Kryesia

Kryesia e PD është institucioni që mban rolin ekzekutiv në Partinë Demokratike. Procesi i zgjedhjes së Kryesisë së re të PD shënoi një standard të ri për demokracinë brenda partisë, ku numërimi i votave u bë në mënyrë transparente para kamerave.

Kryesia e PDSH-së ndjek dhe siguron zbatimin e vendimeve të marra nga Kuvendi dhe Këshilli Kombëtar. Kryesia vendos për të gjitha çështjet që nuk janë e drejtë ekskluzive sipas këtij statuti e Kuvendit Kombëtar dhe Këshillit Kombëtar, si dhe miraton marrëveshjet politike.

Veçanërisht, ajo ushtron këto përgjegjësi:

a) emëron Sekretarin Politik të PDSH-së;
b) miraton kandidatët për Kryetar të Degëve të PDSH-së;
c) i propozon Këshillit Kombëtar listën përfundimtare të kandidaturave elektorale, sipas parashikimeve të këtij Statuti;
ç) ka të drejtë të vendosë për thirrjen e Kuvendit për zgjedhje të reja të Degës së Partisë dhe caktimin e organeve drejtuese të përkohshëm të degës në përputhje me këtë Statut;
d) miraton strukturën organike të PDSH-së dhe atë të pagave;
dh) ndërhyn dhe mund të refuzojë kandidaturat e përzgjedhura nga organet vendore të Partisë që janë bërë në kundërshtim me kriteret dhe rregullat statutore;
e) vendos ngritjen e komisioneve të përhershme dhe të përkohëshme ose departamenteve, sipas nevojave të PDSH

Më poshtë mund të njiheni me trupin drejtues të PD:

Ex-officio:

Sekretar i Përgjithshëm

Flamur Noka

Diplomuar në degën ‘Mjekësi’ dhe Specializuar si mjek Onkolog pranë Qendrës Spitalore Universitare Tiranë.

Nënkryetar

Luçiano Boçi

Nënkryetar

Oerd Bylykbashi

Kryetari i Këshillit Kombëtar

Edi Paloka

I diplomuar si ‘Inxhinier Gjeofizik’ në Universitetin e Tiranës .

Kryetare e LDG

Albana Vokshi

Diplomuar në Master ‘Administrim Publik’, ‘Menaxhimi i Politikave Publike Ekonomike’ në
Columbia University, SHBA, dhe ‘Inxhinieri’ në Universitetin e Tiranës.

Kryetar i FRPD

Besart Xhaferri

Ka kryer studimet universitare “Economics and Political Sciences”, në “London School of Economics”.

Anëtarët e Zgjedhur:

Agron Shehaj

I diplomuar në Master ‘Ekonomi’ në Università degli Studi di Firenze.

Aldo Bumçi

Arben Ristani

Bardh Spahia

Belind Këlliçi

Diplomuar me “Nderimet më të Larta” për Shkenca Manaxheriale në Coppin State University, në Maryland të SHBA. Ka drejtuar Forumin Rinor të PD midis viteve 2015-2022. Deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe Kandidat në Primare për Bashkinë Tiranë.

Edith Harxhi

Eleina Qirici

Ka përfunduar studimet universitare  ‘Administrim biznesi, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Në vitin 2009 merr gradën shkencore:”Doktor i shkencave në Marketing”,  Universiteti i Tiranës dhe në 2012 merr titullin Prof as dr.

Fatbardha Kadiu

Diplomuar në Shkenca Ekonomike në Universitetin “Ege”, Izmir. Vazhdoi studimet pasuniversitare në SHBA,  Universitetin “Georgetown”, në Washington mbi “Planifikimin Strategik”, dhe në vitin 2007 për “Menaxhim Financiar të Institucioneve Publike” në Universitetin Kentucky, Martin School of Public Administration.Në vitin 2013 ka marrë gradën “Doktor” në Shkencat Ekonomike dhe në vitin 2016 fiton titullin “Profesor i Asociuar”

Floriana Garo

Ka përfunduar studimet e larta në degën ‘Marrdhënie Ndërkombëtare’ në City College of New York. Personalitet shumë i njohur në fushën e medias, autore dhe drejtuese e emisioneve televizive.

Florion Mima

Genc Deromemaj

Diplomuar si ‘Inxhinier Hidroteknik’ në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, Universiteti Politeknik Tiranë dhe në vitin 2009 diplomohet në Nivelit të Parë në Drejtësi në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti Kristal Tiranë;

Gent Strazimiri

Grigels Muçollari

Grigelsi ka kryer studimet për ekonomi në Fakultetin e Ekonomisë në UT. E ka nisur aktivizimin politik me Forumin Rinor, dhe përmes votës është zgjedhur dhe promovuar në disa detyra e përgjegjësi. Si anëtar i Këshillit Kombëtar, Sekretar i Përgjithshëm i FRPD, si anëtar i Komisionit të Rithemelimit më 11 dhjetor 2021, organ që drejtoi partinë deri në zgjedhjen e Kryetarit. Grigelsi është sipërmarrës në fushën e marketingut dhe botimeve prej vitit 2013. Eshtë i martuar dhe ka dy fëmijë.

Ina Zhupa

Jozefina Topalli

Keltis Kruja

Luan Baçi

Mimoza Hajdarmataj

Sorina Koti

Sekretariatet:

Organizimi dhe Burimet Njerëzore

Ervin Minarolli

Diplomuar si ‘Inxhinier Mekanik’ në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, Universiteti i Tiranës dhe në vitin 2009 pajiset me Certifikatë Master për Menaxhim Projektesh nga Universiteti “George Washington”, SHBA.

Ligjet & Çështjet Zgjedhore

Ivi Kaso

Marrëdhëniet me Jashtë

Enri Ceno

Organizatat Partnere

Megi Balliu

Transporti, lufta kundër korrupsionit dhe pronat

Ledina Mandia

Studimet e larta i ka përfunduar në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.Në vitin 2005 merr titullin ‘Master në Drejtësi’  në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë Mban titullin e Doktorit të Shkencave në Drejtësi nga Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, Departamenti i të Drejtës Civile.

Të drejtat e njeriut

Bislim Ahmetaj

Integrimi Europian

Edmond Spaho

Marrëdhëniet me Publikun

Jola Hysaj

Të Përndjekurit Politikë

Lorenc Luka

Emigracioni & Diaspora

Indrit Hoxha

Pushteti Vendor

Ylli Asllani