/

Berisha takim me degët 8 dhe 10: Fuqia e Ramës veproi edhe tek diplomatët, europarlamentarët. Ne jemi viktimat më kryesore të ‘RamaGate’!

FJALA E KREU TË PD-së, SALI BERISHA NË TAKIM ME DEGËT 8 DHE 10

Mirëmbrëma dhe përshëndetje të përzemërta. 

Ju përshëndes ju përzemërsisht, të gjithë anëtarët dhe anëtaret, simpatizantët e degëve tuaja të mbarë Tiranës dhe Shqipërisë. Ju falënderoj me shumë mirënjohje për punën që keni bërë dhe bëni, për suksesin e madh të protestës së 11 shkurtit, protestë e cila ka ngjallë shpresat e shqiptarëve kudo që janë, protestë e cila ka një interes të madh në mbarë botën. 

Afera Rama-McGonigal, është një aferë botërore, që ka tronditur në fushën e sigurisë, jo vetëm në marrëdhëniet bilaterale, por ka tronditur këtë fushë për SHBA-të, vendet e NATO, dhe vendet e lira në tërësi.

Aktin që ka bërë Edi Rama, mund ta ndërmirrte vetëm një fuqi armiqësore ndaj SHBA. Vetëm një vend armik mund ti lejonte vetes, ti korruptojë njeriun më të çmuar të kundërzbulimit, vendit me përgjegjësi më kryesore për sigurinë e botës. Pra në përmasa kjo tejkalon çdo lloj imagjinate për një vend partner, vend të lirë. 

Secili nga ju në rast se i shtroni pyetjen vetes dhe duhet të ja shtroni, si ka mundësi që ky njeri të ja lejojë vetes një akt të tillë. Ka vetëm një përgjigje, në keqësinë e tij, Edi Rama nuk njeh asnjë kufi. Nuk ka asnjë normë, asnjë virtyt. Njeriu që haptas deklaron se është i aftë të kryejë akte që kurrë njerëzit me moral normal nuk i kryejnë, do të thotë i lejon vetes çdo lloj akti në funksion të pushtetit të vet. Kjo përbën një fatkeqësi të madhe, të jashtëzakonshme, për një komb dhe shoqëri. 

Kur një kryeministër i lejon vetes çdo akt dhe veprim për të ruajtur karrigen e tij, ai nuk e dorëzon pushtetin në asnjë mënyrë. Ai njeh vetëm një gjuhë, gjuhën e forcës, gjuhën e frikës dhe ai përndryshe nuk ikën.

Në rast se këto ishte për trajtimin e problemit madhor në rrafsh ndërkombëtar, tragjike është se viktimat më direkte, më të dhimbshme të kësaj afere janë demokratët shqiptarë, janë opozitarët shqiptarë. Dhe kjo është e vërteta, sepse Edi Rama e përdori McGonigal për ti futur një thikë, e përdori si vrasës me pagesë kundra nesh. 

Por kë, jo një Duman, por një McGonigal që merr përsipër të hetojë lobistin me qëllimin e vetëm për të vendosur PD-në në xhep, dispozion të Edi Ramës. Ky është një krim makabër. Dhe a e realizoi këtë? E realizoi 100% sepse Edi Rama, se çfarë i tha McGonigal nga hetimi i tij nuk e di, por këtu hapi proces kundër Lulzim Bashës për larje parash, për të cilën Lulzim Basha dënohej të paktën 6 vite burg, dhe sot e kësaj dite nuk tregon ku i mori paratë. Dhe nëse nuk i tregon ku i ka marrë, i ka para të pista.    

Nëse unë ti kam marrë paratë, unë jam një njeri që kam përgjegjësi, për ju në radhë të parë dhe unë do ti them ku i kam marrë paratë se unë nuk mund ta mbajë. Dhe ky, pasi e çoi në prag të dënimit e bllokoi dosjen nuk e çoi në Gjykatë të Lartë, në kundërshtim me ligjin. E mori peng, para zgjedhjeve.

Ne jemi viktimat më kryesore të ‘RamaGate’. Kush, opozita, pluralizmi. Pas këtij akti, duhej akti tjetër, që opozita të mos ekzistonte, veç si fasadë. Të shpallej ‘non grata’ Sali Berisha dhe pastaj të gjitha zgjidheshin. 

Edi Rama ky kriminel i vërtetë që funksion në mënyrë absolute si bos i një organizate kriminale, askush tjetër. Si mund të marrë kryeministri i një vendi anëtar të NATO-s të marrë përsipër shefin e kundëzbulimit të FBI-së. Që në momentin e parë të një dobësie, ti njofton autoritetet e vendit mik dhe u thua që ky është i kalbur. Por ky i duhej të komplotonte për ne. 

Pra ishte shpallja ‘non grata’ duke menduar se tani e nisëm drejt errësirës dhe këtë dhe me PD, bëjmë ç’të duam. Kjo është një nga shkaqet e vrasjes masive të shpresës në Shqipëri. 

Shqiptarët po kalojnë La Manshin. I them këtu ambasadorit Alastair-King Smith, korrupsioni yt me qeverinë është një nga shkaqet e dramës që zhvillohet në La Mansh dhe ftoj aktivitete britanike ta vijnë ta studiojnë këtu. 

Si ka mundësi, një pjesë e shoqërisë që persekutohet, një pjesë e shoqërisë që mezi siguron jetesën, një pjesë e shoqërisë që përpiqet të qëndrojë për idealet demokratike dhe mbrohet me çdo çmim një qeveri gansterësh, hajdutësh, kriminelësh që dalin në regjistra edhe vrasës, trafikantë etj. Si ka mundësi kjo. Janë këto parimet e vendeve të lira? Jo nuk janë. Nuk ka vende të lira që i lejon këto.

Janë parime të mafiozëve të këtyre vendeve. Mirëpo këto i ka paguar partia, i ka paguar opozita në Shqipëri. E paimagjinueshme të vërsulen ndaj popullit opozitar që në fund të fundit, në çdo vend, është pushteti moral. Leksioni shqiptar është unik dhe duhet të bëjë krenarë çdo demokrat e demokrate që qëndroi dhe u ngrit. Por pse u ngrit, u ngrit për idealet që kanë këta njerëz, që keni ju, sepse ju mund të vazhdonit në atë kënetën që po na zhysnin, por këtë nuk e pranuat ju.

Qeveria e shndërroi Shqipërinë në Kolumbinë e Europës, demokratët duhet të hanin bar. Por pse kjo? Korrupsioni sepse McGonigal nuk është fenomen i izoluar. Ajo fuqi korruptive e Edi Ramës, nuk veproi vetëm tek McGonigal, por veproi tek diplomatët, europarlamentarët, zyrtarë të tjerë, që i merr së bashku me përfaqësues të Sinaloas dhe i fut në zyrë. 

Pra, ja pse në çdo aspekt kjo protestë dhe ky revolucion është jetik dhe vendimtar për Shqipërinë. Ne duhet të ngrihemi më të gjithë forcën tonë. Pasi dështuan me etapën e dytë, skenarin e dytë, nuk e parashikonin, u kthyen tek i treti.

Duan të na përjashtojnë nga zgjedhjet. Duan që të na bëjnë të paqenë. Duan që ne të na shndërrojnë në anonimat, megjithëse ne e kemi vendimin e gjykatës i cili në vend që të jepej brenda 3 javësh, u dha brenda 3 muajsh, por u dha. Se nuk kishte, si të mos jepej.

Imagjinoni pak, çdo njëri prej jush dhe çdo shqiptar, kemi ndjekur çdo germë dhe frymë ligji, kemi ndjekur çdo germë dhe frymë të Kushtetutës, kemi ndjekur çdo germë dhe frymë të statutit. Për McGonigalët kjo nuk ka asnjë vlerë. Vlerë ka se kush duhet të jetë kreu i PD-së, që ata duan.

Dhe tani që u plasi bomba me Edi Ramën, prap nuk heqin dorë. Ne jemi në një moment historik, të paprecedentë. Por jemi në një moment ku secili prej jush, çdo demokrat e demokrate, mund të përmbushë një mision jetik për shpëtimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. 

Çfarë ndodh nga viti 2014 e deri më sot. 937 mijë shqiptarë janë larguar drejt vendeve të BE-së. Është shifra e tre ditëve më parë e Eurostat. Si mund të shkatërrohet një komb ndryshe, ku 33%, 10 %  më shumë se një gjeneratë zhduket nga faqja e dheut. Po pse zhduket, sepse Edi Rama vjedh ditë e natë. Edi Rama burgosi vetëm për faturat e dritave, 22 mijë. Pa kujtoni pak deklaratat e McGonigalëve, lavdërime dhe vetëm lavdërime. A nuk përbëjnë ato një krim ndaj shqiptarëve, që të gjitha mbi bazë korrupsionin. 

Ju më keni dëgjuar mua, ndonjëherë edhe me çudi, që Xhorxh Soros është armik i egër i qenies tonë. Por Xhorxh Soros ka qenë mbështetësi kryesor i këtij regjimi. Ju tregoj vetëm një rast. I shkuan me raport shërbimet tona, paraardhësit të kësaj zonjës, për kë thoni ju? Për Saimir Tahirin. I thanë ja ku janë dokumentet. Çfarë tha ai, jo që i tha se nuk janë gjë, po e po, por kur erdhi dosja nga Itali, kur erdhi mandati për arrestimin, u tha, shqiptarët janë të mësuar me gjyqet komuniste. Dhe e mori e çoi në Shtëpinë e Bardhë, trafikantin e çoi në Shtëpinë e Bardhë.

Denonconim ne nga mëngjesi në darkë, me Habilajt, stërhabilajt, me minat që i vendoste vetë, por ai kishte mbrojtjen e Xhorxh Sorosi. Sepse ai është lorigjia e drogës. U ndala në këto për të theksuar se ne kemi një mijë motive për të protestuar fuqishëm në datën 11 dhe për të vazhduar revolucionin deri në fitore. 

Nuk ka forcë në botë që të mund të na pengojë ne pa rikthyer votën e lirë, jo kurrë. 

Po ta ndiqni parlamentin ju, po të lexoni rregulloren. Gangsterë, rrugeqër, njerëz pa asnjë normë morale, mund të sillen, siç sillen ata me parlamentin. Ju nuk mund ta imagjinoni se aty, rregullorja  e parlamentit është kushtetutë, ai institucion prodhon ligje. 

Ka vendosur aty një njeri që me tenderin e parë që bëri, doli vila anash dhe u bë me vilë, dhe që urdhëron me sjelljet më të përçudnura, më poshtëruese ndaj parlamentit. Bëjnë gjithçka që ne të ikim nga parlamenti, por ne nuk ikim nga parlamenti. Ja garantoj atë, se nuk do të na nxjerrë në këtë betejë, nuk jemi ata që ikim ne.

Ka shndërruar parlamentin në një turp që  nuk ka ekzistuar kurrë, që nga 31 marsi i vitit 1991 e deri këtë vit. Deputetët aty nuk janë deputet, ne aty nuk jemi deputet. Ata përcaktojnë aty rregulla që nuk ekzistojnë askund, ata nuk respektojnë as një nen të parlamentit. 

Çfarë është Taulant Balla. Është njeriu në komandë aty direkt. Taulant Balla është njeriu i cili në rininë e tij është marrë intensivisht me trafik prostitucioni. Është kapur në flagrancë, duke nxjerrë në konsulloren në Bukuresht, pasaporta për moldavet. Kjo është e vërteta. Por Fatos Nano, Fatos Nano është, i shkuan dhe letrat dhe në vend që ti tregonte vendin, e mori këshilltar. E shihni ju këtë njeri që i del emri me Dumanin, stërdumani, Gentian Sharrën, me Begon etj., ky njeri e komandon sallën e parlamentit. Urdhëro ku jemi. 

Ky njeri komandon skapin. E keni çdo 3 ditë në lokale me nga 3-4 prokurorë të skap. Ky është parlamenti. Parlamenti do të funksionojë dhe ne aty do të qëndrojmë me të gjithë forcën tonë, se parlamenti është i juaji, është i qytetarëve, është i shqiptarëve dhe jo i atyre banditëve që e shndërrojnë në atë mënyrë. 

Por parlamenti ka nevojë për praninë e qytetarëve. Kështu që do bëheni gati, në çdo rast parlamenti do të funksionojë brenda dhe jashtë. Këta duan ta shuajnë parlamentin, por nuk mund ta shuajnë këta. Parlamenti është trashëgimni kombëtare, është shtyllë. Këto janë, kjo është situata. Ndaj dhe dua të marrim çdo masë. 

Opozitë do të sakrificë. Mision do të thotë sakrificë dhe unë kam besim të plotë se i madh dhe i vogël, çfarë jemi popull opozitar do të ngrihemi dhe një betejë e cila do të japë fitore të sigurtë të ju rikthejë shqiptarëve, atë drejtë që kanë të gjithë popujt e tjerë të Ballkanit; të votojnë, të votojnë të lirë. 

I patë aktivistët, terroristë. Jo ata, por aplikacioni i terrorizmit digjital. Që të mbash një aplikacion të tillë në mediat sociale është akt i terrorizmit digjital. Edhe njëherë i bëj thirrje Zuckembergut, i bëj thirrje Elon Musk, të bllokojnë këtë aplikacion të shkëpusin çdo lidhje. Është aplikacion talibanesk, që terrorizon një ushtri të tërë punonjësish. Por ai tregoi se me dhjetëra e dhjetëra gjykatës të partisë, dhjetëra e dhjetëra prokurorë të partisë, nuk kanë punë me drejtësinë, por kanë punë me drejtësinë. 

Ai tregoi se çfarë ishte vetingu. Vetingu ishte një seleksiono partiak. Sot do të më shkruante një prokuror, më thoshte; kam dy vite që kam dalë nga prokuroria sepse në vitin 2019, PS-ja bëri listat e të gjithë gjykatësve dhe prokurorëve që duhej të largoheshin nga çdo rreth dhe unë isha në Vlorë. PS e Vlorës çoi listën se këta gjykatës dhe prokurorë, dhe çfarë bënë. Na futën pa radhë fare në veting dhe na nxorën siç hymë, jashtë drejtësisë. Absolutisht vetingu i Xhorxh Sorosit. 

Vetingu është një nga aktet më të mëdha korruptive ndërkombëtare. Këtë deklaratë e bëri dy vjet më parë edhe Lulzim Basha, por pas dy vitesh, pasi e futi nën sqetull, për faqen e tij të zezë shkoi dhe votoi zgjatjen e kohës. Një nga aktet e para që bëri PD pasi hyri në zgjedhje, ishte të votonte zgjatjen e vetingut. Por nuk e zgjasja kurrë atë, kurrë. 

Ndaj dhe të gjitha këto kanë një mesazh për ne. Duhet ti dalim zot Shqipërisë. Duhet ti dalim zot me të gjithë guximin tonë, duhet të shpëtojmë vendin. 

E ka shtyrë tre vite regjistrimin sepse e di që ky regjistrim, nga ky regjistrim del një Shqipëri tjetër. As Çubrilloviçi nuk ka bërë këto kurrë në doktrinën e tij të gjitha këto që ka që përshkruar Edi Rama. 

Të shpëtojmë Shqipërinë, të shpëtojmë pluralizmin. Kurrë. Edi Rama do të marrë atë që meriton. Ai kërkon me çdo kush ta bëjë Shqipërinë një vend të mallkuar për shqiptarët, ne duhet ta bëjmë Edi Ramën, një shqiptar të mallkuar për Shqipërinë. 

Ndaj dhe këto dy ditë që kanë mbetur, pavarësisht nga kushtet klimaterike, pavarësisht nga rrethanat, të bëjmë gjithçka për protestën më të fuqishme që ka njohur Tirana dhe Shqipëria në vite dhe dekada.

Ju garantoj se këtë mesazh, këtë protestë presin me padurim shqiptarët në të katër anët e botës kudo që janë, por këtë protestë dhe këtë mesazh presin miqtë e vërtetë të lirisë së shqiptarëve në Europë, SHBA, dhe kudo në botë.

Faleminderit!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale