KUVENDI KOMBËTAR/ FJALIMI I ANËTARIT TË ‘BRAIN GAIN’ DHE EKSELENCA NË PD, DANIEL NIKOLLA

Kryetar i Partise Demokratike, n/kryetare, drejtues te LDGSH, FRPD, miq te djathte,

Te dashur pjesmarres ne salle dhe ju qe e ndiqni kete kuvend historik nga mediume te tjera. Une quhem Daniel Nikolla dhe jam nje nga shume te rinj Shqiptar ne Britani te Madhe.

Ju flas te rinjve Shqiptar ne Shqiperi dhe kudo ku ka diaspore Shqiptare.
Ju dhe une, jemi zhvendosur. Shume prej nesh per tu zhvilluar ne nje shtet tjeter dhe per ti kthyer vendit kontributin qe meriton POR shumica derrmuese sepse nuk sheh te ardhme ne Shqiperi.
Ne, kemi shkelqyer ne vendet ku ikim. E shume shpesh ndalojme te mendojme: PERSE nuk mund te bejme te njejten gje ne Shqiperi?

Kemi ikur adoleshente ose ne te njezetat, dhe pa mbajtur akoma veten tone – jemi bere pjese e kontigjentit qe ka shnderruar remitancat ne nje nga kontribuesit me te medha te Prodhimit te B B. Por vetem kaq.
Sa prej jush e mbajne lidhjen shume te forte me Shqiperine dhe mezi presin qe te perfaqesojne vendin ne evente komunitare, biznesi, politike etj?
Sa prej jush e keni menduar qe te njejtin sukses qe keni ne Perendim, nuk ja u vlereson qeveria Shqiptare dhe eko-sistemi qe ka krijuar, kur nderkohe vleresohen dhe financohen – femijet, kushurinjte, miqte e afert?
Sa prej jush dergoni para ne Shqiperi, por kur vjen puna qe te degjoheni me ane te votes, ideve, takimeve boshe neper ambasada etj, kjo nuk ndodh?
Ne dekaden e fundit, jemi shtyre larg Shqiperise dhe ka pasur pak apo aspak koshience kombetare nga Qeveria per mbajtjen e lidhjes me rinine dhe qytetaret. Asnje program real, te ideuar, implementuar dhe me nje raport ROI apo trashegimi rezultatesh ne implementimin e trurit ne Shqiperi.
Ne dekaden e fundit, jemi etiketuar si problemi me kryesor qe buxheti Shtetit nuk perballoka dot rritjen e ekonomise, pensioneve, investimeve e me gjere.
Ne dekaden e fundit ka patur, ne gjykimin tim, perpjekje titanike per te vendosur trurin Shqiptar ne Shqiperi kunder trurit dhe talentit ne Diaspore.
Ka ardhur koha qe te kemi nje program mbarekombetar per krijimin e nje lidhjeje te ngushte me studentet, profesionistet dhe ekspertet Shqiptar ne Diaspore. Jo per ju, jo per ne, por per Shqiperine.
Ka ardhur koha qe ashtu sic ka bere me pare, PD, me ardhjen ne qeverisje, te rikthej/krijoj nje program te mirefillte per inkurajimin e kthimit te talenteve, start-ups, bizneseve, dhe rritjen e kontributit.
Ka ardhur koha qe deputete e ministra Shqiptar te mos vijne ne diaspore vetem per te na thene qe qenkemi ambasadoret me te mire te vendit, apo per te trokitur gota. Por te shpalosin nje plan te madh me objektiva afat shkurter e afat gjate se si ne do kemi mundesi qe ne bashkepunim me koleget tane ne Shqiperi te japim kontribut te prekshem dhe real.

PRANDAJ, do ti beja nje thirrje vellazerore, cdo te riu Shqiptar ne Shqiperi, ne Britani te Madhe dhe Diasporen e gjere, qe ka lene Shqiperine ne 12 muajt e fundit apo ne 10 vitet e fundit.
BASHKOHUNI nen forcen me te madhe demokratike dhe aktualisht forcen opozitare me te madhe ne Shqiperi.
JU FTOJ qe se bashku te japim kontributin tone me ide, organizime ne vendet ku jetoni, me rritjen e ndergjegjesimit tek deputete nderkombetare per situaten ne Shqiperi.
PD eshte e hapur per cdo te ri qe ka nje ide, fushate apo dhe me tej.

LE TE NDIHMOJME se bashku krijimin e programit me te mire qe nje Parti Politike ka krijuar ndonjehere, duke sjellur absolutisht nje fryme te re dhe kthimin e PD ne pushtet.

Prandaj ju ftoj qe te me kontaktoni mua, FRPD, anetaret e Brain Gain apo kedo tjeter, qe ekipi jone te kete alternativen me te mire per Shqiperine e te ardhmes.

Zoti e Bekofte Shqiperine
Zoti e Bekofte te Djathten Shqiptare
Zoti e Bekofte Partine Demokratike te Shqipërisë
Faleminderit

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale