rreh gjoksin, kryetari i organizatës kriminale të plehrave, Edi Rama nën betim para parlamentit shqiptar.

Nuk ka akt më flagrant se afera e inceneratorëve. Nuk ka akt më të turpshëm se qëndrimi i drejtësisë ndaj kësaj afere. Të mos harrojmë se akuzën e parë për ministrin Koka e ka për korrupsion, por nuk ka asnjë hetim për korrupsion. E përjashton. Skapi e ka të ndaluar të hetojë korrupsionin, ja ndalon partia, nuk mund të hetojë korrupsionin dhe e kaloi në shpërdorim detyre.

Lefter Koka është një ish-ministër. Pasi e nxorri në Greqi Alqi Bllakon, e ktheu sepse do të ishte një superskandal. Edhe njëherë, shqiptarët duhet të marrin në dorë fatin e tyre, drejtësia nuk ekziston. Afera e djegësve është afera më demonstrative e shtetit mafioz, e një shteti që nga kreu i ekzekutivit, tek OPGJ, ministri, kryetari i bashkisë, janë mafie dhe vetëm mafie.

Erion Veliaj që kalon çdo ditë para kamerave dhe ushtron një terror mbi mediat për të censuruar është një hajdut i papërmbajtur. Ka rritur me 80% taksën e plehrave për qytetarin e thjeshtë dhe 300% për biznesin, vetëm e vetëm që të vjedhë vetë në Sharrë.

Ka ardhur koha që këto konferenca të shkojmë e ti bëjmë te Bashkia e Tiranës, kryeministri dhe të paktën të personalizohen gjithçka siç është personale në këtë aferë.

Ju i patë. Dronët ja nxorën petët lakrorit. Dronët treguan se Edi Rama për xhepat e tij është i gatshëm të mashtrojë nën betim e stërbetim dhe çdo gjë.

Ai e harron se edhe atje në Davos ku është, karrigia e tij qëndron mbi plehun dhe mafian e plehut. Qytetarët dhe vetëm qytetarët do të mund ti japin përgjigjen e drejtë këtij problemi të pashembullt në çdo aspekt. Të kësaj vjedhje të organizuar nga qytetarët shqiptarë.

Lufta kundër korrupsionit shkon drejt shuarjes përfundimtare.

Unë kam denoncuar një presion të jashtëzakonshëm që mafia, Edi Rama., Olsi Rama, Artan Gaçe, Olta Xhaçka dhe Amant Josifi po bëjnë në Gjykatën Kushtetuese për të shpëtuar mandatin e një mafiozeje të pashoqe, siç është Olta Xhaçka.

Olta Xhaçka duke përdorur pushtetin,.

Olta Xhaçka, duke përdorur pushtetin, lidhjet e saj me klanin e Rama, lidhjet e kahershme, se janë vërsulur Olsi, Edi, Artani, Josifi për të mposhtur Gjykatën Kushtetuese.

Një akt që do përbënte një akt të vërtetë ndaj Kushtetutës dhe goditje mëshire për luftën kundër korrupsionit.

Çfarë thotë neni 70 i Kushtetutës: deputetët nuk mund të kryejnë asnjë aktivitet fitimprurës që buron nga pasuria e shtetit. Olta Xhaçka me burrin e vet, kanë fituar statusin 5 mln të investitorit strategjik.

Olta Xhaçka ka inkriminuar kunatën e saj amerikane si ortake në këtë aferë.

Olta Xhaçka me këto veprime e ka vendin në burg dhe vetëm në burg. Dhe tani kërkon të shpëtojë.

Gjykata Kushtetuese në këtë rast, ka kazusin më të qartë dhe pikërisht për përpjekjen që bën parlamenti për të shkelmuar Kushtetutën, ajo duhet t’i dalë zot Kushtetutës.

Të mendosh se të shpëtojë Olta, pse Edi Rama nuk lejoi të vinte në parlament kërkesa, nuk ka tallje më të madhe me qytetarët, nuk ka dëshmi më flagrante të implikimit direkt të Edi Ramës, por edhe atyre që mund të mendojnë se do gjykojnë në këtë mënyrë.

Ky nen është një nen i artë në Kushtetutën e Shqipërisë. Nëse bie ky nen, bie çdo gjë në luftën kundër korrupsionit në këtë vend dhe mbetet vetëm vrulli, urrejtja dhe guximi i qytetarëve ndaj këtyre kriminelëve.

Ç’po ndodh. Po në këtë fushë, skapi po groposet në Sharrë, atje po e mbulojmë skapin. Gjykata Kushtetuese, po bëhet një presion i jashtëzakonshëm edhe ajo po groposet.

Një mekanizëm i tretë që ka ngelur për luftën kundër korrupsionit janë komisionet hetimore parlamentare, të cilat Kushtetuta e Shqipërisë i njeh si e drejtë taksative.

Neni 77 thotë: Kuvendi ka të drejtë dhe me kërkesë të një ¼ të anëtarëve të tij, është i detyruar të ngrihet komisioni hetimor.

Çfarë ndodh me kërkesën e 36 deputetëve për hetimin e 137 udhëtimeve me çarter të Edi Ramës? Pse pengohet? Si mund të pengohet?

Nuk ka ndodhur dhe nuk mund të ndodhë kurrë. Edi Rama ka vendosur ta bllokojë komisionin.

Ky është një akt i pashembullt. Edi Rama ka tmerr nga hetimi i atyre udhëtimeve. Jo vetëm nga shuma përrallore që është shpenzuar nga taksapaguesit më të varfër. Por ka dyshime të forta për destinacionet dhe përdorimin e avionit.

Ka dyshime shumë të forta. Unë mund t’u them vetëm që importet nga Kolumbia janë rritur 60 herë dy vitet e fundit. A ka një paralelizëm me fluturimet e ‘Ismailit’? Asgjë nuk është e sigurt, por rumori zien se avioni është përdorur për qëllime të tjera.

Vetëm hetimi është rruga për transparencën e këtyre hetimeve. Nuk ka kryeministër në Europë, nuk ka. Presidenti i SHBA kishte bërë 70 fluturime në 4 apo 8 vite. Dhe kur u diskutua njëherë kjo çështje, tha kushton kaq ky fluturimi im. Edhe në vendin më të pasur të botës ka një llogari, kurse ‘Ismaili’ i Ramës rri më shumë në ajër se në tokë.

137 fluturime! Nuk ka ndodhur kurrë. Po të marrim të gjithë kryeministrat e Ballkanit bashkë, edhe atë të Greqisë, janë më pak se fluturimet e Edi Ramës. Çarter taksi me dhomë gjumi, luksoze. Kërkon të na bllokojë të dashur qytetarë. Janë vetëm qytetarët që mund të ngrihen në këtë situatë, përndryshe Shqipëria shkon drejt një denatyrimi social të plotë. Imagjinoni ju janë rritur importet me Kolumbinë 60 herë nga 2015 e deri sot. Çfarë bëhet kështu, e tëra është kokainë. Nuk kam të dhëna se ‘Ismaili’ ka fluturuar në Kolumbi, por ka fluturime dyshuese. Nuk është kusht të shkosh në destinacion, se ti nxjerrin në mes të rrugës. Ka probleme shumë serioze.

Hetimi është vendimtar për të përcaktuar çfarë ndodhi me 137 fluturime. Çfarë pësoi ky, çfarë bën ky njeri në ajër gjithë kohën. E bllokoi, populli do të thotë fjalën e vete. Nëse skapin e groposi në plehrat e Sharrës, Gjykatën Kushtetuese e paketon për aty, nëse komisionet parlamentare i ndalojmë, atëherë ky vend ka vetëm një zgjidhje dhe është revolucioni si të vetmen zgjidhje.

Së fundi Së fundmi, dënoj me ashpërsinë më të madhe, mbrojtjen që Edi Rama i bëri Putinit të vogël në Davos.

Parlamenti Europian, opinioni publik perëndimor është i revoltuar me qëndrimet e padronit të Edi Ramës ndaj sanksioneve ruse.

Natyrisht, dy pyetje e shoqëruan padronin e Ramës në çdo panel dhe sallë në Davos: A është Putini një kriminel lufte dhe pse Serbia nuk respekton sanksionet e vendosura nga BE?

Vuçiç faktoi se është një Putin i vogël. Pavarësisht nga barbaritë që ka kryer në Ukrainë, ai refuzoi të pranojë se Putini ka kryer krime lufte dhe është kriminel.

Sikundër justifikoi veten për sanksionet.

Por më i turpshëm është avokatia që i bëri Edi Rama padronit të tij. Çfarë tha Edi Rama në panel? Me aq sa e kuptoj unë botën, nuk po e zëvendësojnë burimin e pistë rus nga burime prej demokracive të pastra vibruese?

Domethënia e kësaj është kjo: se bllokimi i gazit rus nga Europa është një gabim, se u zëvendësua me gaz nga vende të tjera.

Së pari, tregtia është tregti dhe një vend në luftë, që vret, normalisht që izolohet.

Së dyti, ky bën avokatinë e Putinit. Pse? Ana më pozitive, më kryesore e këtij konflikti është se Gjermania federale është shkëputur përfundimisht nga gazi rus.

Gjermania sot nuk merr asnjë metër kub gaz rus. Rezerva e saj është 100 përqind nevojat e saj. Dhe ia la dopio gjashtën në dorë Rusisë. Këtë gaz e mori nga vende të tjera, por asnjë në luftë. E mori nga SHBA, Katari, nga vende afrikane, por jo nga agresorët.

Por Edi Rama qan hallin, shiko si e justifikon, me aq sa e kupton unë botën, ai në fakt kupton drogën, nuk po zëvendësojmë burimin e pistë rus, me disa burime të pastra nga demokraci vibruese. Është tregu pjesë dhe nuk do të nxitoja. Dmth këta po bëjnë tregti, por edhe Vuçiçi po bën tregti me Rusinë.

E kuptoni se çfarë avokatie po i bën edhe Putinit, se vërtetë e lanë burimin tënd, por po e marrin nga burime të pista përsëri. Kjo është një analizë e një vasali. Ia dhanë ta lexonte aty. Se ky nuk merr vesh nga gazi. E lexoi në Davos, duke nxirë imazhin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Për të mos thënë shprehjet që përdori në prani të kryeparlamentares së BE. Ku krahasoi një parlamentare të llojit të Alqi Bllakos, për të shfajësuar Rozetën, e cila i kishte në ruajtje ato para. Rozeta nuk ka marrë një qindarkë nga ato. Nëse Rozeta qenka kaq e aftë sa të hapë kasafortat atëherë ajo duhet të marrë një certifikatë ndërkombëtare për aftësitë e saj.

Pra, për t’u mbrojtur për Rozetën e tij në Davos, u fut te karma, pa e ditur se çfarë është karma. Pa e ditur, se nuk ka konceptin kauzë-efekt.

Mjafton të përdorë një shprehje për t’i bërë qejfin një kategorie të caktuar dhe për të mbrojtur Rozetën e tij.

Nuk shkoi për shqiptarët, shkoi për të folur për Rozetën e tij.

E imagjinoni vetë ju se çfarë ‘bruto figurë’ bëri. E morët vesh pyetjen që i bëri ish-drejtori i BBC, për shtetin digjital që përfundoi si flakë kashte. Irani, Irani tha. Por çfarë Irani tha ai, po qeveria shqiptare ka ndonjë përgjegjësi në këtë mes apo jo. Ja mbylli gojën, e turpëroi, nuk foli dot një fjalë, se mendoi se kishte të bënte me njerëz të painformuar, kur njerëzit aty ishin të informuar për çdo gjë. E dinin se ishin shpenzuar 200 milionë euro për asnjë punë, asnjë mbrojtje.

Tendera sekret të vjedhim sa të mundemi.

Unë këto kisha për të paraqitur sot, dhe jam i hapur për çdo pyetje.

PYETJE – PËRGJIGJE

Danjela Maloku, Report Tv: Z.Berisha, një ditë më parë duke folur nga emisioni i gazetarit Sokol Balla në Report Tv, ambasadorja amerikane Yuri Kim, teksa ka komentuar situatën brenda PD ka zgjedhur që të mos flasë më emra, por ka deklaruar se PD nuk duhet të lejojë që të zvarritet në të shkuarën dhe duhet të shohë drejt të ardhmes për t’u kthyer në alternativë qeverisëse. A e keni parë si një rast sipas jush z.Berisha, se nëse vijoni të drejtoni PD nuk do të jetë kjo forcë politike forcë qeverisëse?

Berisha: Në fakt, asgjë nuk i pengoi demokratët që të zgjedhin udhëheqjen e tyre. Asgjë nuk mashtroi dot demokratët. Asnjë kërcënim nga askush nuk i bindi ata që të tërhiqen nga rruga e rithemelimit të një opozite të vërtetë. Demokratët, e them me siguri të plotë, janë dhe mbeten njerëz të idealeve demokratike pro-perëndimore, pro-europiane, pro-amerikane. Por ata kurrë nuk mund të shantazhohen, aq më tepër nga formula që iu tregojnë barin nga formula staliniste të Enver Hoxhës. Jo! Aq më tepër nga persona diplomatë që kanë dëmutar shumë rëndë me qendrimet e tyre reputacionin e vendit të tyre te shqiptarët. Me këtë rast, demokratët dhe shqiptarët kanë kuptuar se Amerika është vendi i vlerave, parimeve dhe lirisë, por ka edhe ajo problemin e saj me mafien e George Soros-it, e cila nuk njeh parime, nuk njeh vlera dhe absolutisht as interesa amerikane.

Kjo mafie, siç është një rrezik i vërtetë për demokracinë shqiptare. Fatmirësisht sot, del gjithnjë e më e qartë se është një rrezik për demokracinë amerikane. Nuk kam ndërmend të komentoj më gjatë për një njeri, që ka dëmtuar me qëndrimet e saj, reputacionin e vendit të vet në Shqipëri. Dhe, për ta mbyllur, një njeri që u bë protagoniste kryesore e asaj që quhet ‘woke culture’. ‘Woke culture’ është kultura që neverisin më së shumti shqiptarët se çdo kulturë tjetër. Po pse e neverisin shqiptarët? Sepse kanë vuajtur prej saj më shumë se gjithë të tjerët. 45 vite kanë qenë falsifikim dhe mashtrim i historisë.

Kështu që shqiptarët e kapin në ajër, tendencën më të vogël të mashtrimit dhe falsifikimit. Mbyllni sytë dhe kujtoni se çfarë u bë në 100-vjetorin e marrëdhënieve mes vendeve tona, se si u përdor teknika e amputimit, nga protagonistja kryesore e ‘woke culture’, për t’i mbyllur ato në vitin 1991.

E morët vesh ju dokumentarin? E morët vesh. Fliste për 100 vjet, mbyllej në ’91-shin, po t’i zbrisni dhe 46 vite diktaturë, që nuk ka patur fare marrëdhënie, se në vitin 1991 u quajt rivendosje marrëdhëniesh, po të heqësh edhe nja 3-4 vite luftë, imagjinoni se ku i katandisi ‘ëoke culture’ marrëdhëniet shqiptaro-amerikane. Për të mos thënë më pas nxjerrjen si protagonist Taulant Begojaris, dhe Alket Hysenin, mafiozit të flakur vetë nga partia e tij. Por që fatmirësisht sekretari Pompei u informua dhe e fshiu takimin me ta.

Nuk kam asgjë personale, përkundrazi. Në rrafshin personal siç e shihni, unë dhe Pdsi forcë e vërtetë opozitare po shkon drejt fitores. Kjo është e vërteta. Nuk ka më asgjë që i ndalon shqiptarët.

Osman Stafa, News 24: Krahas denoncimeve që ju keni bërë ndaj qeverisë Rama, iu keni premtuar shqiptarëve revolucion ndërkohë edhe protesta të fuqishme në vjeshtë, po ashtu edhe në vazhdimësi. Ndërkohë që vjeshta iku, dhe dimri po kalon, e ndërkohë kryeminstri Rama vazhdon i qetë qeverisjen e tij në mandatin e tretë. Kur do të nisë revolucioni juaj z.Berisha kundër qeverisë Rama?

Berisha: Unë jam i sigurt që do të fillojë në një hark kohor të shkurtër. Pregatitjet po bëhen. Shqoëria shqiptare po zien. Përpjekja e tij anti-kushtetuese, anti-demokratike, duke mbajtur peng vendimin e gjykatës, duke mos lejuar regjistrimin e vendimit në regjistër është akti më armiqësor ndaj demokracisë shqiptare që mund të ketë ndodhur në ndonjë vend. E garantoj që jemi ta gatshëm më shumë se kurrë për t’i dhënë përgjigjen që meriton. Ne ekzistojmë në përputhje me ligjet. Ne kemi një vendim gjykate të cilin nuk mund ta ndalojë kush kurrë ta regjistrojë vendimin në regjistër përveç Edi Ramës, dhe kancelarit të tij, por ai është një njeri i verbër, zbayton urdhrin. Dhe këtu del lakuriq Edi Rama ai që është një bastard i xhelatëve të tij etër, të cilët dikur firmosnin për të ekzektuar, për të pushkatuar njerëz të pafajshëm. Sot ky mendon se mund të ekzektuojë pluralizmin. Kjo i shkohet drejt një beteje pa rikthim.

– Si kryetar i PD, a do të mbani ju përgjegjësi elektorale për zgjedhjet e 14 majit, apo në 15 maj do të zhvilloni atë që është bërë këtu në 30 vite që fajin e ka kundërshtari, më ka vjedhur zgjedhjet.

Berisha: Asnjë diskutim që do të mbaj përgjegjësi edhe kur i vjedh, edhe kur i vjedh kundërshtari, edhe kur nuk i vjedh kundërshtari. Për këtë të mos ketë kush dyshime. Kundërshtari po bën gjithçka për të vjedhur zgjedhjet. Po bëjmë gjithçka të evidentojmë me saktësi veprimet deomkratike, kriminale, antiligjore të tij. Unë  mund të them se i gjithë buxheti po shpërndahet vetëm për zgjedhjet. Unë mund të them se ka një bashki, kryetari i së cilës ka fituar 30 milionë euro tendera vetëm për të blerë votat. Fituan tendera në kundërshti me rregullat. Ne po ndjekim çdo gjë. Po ndjekim gjithçka, dhe natyrisht, ju e morët vesh vendimin. Grupi kriminal elektoral Edi Rama, Ulsi Manja, Pjerin Ndreu dhe të gjithë ata që ishin aty, ky deputeti Qefalia e të tjerë me rradhë, i shpëtoi burgut, asnjë hetim. Mbyllet dosja, ndërkohë që në ligje është parashikuar krim i rëndë. Këtu nuk funksionon asgjë, mbetet që revolucioni të thotë fjalën e vetë.

Almer Toska, Timoni.al: Z.Berisha ju deklaruat në një daljen tuaj dje që pollet e PS del dobët, ndërkohë që ne në terren po shohim të kundërtën ku ata po mobilizohen dhe po punësojnë sa më shumë demokratë apo faktorë demokratë. E shihni, dhe a është raportuar pranë jush një shqetësim i tillë që po punësohen jashtëzakonisht demokratët?

Berisha: Është e vërtetë kjo që ndodh që po punësojnë masivisht për vota, por nga tjetër unë kam besim se çdo shqiptar e ka të qartë se shitja e votës përbën një akt destabilizues për vendin. Nuk them se kanë firmosur për të shitur votën, por shitja e votës është një akt shumë i dënueshëm. Kam besim se domkratët nuk do të mashtrohen, por do të flasin në përputhje me idealet e tyre me votë.

Jonida Omeri, Fax News: Z.Berisha, Gjykata e Posaçme i ka kërkuar SPAK-ut të kryejë verifikime pasurore për ju dhe z.Meta, sa i përket kallëzimit të bërë nga avokati Idajet Beqiri për vjedhjen e Thesarit të Shtetit, keni një koment për këtë?

Berisha: Kam qenë dhe do të jem i hapur për çdo lloj hetimi mbi tokë. Nuk kam asnjë lloj komenti, përveçse asaj, fatmirësisht, jam i vetmi ndoshta që iu nënshtrova një hetimi intensiv ndërkombëtar nga agjencitë më të fuqishme të planetit dhe doli ajo që thashë. Edhe 100 vite s’do të gjejnë dot një fakt. Kjo është përgjigja ime.

Ilda Menga, Top Channel: Z.Berisha, ju folët për hetim dhe folët për hetim parlamentar për Ramën, dhe bëtë shumë mirë se transparenca nuk i bën dëm asnjë njeriu. Por unë doja të ndalesha te një tjetër hetim, në atë partiak që niset ndaj Lulzim Bashës. Ka kaluar 4 muaj dhe nuk kemi asnjë të dhënë nga auditi që kryet ndaj ish-kryetarit. A ka rezultuar nga ky audit i pastër Basha që s’po bëni të dhëna publike?

Berisha: Ju keni basolutisht të drejtë për një zgjatje të këtij procesi, dhe shumë shpejt do të përfundojë, por është zgjatur për disa arsye teknike që nuk ishin në dorë të PD. Kohëzgjatja është reale, dhe ju keni të drejtë.

– Pyetje: Sa i takon regjistrimit në zgjedhje, ju jeni bindur se do të regjistroheni me siglën tuaj, por gjykata ende nuk ka dhënë asnjë vendim për sa i përket vulës dhe logos. Nëse marrim skenarin që ekziston deri më sot që ju nuk e keni vulë ndhe logon, detyrimisht do të shkoni drejt një bashkëpunimi për të marrë mesa duke edhe mbështetjen edhe të aleatit tuaj për t’u regjistruar. Keni bërë një marrëveshje me Metën për sa u takon kandidatëve, do dilni me kandidatë të përbashkët. Po për këshillat bashkiakë po me të njëjtën formulë që ju të jeni në një listë të përbashkët, dhe nëse po, si do ta masni peshën e secilës forcë , nëse përfundoni të jeni në të njëjtën listë?

Berisha: Do të më falni por, do t’ju bëj një korrigjim thelbësor. Gjykata ka vendosur, për firmën, për vulën, për logon, për siglën, për të gjitha. Kjo është absolutisht e vërtetë. Pai ka shqyrtuar dokumentet e 11 dhjetorit  të vitit 2021. Statutin e miratuar në kuvëndin e rithemelimit. Vetë procedurën e mbledhjes së Kuvendit, dhe çdo gjë. Gjykata ka vendosur për ligjshmërinë e plotë të këtij dokumentacioni. Kërkoj që ju gazetarët ta keni, sepse ju komunikoni me publikun. Në çdo vend të botës, një parti politike që krijohet, dërgon në gjykatë dosjen me firmat, me statutin. Mbi bazën e përputhshmërisë dhe vërtetësisë së tyre, gjykata vendos.

Nuk ka kund, nuk mund të imagjinohet të pengohet regjistrimi në regjistër i atij vendimi. Pikërisht këtë bën Edi Rama. Nuk lejon. Ka urdhëruar kancelarin të mos rregjistrojë në rregjistër vendimin e gjykatës. Gjykata ka vendosur çdo gjë në përputhje me ligjin dhe në favor të dokumentacionit, sepse nqs bëhen ndryshime, forca politike është e detyruar që t’i paraqesë në gjykatë ndryshimet, pajtohen ao jo me ligjet e vendit, plus edhe procesverbalet.

Jemi në kushtet e mbajtjes peng të vendimit të gjykatës nga Edi Rama. Nuk pranojmë. Ne e kemi vendimin. Atëherë ne do të përballemi me Edi Ramën, nuk kemi punë me njeri.

Ne do futemi patjetër në zgjedhje, por do të jetë një betejë me Edi Ramën. Ne gjykata na ka njohur vulën, firmën, siglën, statutin, që të gjitha. Ne na ka njohur. Edi Rama mban eng zbatimin e këtij vendimi. Cilido tjetër ka të drejtën ligjore të shkojë në gjykatë, të çojë një dosje ku të faktojë pikat me rradhë, por jo të bëhet palë me këtë vendim. Nqs ju dy persona, shkoni në gjyq për një çështje, ai që nuk ishte në gjyq nuk mund të jetë kurrë palë, se më pas prishet çdo vendim. Çdokush tjetër ka të drejtë të hapë një proces tjetër. Të thotë që edhe unë kam, apo nuk kam një pjesë këtu, e me rradhë.

Kurse në këtë rast, Edi Rama ka kryer një akt të shëmtuar. Ka shpallur palë Lulzim Bashën. Një njeri që nuk ishte palë. Dhe kur ne kërkuam një muaj më parë, gjykata me shumë të drejtë tha jo, nuk jeni palë, s’keni punë. Edi Rama po mban peng vendimin e gjykatës. Në diktatura këto regjistrime bëhen në ministri. Dhe atëherë diktatori i thotë ministrit, mbaje njëherë, mos e rregjistro. Prit ta shohim, shtyje pak, lëre këtë, bëj atë. Po është diktaturë ajo.

Do jemi në një revolucion me Edi Ramën. Ne nuk mbajmë përgjegjësi, por ne jemi një forcë politike që e kemi transformuar Shqipërinë. Se ky hakmarrës, bastard i xhelatëve, i Kristaq Ramës, që ka vendosur varjen në litar të njerëzve të pafajshëm. Ai ka qenë intelektual, por negativiteti i tij, shpirti i tij i zi, nuk e ka penguar të firmosë për të varë. E kishtë në dorë t’i falnin jetën, se atë të drejtë e kishte presediumi. Nuk i fali jetën, por firmosi për kundërshtarët. Edi Rama për kundërshtarët bëri atë që nuk e bëri dot askush tjetër. Absolutisht do të përballemi. Unë kam besim që demokratët do të dinë t’i dalin zot pluralizmit. Do dinë t’i dalin zot forcës së tyre politike, të cilën me pengmarrje të vendimit të gjykatës ta pengojë për të hyrë në zgjedhje Edi Rama.

Nuk ka më ndryshime. Ato që kanë ndodhur më parë në shtëpinë e Lirisë, ishin para vendimit të gjykatës, nuk kishte një vendim gjykate në atë kohë. I kishin dërguar, por gjykata nuk ishte shprehur, sepse vendimi u mor më datë 25 mars, zgjedhjet ishin më datën 6 mars, ndaj edhe ne përdorëm atë manovër.

Zoti Berisha, përsa i takon cështjeve të zgjedhjeve të datës 14 maj, deri më datë 29 janar është afati i fundit ku duhet të dorëzohen në KQZ listat për emrat e anëtarëve të KZAZ-ve. Ju do të bëni një listë, do ta çoni me përfaqësuesin tuaj? Nëse KQZ ua rrëzon këtë listë, mund të themi se në shkurt nisni revolucionin?

Berisha: Padiskutim që ne do të dërgojmë në afatin e caktuar ligjor komisionerët. Për KQZ, dhe për çdo njeri tjetër në Shqipëri, përveç Edi Ramës, vendimi i gjykatës është i padiskutueshëm. Ne do i dërgojmë. A do të urdhërojë Edi Rama njëlloj si kancelarin, njëlloj si kryëtarin e KQZ, ajo është tjetër punë, nuk mund ta paragjykoj, unë uroj që të zbatojnë ligjin.

Andon Kello, MCN: Z.Berisha, nesër data shënon 21 janar. Besoj se ju e kujtoni ngjarjen e 12 viteve më parë, kur ju e keni parë me syrin e kryeministrit. Cili është roli dhe përgjegjsia e ish-minitrit tuaj të brendshëm Lulzim Basha, dhe si duhet të kishte vepruar ai?

Berisha: 21 janari është akt anti-kushtetues i Edi Ramës dhe grupit të tij. Ka një deklaratë të të kryesisë së radhës së OSBE së asaj kohe, në të cilën shprehen qartë intencionet për pushtet të atij puçi. 21 janari ka një zhvillim ku mbetën të vrarë 4 persona, të sjellur nga Edi Rama me qëllim për të rrëzuar Sali Berishën. Për të pushtuar Kryeministrinë, dhe u përdorën të gjitha mjetet e dhunës, përfshi armët e zjarrit dhe plumbat në dritaren e zyrës së kryeministrit që ai po punonte aty.

Është bërë një hetim i plotë. Kam qenë unë që kam kërkuar hetim ndërkombëtar për problemin, dhe i keni të gjitha në media. Kishte problematika, por jo nga unë. Asnjë vrasje dhe plagosje nuk është bërë nga policia. Ato janë bërë nga gardistë në zbatim të ligjit të tyre. Ligji i gardës ka përcaktimet e veta. Garda nuk funksionon me urdhër, por me ligj.

Për sa i përket Ministrit të Brendshëm, në këtë rast gjykoje se, Policia e Shtetit nga ajo ngjarje ka dalë e lavdëruar nga vëzhguesit ndërkombëtarë. Ministri nuk ishte as komandant garde, as drejtor i përgjithsëm i policisë. Nuk mund të them se ka patur një rol konkret në dijeninë time rrth zhvillimeve të asaj dite.

– 9 ditë më parë ndodhi një nga lëvizjet më të bujshme të drejtësisë për vitin 2023, arrëstimi i numrit 2 të Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj, i cili në fakt ju duket sikur e keni mbrojtur politikisht. Ju keni deklaruar se po kryeni verifikime. Në bazë të verifikimeve tuaja, cili ka qenë roli i ministres se financave?

Berisha: Bravo. Nuk e kam mbrojtur, dhe nuk e mbroj. Kam deklaruar dy variante. Jam marr me problemin më pas, dhe kam të dhëna mjaft të besueshme se ministrja ka qenë strumbullari. Kjo është e vërteta çfarë kam unë. Ka qenë shtytëse kryesore. Por vetëm një gjë. Kjo kërkon që të shihen dokumentet në kanë sigël, apo jo. Por, po të më pyesësh mua, a e vë ti dorën në zjarr se ajo ka qenë, unë e vë dorën në zjarr se ka qenë, por kjo nuk mjafton pa treguar firmën ose dëshminë e atij tjetrit që ajo ka nxitur. Ajo ka qenë e apasionuar pas atij problemi. Këto janë të dhënat që kam unë, dhe e ndjek problemin.

Eneda Shevroja, ABC News: Z.Berisha, kam një pyetje për sa i përket vulës. A i premtoni ju elektoratit se si do të të shkojë çështja e vulës, ju nuk do t’i largoheni zgjedhjeve. Pra, a do të jeni në zgjedhje në 14 maj?

Berisha: Ne kemi vulën, flamurin, siglën dhe flamurin dhe të gjitha në përputhje me ligjin. Ne do marrim pjesë në zgjedhje. Ne kemi bërë këtë vit përgatitjet më serioze në historinë tonë elektorale, dhe vazhdojmë me intensitet.

Imagjino tani: Kandidatët e shpellës së Edi Ramës me kandidatët tanë në Primare, çfarë epërsie morale kanë këta krahasuar me kandidatët e Rozetave të Edi Ramës? Mos e pyet.

Kjo e ka tmerruar Edi Ramën.

Imagjinoni ju Sakon e Durrësit me Igli Carën? Sako, e cila është thjesht një zyrtare në duart e mafies. Se aty po kërcet dajaku. Por unë jam që të shkojnë para ligjit ata. Kurse Igli Cara përfaqëson qytetarin e Durrësit, banorët e Durrësit me të gjithë problematikat që kanë. Le të vijë Erion Veliaj në një debat me Belind Këlliçin. Nuk vjen dot kurrë. Ka tmerr nga fytyra e vet ai. Sepse ai në çdo fjalë që do nxjerrë në atë debat, do kujtojë minierën e tij të floririt që po vjedh shqiptarët. Do kujtojë tenderat-kallp që i bën nëpërmjet bashkisë dhe do t’i fusë në xhep, do kujtojë mashtrimet që iu bën qytetarëve shqiptarë, se sot jam në Ndroq në një kohë kur është në Gjenovë, apo në Milano. Po kujtoj vjedhjet e tmerrshme që janë bërë me tërmetin. Ju bëj thirrje që të shkon dhe të vizitoni pak në Vqarr dhe aty përreth, banesat kotec që ka ndërtuar duke vjedhur 2/3 e fondeve për ato ndërtime. Nuk mund ta imagjinoni ju çfarë ka bërë ai. Le të dalë nëse ia mban në një debat me Belind Këlliçin. Të dalë, ta nxjerrë siç është. Nuk del dot.

Shkojmë në Elbasan. Çfarë përfaqëson ai Latja. Edhe ai si Sako, një marionetë në duart e klaneve mafioze. Krahasohet ai me Luçioano Boçin, një nga përfaqëuesit më brilantë të shpirtit dhe moralit të elbasanasve.

Prandaj në këto zgjedhje janë të tmerruar këta. Betejën e kanë humbur pa filluar

Pastaj në ia mbajtë, të vijë Edi Rama me mua në debat. Të dalë pak. T’i tregoj se sa i vlen lëkura dhe mendja atij. E ftoj, pavarësisht se nuk dua të ulem kurrë me të, por detyrimi ndaj qytetarëve më imponon. Pyeteni.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale