/

“Tik-tak po ju vjen fundi”, Noka nga Komisioni i Etikës dhe Votimit: Jeni regjim i kalbur, ora e revolucionit po vjen

Flamur Noka: Prej kaq vitesh. Keni 9 vite që Edi Rama kërkon t’i heqë zërin opozitës. Edi Rama është njeriu i vetëm në 32 vite demokraci që është intimidues i pareshtur, përsëritës, seancë pas seance, javë pas jave, muaj pas muaji dhe vit pas viti i opozitës.

Pra, është intimidues, shantazhues, ofendues. Kur Edi Rama përdorte fjalë fyese ndaj opozitës, ju duartrokisnit.Zonjë, ka mundësi? Ti më ke thirr për ato që më ke thirr ti, unë kam ardhur për ato që di unë. Nqs ju mendoni se unë do vij të flas, se jeni bërë si Lindita. Sa kënaqesh kur them si Lindita.

E dini ku kam qënë unë aty? Ja shikojeni:

Flamur Noka shfaq videon:

Ky ka qenë parlamenti, ishit ju. Ju keni poshtë me bilbila, duke protestuar. Ky ishte parlamenti. As ju përjashtonte, as ju shpallte kush armiq. Dëgjoje, ja ku e ke videon. Ishe dhe ti aty. Nuk të ka shpallur kurrë kush armik. As të ka përjashtuar, as të ka fyer, as të ka ofenduar demokracia. Që të mësoni ju.

Se sot po mundoheni të tregoni demokraci, demokraci. Jo. Kjo që po aplikoni ju sot e di çfarë është apo jo? Monizëm. Luftë për të asgjësuar opozitën, për të zhdukur PD.

Edhe me megafon jeni brenda në sallë. Është opozita, është PS. Gramoz Ruçi Sekretari i Përgjithshëm është në krye. Ja ku e ke me video. Me zë dhe me figurë. E ke për të kërkuar të drejtën e fjalës dhe të drejtat e tyre.

Çfarë po kërkojmë ne? Ne thjesht po kërkojmë të trajtohemi si opozitë e vendit. Thjesht po kërkojmë të na jepet fjala, dhe asgjë më shumë. Dhe jo sapo të na jepet fjala, të na ndërpritet. Dhe ju jeni deputete, si edhe unë në këtë parlament. Ju keni ndjek dhe keni qenë aty gjithë kohën, dhe sa herë që merret fjala ndërpritet për 30 sekonda.

Zonjë, unë jam deputet i Kuvendit. Unë jam i zgjedhur nga qytetarët e këtij vendi. Banorët që më kanë votuar mua, kanë votuar që unë të flas. Në rast se ju vazhdoni t’i mbyllni gojën opozitës duke e shpallur armike, pasi tentuan nëpërmjet McGonigal për ta zhdukur dhe likujduar atë.

Tani po vazhdoni të na përzini edhe nga parlamenti, të na mbyllni gojën dhe të na përjashtoni përsëri nga parlamenti. Ne kemi një detyrë zonjë dhe ajo është që të përçojmë zërin e qytetarëve, zërin e opozitës. Të mbrojmë demokracinë dhe fjalën e lirë. Se demokraci pa fjalë të lirë nuk ka. Liri pa fjalë të lirë nuk ka, kjo është skllavëri.

Kështu ju kkomandon dhe shefi juaj me telefon, mendon se do të vërë kundër opozitën dhe do të zhdukë fjalën e lirë. Ne do ta mbrojmë fjalën e lirë dhe opozitarizmin me çdo kusht dhe me çdo çmim.

Në rast se ju mendoni se kur bllokohet fjala, unë nuk paskam të drejtën t’i fryj një bilbili për t’i dhënë alarmin se në këtë parlament fjala e lirë ka vdekur, këtë e keni gabim. Ju gjykoni me frymë dhe mentalitet monist zonjë.

Belind Këlliçi: Të lutem vetëm një pyetje kam. Këtë videon ka mundësi ta shikoj edhe unë, se është provë? Po sekretariati mund të ma edhe japë mua? Ta di se kur i kam bërë këto vepra këto akte? Meqë na keni thirruar na i tregoni tani.

Flamur Noka: Unë doja që kolegët e tu të thonin që Flamur Noka ka thyer nenin kaq e kaq të rregullores. Sali Berisha ka thyer nenin kaq e kaq të rregullores në këtë seancë. Nuk ma lexove, thjesht ti dhe një pretencë politike. Këta shpalle na armiq nga monizmi se ka urdhëruar Sulltan Surreli dhe nuk the asgjë tjetër.

Belind Këlliçi: Znj. Bushka të them vetëm diçka unë se kjo është e përsëritur. Edhe para dy javësh unë jam përjashtuar po njësoj në një senacë ku nuk kam folur. Më kanë përjashtuar për dhjetë ditë. Herën e parë e lashë. Nuk u mora me këtë çështje.

Arsyeja pse vij sot është se ndodh e përsëritur brenda një muaji. Brenda një muaji përjashtohem për herë të dytë, pa folur në seancë, pa bërë asgjë. E vetmja gjë që kam bërë është që kam hyrë live në facebook. Dhe këtë nuk ka asnjë kod rregulloreje që të ma mohojë, dhe nuk kam shkelur asnjë kod etike.

Ju ftoj që të ma përmendi edhe njëherë kë kam fyer, kë kam sharë, kë kam shantazhuar, kë kam cënuar, çfarë kam bërë në seancë? Ta di dhe unë se nuk kam folur. Nuk e di sesi mund të përjashtohem.

Mund të më thoni se çfarë është sjellja jo parlamentare? Si mund të bllokohet foltorja kur nuk je as aty prezent? Ku e bllokuam foltoren se nuk kemi fol? Nuk kemi folur fare. Kam kërkuar të flas dhe s’më keni dhënë të drejtën e fjalës, edhe më ndëshkoni. Në seancë që ikën dritat foltorja nuk funksiononte se ju i kishit hequr zërin, a e patë?

Flamur Noka: Kam vetëm një kërkesë. Në fund të vendimit shkruajeni në emër të popullit se është e vetmja gjë që ju ka mbetur pa shkruar. Shko në familje dhe thuaji që po i shërben me devotshmëri atyre që kanë persekutuar familjen tënde.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale