/

Mohimi i të drejtave të opozitës në parlament – Komisioni Europian dhe Parlamenti Europian po ndjekin me vëmendje krizën parlamentare e kushtetuese në Shqipëri

Në datat 5-7 dhjetor, deputetja e Partisë Demokratike njëherazi zëvëndëspresidente e Forumit të Grave të PPE ka zhvilluar disa takime në Komisionin Europian, Parlamentin Europian si dhe Parlamentin Flamand në Bruksel
Komisioni Europian po ndjek me vëmendje situatën e krijuar nga mohimi i të drejtave të opozitës në parlament.
Vëmendjen ndaj Shqipërisë, Komisioneri për zgjerimin Olivér Várhelyi ia shprehu deputetes Albana Vokshi gjatë një takimi në Bruksel, i cili u përqendrua në krizën parlamentare dhe në krizën e demokracisë për shkak të blerjes masive të zgjedhjeve. 

Komisioneri për zgjerimin Olivér Várhelyi

Si përfaqësuese e opozitës, zonja Vokshi i shprehu Komisionerit shqetësimin për përkeqësimin e të drejtave të deputetëve të PD dhe të opozitës në Shqipëri. Ajo e njohu Komisionerin Varhely me kërkesat e opozitës për t’u lejuar që të ushtrojë  të drejtat e saj kushtetuese për kontrollin parlamentar, përmes instrumentave që Kushtetuta parashikon, mes të cilave edhe kërkesat për komisione hetimore, pengesat për komisionin e reformes zgjedhore.
“Maxhoranca ka refuzuar pothuajse të gjitha kërkesat e opozitës në mënyrë që të kryejë rolin e saj kontrollues. Në 2 vjet qeveria ka refuzuar 8 komisione hetimore dhe çdo herë që voton kundër, nxjerr nga një justifikim të ri për të mos lejuar hetimin e akteve të saj korruptive. Kërkesat tona janë formuluar njësoj si me atë të komisionit hetimor për incineratorët, të cilin qeveria e lejoi të ngrihej pas presionit të partnerëve ndërkombëtarë. Në këtë mënyrë, kryeministri Edi Rama synon që të mos lejojë zbardhjen e aferave dhe transparencën për abuzimet dhe korrupsionin.”- theksoi Albana Vokshi. 
Zonja Vokshi i shprehu komisionerit për zgjerimin vendosmërinë e opozitës për të mbrojtur të drejat e saj kushtetuese dhe për të mos  lejuar qeverinë të emërojë opozitën. Duke falenderuar Komisionin Europian për qendrimin realist të mbajtur në progres raportin e fundit, Albana Vokshi i kërkoi Komisionierit për Zgjerimin t’i qendrojë afër Shqipërisë për të mos lejuar rrëshqitjen e mëtejshme të vendit drejt një regjimi autoritar, si dhe për të ushtruar presion ndaj maxhorancës për të respektuar të drejtat kushtetuese të opozitës në parlament si dhe një reformë zgjedhore bazuar në raportin e fundit të OSBE /ODIHR për zgjedhjet lokale si dhe Raportin e Progresit 2023 për Shqipërinë.
Zonja Vokshi pati disa takime në Parlamentin Europian me Eurodeputeten kroate Sunčana Glavak, eurodeputetin italian Salvatore De Meo, po ashtu edhe në Parlamentin Flamand me deputetët Arnout Coel dhe Karl Vanlouwe, me të cilët ndau të njëjtat shqetësime për situatën alarmante të të drejtave të opozitës në Shqipëri, krizën parlamentare dhe kushtetuese si dhe kërkoi mbështetje që faktori ndërkombëtar të kthejë sytë nga Shqipëria për të mbrojtur demokracinë dhe pluralizmin.

Eurodeputetja Sunčana Glavak (Kroaci)

Eurodeputeti Salvatore De Meo (Itali)

Deputeti i Parlamentit Flamand Arnout Coel,

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale